Parandalimi i kancerit të gjirit, shkenca pranë zbulimit të vaksinës

0
153

 

VaksinaShkenca ka bërë një hap të madh drejt zhvillimit të vaksinës parandaluese ndaj llojit më të rrezikshëm të kancerit të gjirit. Cleveland Clinic Innovations ka kontaktuar një kompani të re, Shield Biotech, për të zhvilluar një vaksinë të bazuar në kërkimet laboratoriket të kësaj klinike. Ky kërkim ka treguar se një vaksinë e dizajnuar për parandalim të kancerit trefisho-negativ (triple-negative breast cancer) mund të funksionojë si për të parandaluar ashtu edhe për të trajtuar këtë sëmundje.  Kjo vaksinë pritet të provojë të programojmë imunitetin që të mbrohet nga kanceri gjirit dhe kancer tjerë, në mënyrë të ngjashme me atë të funksionimit të vaksinave të fëmijëve për t’i mbrojtur kundër poliomelit dhe rubeolës.

Mburojë kundër tumoreve

Qëllimi përfundimtar është ti dhurohet femrave mbrojtje apo mburojë kundër zhvillimit të kancerit të gjirit me anë të stimulimeve të shënjestruar të sistemit të imunitetit. Rasti më i mirë i parandalimit të tumorit është duke ofruar imunitet preventiv, i cili e e dallon që në fazën e parë dhe e vret para se të rritet e të zhvillohet. Hulumtimet më të hershme kanë dhënë shenja mjaft premtuese. Të dhënat tregojnë se mbrojta imunitare kundër kancerit të gjirit mund të ofrohet me anë të vaksinimit kundër proteinave të cilat nuk shprehen në indet e gjirit në mplakje, ndërsa shprehen në kancerin trefisho-negativ të gjirit (Triple-negative Breast Cancer). Vaksinimi nuk ndërpriste vetëm rritjen e tumoreve para-ekzistues – por parandalonte edhe formimin e tumoreve të rinj.

Por pyetja që i bën kuriozë të gjithë është se për sa kohë do të mund ta kemi në dorë këtë vaksinë…

Sipas komente në media të firmës që po merret me studimin e efekteve të saj pritet që të kalojnë deri në 10 vite kohë para se vaksina të jetë e gatshme për të gjitha gratë e interesuara. Në fillim kërkohen dy vite për të përfunduar studimet para-klinike për të marr leje nga FDA (Food and Drug Administration) për të testuar këtë bar. Shield Biotech më pas do të iniciojë prova klinike në dy faza për të përcaktuar dozën dhe sigurinë, e kjo do rreth tre vite për ta përfunduar. Vaksina më pas do të testohet në dy grupe: gratë me kancer gjiri trefisho-negativ të cilat janë shëruar me anë të kujdesit standard dhe gra të shëndetshme pa kancer me rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit që kanë vendosur të ndërhyjnë mastektomi bilaterale për të ulur rrezikun. Nëse këto prova tregojnë se vaksina nxit dhe shton imunitetin dhe është e sigurt, Faza II dhe III e avancuar më pas do na tregoj se sa efektive është vaksina. Zhvillimi i një vaksine që do të jetë në dispozicion për të gjitha gratë për të parandaluar kancerin e gjirit do marrë mjaft kohë, por nëse gjithçka shkon mirë, sëmundja vdekjeprurëse më e rrezikshme tek femrat, do të jetë një histori e së shkuarës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency