Baloteli gjuan penallti çdo ditë

0
138

 

mario-balotelliPas humbjes se penalltisë, Baloteli është tashmë i vendosur që të mos i ndodhë e njëjta gjë. Me sa duket, Mario nuk e ka kapërdirë gabimin e bërë nga pika e penalltisë kundër Reinës dhe është rikthyer i motivuar në stërvitje. Këtë sekret e zbulon futbollisti holandez i Milanit, Emanuelson.

“Mario ndihet shumë mirë, i fokusuar plotësisht te goditja e penalltive. Pas stërvitjes ai i detyron portierët që të qëndrojnë edhe pak me të në fushë, duke i gjuajtur secilit nga 10-15 penallti, nga të cilat në dy ditët e fundit nuk ka gabuar asnjë. Ky është një sinjal i mirë, sepse me sa duket po e rimerr veten shpejt, pas ndeshjes nervoze me Napolin. Pastaj, edhe ne po e presim me padurim rikthimin e tij në fushë. Fundja është lideri ynë, një sulmues i klasit botëror që e kanë zili të gjithë”, – ka thënë ish-lojtari i Ajaksit kur është pyetur për sulmuesin italian.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency