Astrologjia dhe shëndeti

0
179

ShendetiDega e astrologjisë, e cila merret me ndikim e trupave qiellorë në shëndetin tonë, quhet astromjekësi (astomedicinë). Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak. Kështu, dashi është ekuivalenti i kokës, demi i qafës, binjakët të krahëve dhe pjesës së epërme të gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjëresha të pjesës së mesit të trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshëve, bricjapi i gjunjëve, ujori i pjesëve të nëngjurit, ndërsa peshqit janë ekuivalentë të shputës së këmbës. Secilës shenjë duhet t’i jepet domethënia e planetit zotërues, sepse planetët i drejtojnë pjesët e caktuara të trupit dhe organet e tij. Mirëpo, që ta krijojmë një pamje mbi shëndetin e ndonjë personi nuk na mjafton vetëm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Në bazë të orës së lindjes duhet të bëhet karta precize natale, pastaj të analizohet në tërësi horoskopi, duke u dhënë përparësi pjesëve të horoskopit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore.

Planetët dhe trupi i njeriut: Secilit planet i përket një pjesë e caktuar e trupit

Në astrologji secila shenjë zodiakale udhëheq pothuajse të njëjtat pjesë të trupit sikundër edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi – Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja – Venera; binjakët dhe virgjëresha – Merkuri; shigjetari – Jupiteri; bricjapi – Saturni; ujori – Urani; peshqit – Neptuni, gaforrja – Hëna, Luani – Dielli), ndaj gjatë analizës së shëndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetët.

Prandaj ky regjistër i planetëve dhe i pjesëve të trupit, që u përgjigjen atyre, mund të zbatohet edhe në shenjat e Zodiakut.

Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;

Hëna: syri, psikika, limfa, gjinjtë, gjëndrat qumështore, mitra, lëngjet e trupit;

Mërkuri: sistemi nervor, veshët, mushkëritë, sistemi i frymëmarrjes, krahët, duart, bërrylat, gishtat;

Venera: goja, faqet, fyti, lëkura, veshkat, vezoret;

Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrët, rruazat e kuqe të gjakut, organet seksuale;

Jupiteri: mëlçia, arteriet, gjëndrat;

Saturni: eshtrat, thonjtë, dhëmbët, flokët, gjunjët;

Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;

Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha të gjakut;

Plutoni: sistemi reprodukues, gjëndrat, hipofiza, gjenet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency