‘87-‘92 Ditari i historianit austriak: Si më tmerroi Shqipëria juaj!

0
210

Historia KaserNë botimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare “Shqipëri – Austri”, reflektim historiografik dhe kujtimet e një historiani austriak

 

Pjesë nga ditari i historianit austriak, Karl Kaser. Në moshën 33-vjeçare ai vjen për herë të parë në Shqipëri, viti 1987, duke shfrytëzuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Austrisë, me kuriozitetin e një të majti për të parë socializmin “e vërtetë” në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në vendin tonë dhe udhëtimeve të mëpasme, në fillim të ‘90-ës, Karl Kaser nuk u beson syve, siç shprehet, të shikonte një amplifikim kaq tmerrues të socializmit në Shqipëri. Ai ka konsideruar në ditarin e tij një udhëtimin dhe socializmin shqiptar një makth të vërtetë, ndërsa shihte dhe shkruante varfërinë e skajshme dhe mënyrën shqiptare të të jetuarit gjatë komunizmit.

  

Karl Kaser  (Universiteti i Vjenës)

Në moshën 33-vjeçare, në bazë të një marrëveshjeje zyrtare mes Shqipërisë dhe Austrisë, unë vizitova për herë të parë Shqipërinë në nëntor 1987. Deri në 1998, u riktheva në këtë vend pothuajse çdo vit, më së shumti dy deri në katër javë çdo herë. Pas kësaj, vizitat e mia kanë qenë më sporadike. Yshtja fillestare për vizitat e mia të para ishte të familjarizohesha me një vend të cilin e kisha njohur vetëm nëpërmjet librave dhe nga transmetimet televizive të ndeshjeve të futbollit, ku mund të shihej stadiumi “Qemal Stafa” dhe mali i Dajtit në sfond.

Si një historian i Evropës Juglindore, qëllimi zyrtar i vizitës sime në 1987 dhe në vitet që pasuan ishte studimi i kulturës historike dhe asaj bashkëkohore të Shqipërisë. Më duhet të pranoj se ekziston edhe një motiv i tretë: aventura. Të vizitosh një vend të mbyllur jashtë rrugës zyrtare të Albturizmit përbënte një sfidë të veçantë, meqë asnjë nga kolegët e mi nuk ishte i interesuar për këtë vend misterioz që pretendonte të ishte i vetmi vend socialist dhe i pari vend ateist në botë.

Si historian, e kam shumë të qartë që kujtimet mundet fare mirë të mashtrojnë. Kujtimet e mia patjetër që nuk bëjnë përjashtim. Kujtimet e mia ndikohen nga jeta ime e së tashmes dhe nga pozita ime sociale, si dhe nga zhvillimet e shumta që ndodhin ndërkohë. Sidoqoftë, kujtimet e mia mbështeten në dokumente të shkruara. Këto përbëhen nga ditari im personal, të cilin e fillova gjatë vizitave të mia të para, si dhe nga dy artikuj që kam publikuar ose bashkëpublikuar në 1990 dhe 1991 në “Austrian Journal”. Përveç këtyre janë dhe dy libra, të cilët unë i redaktova në bashkëpunim pas udhëtimeve të gjata të punës ne rajonin e Abatit në Shqipërinë e Veriut dhe në rajonin e Fterrës në Shqipërinë e Jugut në 1998.

Kujtimet e mia duhet te lexohen, se pari, nepermjet kendveshtrimit tim si nje historian “objektiv”, por kjo, se dyti, nuk do te thote se une nuk kam bindjet e mia politike.

Dua te rrefej se kam qene pjese e kampit te majte ne Austri qysh ne fillimet e mendimit tim politik dhe e gjeta me ne fund veten ne kete drejtim si pjese e Partise se Gjelber, anetar i se ciles kam qene per shume vite. Kam qene gjithmone armik i socializmit te vertete, por edhe i demokracise sociale. Socializmi i vertete ishte çnjerezor; demokracia sociale u vinte teper per shtat partive borgjeze, te pakten ky qe perfundimi i mendimit tim politik ne ato vite. Ne fazen e pare te pervojes sime ne Shqiperi, kisha shpresa te medha per prakticitetin e nje rruge te trete mes socializmit te vertete dhe demokracise social te vertete. Me duhet ta pranoj se nuk qe veçse nje iluzion; edhe Shqiperia me zhgenjeu.

Pavaresisht shenimeve qe kam mbajtur, perafersisht gjate periudhes 1987-‘92, ndihem i paafte te ofroj nje pershkrim koherent te vrojtimeve te mia gjate ketyre viteve. Ndaj, vetem sa do te citoj nga ditari ne fjale dhe nga artikujt e siperpermendur. Duhet permendur se po le jashte pjese qe kane te bejne me persona akoma gjalle ose edhe kane vdekur, porse kane te aferm, te cilet mund te irritohen nga vrojtimet e mia. Duhet permendur gjithashtu se tekstet origjinale jane shkruar ne gjermanisht dhe jane perkthyer ne anglisht.

 

12 nentor 1987: Kontakti im i pare me token shqiptare ne aeroport. Aeroporti eshte i lezetshem; miq dhe te aferm po presin udhetaret ne cep te pistes. U prita nga nje perfaqesues i Akademise se Shkencave te Shqiperise, nje shofer dhe nje “Fiat” ngjyre blu. Pershtypja ime e pare rruges per ne Tirane: nje vend shume, shume i varfer dhe nje popull shume, shume i varfer; mjetet kryesore te transportit jane kuajt dhe qete. iMe vendosin ne geton e Hotel Tirana. Getoja e dyte per te huajt eshte Hotel Dajit. Dua te futem ne nje kafene publike, por njerezit me bejne te ditur se nuk jam i mirepritur. I gjithe qyteti eshte nje zone kembesoresh; makinat pothuajse nuk ekzistojne, dhe ka vetem semafore. Shetis pergjate kryeqytetit te Shqiperise, qe zor se ka ndonje ngjasi

nje metropol. Meqe kam ardhur nga Austria, kam ndjesine se kam zbritur ne tjeter planet. Duket se dikush me ka kthyer mbas ne kohe me te pakten gjysme shekulli. Fillon e kupton nje gje te tille tek pamja dhe veshjet e popullsise. Moda nuk ekziston. Veshjet i perkasin nje tjeter epoke, po ashtu dhe modelet e flokeve. Askush nuk te bie ne sy. Deri tani nuk me ka zene syri ndonje femer qe do ta quaja terheqese. Çapitem rrugeve; njerezit nderrojne drejtim perballe meje, por mi ngulin syte sikur te kem ardhur nga tjeter planet. Ndihem i palumtur. Me e keqja eshte se nuk mund te flas dot me njerez te thjeshte, vetem me zyrtare dhe kolege nga Akademia. Me vone zbulova se ata qe flasin me te huajt mund te denohen deri ne shtate vite burgim. Situate e pashprese! Sidoqofte, gjerat nuk jane kaq bardh-e-zi. Momenti kulminant ne kete drejtim jane tre vajza te reja ne rruget e Tiranes, studente pa dyshim, te cilat me kalojne prane. Njera prej tyre me hedh syte, “Si jeni?” me flet ne anglisht. Ato qeshin dhe ja mbathin me vrap.

13 nentor 1987: Pershtypja ime me dramatike per diten e sotme ishte te vrojtoja menyren e te ngrenit te klienteve shqiptare ne Hotel Tirana. Uou! Thikat jane komplet te panevojshme! Garnitura sherbehet e prere ne copa te vogla dhe mund te perpihet thjesht me pirun. Te perpihen eshte shprehja e duhur! Po keshtu, thikat nuk jane te nevojshme as per konsumimin e mishit. Shqiptaret i ngulin pirunin biftekut dhe i fusin nje kafshate gjithe copes se mishit. Ne fakt, kjo eshte metoda me delikate. Per metoden me pak delikate, piruni gjithashtu nuk nevojitet. E marrin berxollen me doren e djathte dhe e gllaberojne kafshate pas kafshate. S’po u besoj syve!

Sherbimi ne hotel eshte disi i cuditshem, sidomos ne mengjes. Kamarieret kane zhvilluar nje menyre specifike per te shmangur klientet. Nje dite, ata me injoruan per me shume se gjysme ore. Me fund, mora iniciativen dhe shkova ne kuzhine per pak gjalpe dhe djathe. Kjo po qe i preku ne seder. Ata filluan te me sherbejne.

Takoj nje inxhinier kalian telefonash ne lobin e hotelit, i cili gjithashtu po qendron ne Hotel Tirana. Ai flet vetem italisht dhe italishtja ime le per te deshiruar. Ai eshte pergjegjes per permiresimin e linjes telefonike Tirane-Shkoder. E ka zene deshperimi. Çdo dite me tregon histori te reja mbi morabn e punes te kolegeve te tij shqiptare. Per disipline nuk behet fjale, madje edhe ne momentet me kyce te punes ata i fusin nje pushim me kafe dhe konjak. Gjate orarit te punes, ata e kane zakon te braktisin vendet e punes dhe te shkojne per te bere pazar ose gjera te tjera personale. Inxhinieri italian ka krijuar nje forme specifike sarkazme per t’i mbijetuar situates.

15 nentor 1987: Vizite ne Kruje. Pershtypje te tmerrshme: femije te piset kembezbathur dhe me te shkurtra; barinj delesh dhe burra te veshur me rroba te vjetra, pantallona dhe xhaketa te ngrena si mosmekeq, ulur mbi bordurat e ndyra te rruges, gra te mbuluara; per me teper, kepucet jane te paimagjinueshme. Ne njeren ane, shtysa e pare eshte t’i fotografoj; ne anen tjeter, me peshtiroset kjo ide: trajtimi i varferise si kuriozitet. Per me teper, perballe shoqeruesit tim te ri, i cili eshte akoma nje komunist bindur, nuk dua te sillem si nje kapitalist tipik qe komenton varferine ne te vetmin vend ne bote me socializem te vertete.

Ne mbremje jam perseri ne dhomen time ne Hotel Tirana: Ashtu i vetem, bluaj ne mendje “fytyren e vertete” te komunizmit shqiptar. Duke u mbeshtetur edhe ne pershtypjet e diteve te kaluara, shkruaj ne ditar: Pershtypjet qe kemi ne Perendim mbi Shqiperine kouminste jane plotesisht te gabuara dhe çorientuese. Betejat ideologjike, qe Partia Shqiptare ndermerr kunder “revizionisteve”, “eurokomunisteve” etj., te japin pershtypjen se Shqiperia eshte nje shtet socialist me zhvillim te larte, madje dhe ideologjikisht. Keto jane gjepura! Ta nisim me faktin qe “Zeri i popullit” nuk eshte ai organi i madh i shtypit dhe me zor i boton kater faqe çdo dite te javes. Ata qe besojne se shqiptaret perputhen ideologjikisht me Partine e tyre gabohen tmerresisht. Mjafton te vizitosh fshatrat; aty nuk te mirepret socializmi, por tradicionalizmi, me se shumti ai islamik… Moska, Pekini, Eurokomunizmi, revizionizmi – Kam pershtypjen se keto gjera nuk kane kurrfare rendesie per jeten e perditshme te shqiptareve. Po keshtu, kulti i supozuar i Stalinit ne vend nuk eshte aspak i vertete. Ne sheshin kryesor te Tiranes gjejme vetem monumentin e nje personaliteti – Skenderbeun, jo Stalinin. Deri tani me kane zene syte vetem dy buste te Stalinit ne Tirane – pa asgje, as edhe ndonje shkrim simbolik.

Pertej pallavrave ideologjike, mendoj se PPSH ka dy synime te verteta:

1.Te fitoje luften kunder varferise dhe, ne lidhje me kete, luften kunder tradicionalizmit, i cili eshte i rrenjosur thelle. Ne te dyja drejtimet, te pakten kjo eshte pershtypja ime, PPSH ka deshtuar.

2.Ruajtja e sovranitetit te vendit dhe kapercimi i mungeses se zhvillimit duke u mbeshtetur ne burimet e brendshme. Kjo eshte perkufizuar ideologjikisht duke e shpallur Shqiperine vendin e vetem socialist ne bote. Eshte e sigurte se: Socializmi ne Shqiperi nuk ka te dyte ne bote (s’ka taksa, sherbime sociale jane falas per te gjithe, etj.). Gjithsesi, socializmi shqiptar eshte primitiv, i mbeshtetur ne nje shoqeri te pazhvilluar. Socializmi shqiptar nuk mund te funksionoje ne nje shoqeri te zhvilluar. Dhe ky lloj socializmi mund te funksionoje vetem per aq kohe sa vendi mbetet i izoluar. Sapo vendi te hape dyert e tij per boten e jashtme, sistemi i bukur do te shkermoqet. Ne te njejten kohe ky izolim do te kthehet ne problemin me te madh te vendit. Nje gjenerate e tere rritet e fokusuar totalisht mbi vendin e saj, pa asnje ide mbi Evrope. Nga ana tjeter, kemi perpjekjen terheqese qe ka te beje me tejkalimin mungeses se zhvillimit duke u mbeshtetur plotesisht ne burimet brenda vendi Shqiperia nuk merr asnje hua zhvillimi nga organizatat nderkombetare. Nese model do te kishte sukses – per kete kam dyshimet e mia — atehere do kthehej ne model shembullor per te gjithe Boten e Trete. Perpjekja esh mbreselenese, por historia na meson se kjo perpjekje nuk ka nevoje per PPSH ne dhe ideologjine e saj.

17 nentor 1987: Vizita e dyte ne Muzeun Kombetar. Ne fakt eshte diçka interesante. Por nese do e kisha ditur qe kati i trete i muzeut i eshte kushtuar plotesisht Luftes Nacional-Çlirimtare, nuk do te kisha shpenzuar kaq shume kohe me periudhen Otomane. Gjithe-gjithe, kane kaluar gjashte ore dhe kemiakoma shume per te pare.

E gjej te veshtire orientimin neper Tirane. Te gjitha blloqet me apartamente ngjajne njesoj, çdo rruge si rruget e tjera. Sinjalistika rrugore pothuajse mungon, ndaj dhe humbas shpeshhere rrugen.

18 nentor 1987: Pogradec, buze liqenit te Ohrit. Qyteza mbahet si nje destinacion i famshem turistik. S’e kuptoj pse. Me depresionon. Hoteli “Ylli I Kuq” i Albturizmit eshte nje marrezi e vertete! Turistet kane kohe qe kane firuar dhe hoteli eshte hapur per publikun. Restoranti duket si ndonje stacion treni. Porosis peshk dhe vere te kuqe te markes “Skenderbe” dhe jeta ime

rifiton balancen e saj.

Korçe: Hoteli eshte me se rural, ambienti i restorantit eshte shume elegant, mese i pershtatshem per “delegacionin austriak”. Me sa duket, Korea eshte e famshme per birren e saj. Porosis nje shishe. Kur mbush goten, zbuloj nje top te vogel brenda. Si valle?

 

21 nentor 1987: Jemi nisur per ne Shkoder. Ka dy-tre dite qe bie shi. Eshte e qarte qe fushat nuk kane sisteme drenazhimi ndaj dhe jane permbytur. Punetoret e autokombajnave perpiqen me kot te hapin kanale drenazhimi permes fushave te mrekullueshme — gjithçka behet me dore. Nje volum i jashtezakonshem pune. Ne Shkoder vizitojme nje pallat sporti me harqe – ish katedralja katolike. Mbyllja e katedrales ne 1967, me shpjegon shoqeruesi, erdhi si rezultat i nismes “spontane” te rinise dhe Partise iu desh te pergjigjej. Ne Shkoder, sidomos, situata duhet te kete qene e jashtezakonshme, sepse kleriket mbaheshin si bashkepunetore te ngushte me reaksionaret, italianet dhe CIA-n. Me sa dukej, te gjithe reaksionaret paguheshin nga CIA per te

provokuar nje kunder-revolucion. Partia duhet te kunderpergjigjej dhe a mund te kishte menyre me te logjikshem se te deklaroheshe “Shtet i Pare Ateist ne bote” dhe te zhdukje kleriket?

 

23 nentor 1987: Qe ne mengjes eshte programuar nje vizite nderimi ne varrin e nderuar te Enver Hoxhes. S’jam aspak entuziast, por une jam nje “delegacion” zyrtar dhe s’kam si te refuzoj. I armatosur me nje kurore me lule, me prijne per tek varri prane monumentit “Nena Shqiperi”, i cili ruhet nga rojet e nderit. Une kam veshur xhinse, nje xhakete dosido dhe kepuce te perditshme, por sillem “me shume respekt”. Ne fakt po argetohem.

 

25 nentor 1987: Vizite ne ekspoziten e perhershme “Shqiperia sot”. Aty prezantohen arritjet e masave shqiptare dhe rezultatet me te fundit te prodhimit industrial shqiptar. Me duket sikur po vizitoj nje muze industrial. Nuk arrij ta besoj qe keto mallra sapo jane prodhuar. Konkluzionet e vizites sime: socializmi i vertete qe ekziston ne Shqiperi eshte nje makth i vertete! Dua te ulerij me sa me ha gurmazi: Rrofte kapitalizmi i stilit austriak! E verteta eshte: Partia e ka shperndare varferine ne menyre te barabarte mes shqiptareve, me perjashtim te nomenklatures. Kjo eshte arritja me e madhe e shokeve shqiptare. Nese njerezit ne Bashkimin Sovjetik apo ne Kine nuk do te kishin shpenzuar kaq shume per Shqiperine, vendi nuk do te kishte reshtur se ekzistuari. Pavaresisht kesaj, Shqiperia zyrtare eshte krenare per arritjet e saj. A e di Partia qe qeveris vendin me te varfer ne Evrope? Zyrtarisht, ajo nuk e krahason Shqiperine me vendet e tjera evropiane. Ajo krahason shifrat e prodhimit te kohes me ato te eres se Zogut. Normalisht qe ky krahasim rezulton ne arritje fantastike. Eshte e qarte se keto shifra jane te pakrahasueshme; mjafton te permendim faktin qe Zogu pati vetem nje dekade kohe per te eksperimentuar, PPSH ka pothuajse nje gjysme shekulli. E vertete qe Partia nisi nga zero ne 1944! Megjithate, arritjet jane zhgenjyese. Shpallja e ateizmit sigurisht qe nuk eshte nje arritje e madhe. Pastaj, zgjidhja qe Qemal Ataturku i dha problemit te fese, ne kushte shume me te veshtira, ishte shume me bindese. Pertej kesaj, shteti ateist nuk eshte veçse nje fshat Potemkinas. Kam pershtypjen se ne pergjithesi sjellja tradicionale nuk ka ndryshuar. E vetmja dukuri pozitive per mua eshte fakti i dukshem se Partia kerkon te gjeje menyren e saj per te tejkaluar mungesen e zhvillimit.

 

1 deri 19 shtator 1988: Mberrij perseri ne Shqiperi. Kesaj radhe me vendosin ne Hotel Dajti, nje permiresim i dukshem nga Hotel Tirana. Sidoqofte, policia sekrete eshte shume me e pranishme ketu. Ne fakt ata nuk jane te afte ta kamuflojne pranine e tyre siç duhet. E di qe me mbajne nen vezhgim, po kujt i plasi! Nderrimi i mazoleumit Enver Hoxha ka filluar. Nje ndertese e madhe. Kjo kerkon shume para, jashtezakonisht shume, per nje vend te varfer.

 

Vrojtime te pergjithshme:

Oret e punes: 7 e mengjesit deri ne 3 pasdite, gjashte dite ne jave.

Pushimet: 2 jave ne vit, mesuesit kane nje muaj e gjysme.

Udhetimet brenda vendit: Shqiptaret, ashtu si une, kane nevoje per leje per te udhetuar.

Rrogat: 500 deri 600 leke (afersisht 60 deri 80 euro). Aq sa kushton nje xhakete apo nje kostum i mire. Nje shishe vere ne hotel kushton 5 leke.

Policia: nuk ekziston ne kuptimin e zakonshem.

Ushtaret, te cilet kryejne dy vite te detyruara ne ushtri, kryejne dhe funksionin e policise. Per kete nuk paguhen ekstra. Edhe policia rrugore funksionon ne kete menyre.

 

25 maj 19 – 6 qershor 1989: Ekskursion me mbi dyzete studente nga Universiteri i Gracit. Udhetimi organizohet nga AlbTurizmi. Programi i udhetimit eshte ai i zakonshmi: te vizitojme atraksionet me te mira te Shqiperise. Nuk ka shenja per ndonje revolte politike, edhe pse Polonia dhe Hungaria tashme kane sisteme shumepartiake. Duket se Shqiperia nuk eshte trazuar nga keto zhvillime. Shoqeruesi yne eshte i sjellshem dhe perputhet plotesisht me vijen ideologjike te Partise. Nuk e nderron kurre kemishen prej najloni blu per 11 dite rresht. Ne Tirane, papritur, nje nga studentet peson infarkt ne zemer. Eshte pothuajse mesnate. Marrim nje taksi per ne spital. Nje makth i vertete. Pas diagnosrikimit, doktori do t’i beje nje gjilpere me nje shiringe, agen e se ciles nuk ka pike dyshimi qe e kane perdorur me pare. Sapo e sheh nje gje te tille, studenti preferon te hidhet nga krevati dhe ta marre veten pa ndihmen e gjilperes.

[Ekskursioni pati pasoja afatgjata. Tre nga studentet e mi vendosen te studionin gjuhen shqipe dhe te specializoheshin ne historine dhe kulturen shqiptare: Kurt Gostentschnigg, i cili ka dhene mesim gjermanishten ne Universitetin e Shkodres per vite me radhe: Robert Pichler, i cili po perfundon tezen e doktoratures mbi migrimin shqiptar nga Maqedonia; dhe Hubert Neueirth, i cili punoi ne fushen e zhvillmit ne Maqedoni dhe Shqiperi per qeverine austriake per shume vite. Te tre ata mbrojten doktoratura me tematike shqiptare.]

 

Pranvere 1990: Situata politike ka filluar te zieje. “Zeri i popullit” publikon nje artikull nga dr. Ylli Popa, nje mjek i mirenjohur dhe aktivist partie, ne dy pjese. Artikulli titullohet “40 vite te humbura”. Shume prej lexuesve tronditen, te tjeret shtangen. Ka dhe nga ata qe e kane pritur me kembengulje nje sinjal te tille pas revolucioneve ne vendet e tjera socialiste. Autori formulon mendime qe do ta kishin rrasur ne burg deri ne fund te diteve vetem pak jave me pare.

Madje dhe nje deklarate zyrtare si “S’ka asgje per te blere”, mund te jete arsye e mjaftueshme per shtate vite burgim. Popa formulon nje kritike thelbesore ndaj Partise dhe zhvillimeve politike gjate kater dekadave te fundit. Rruga politike e ndjekur deri me tani ka qene plotesisht e gabuar; situata katastrofike ne ekonomi eshte prova me e mire. Ne menyre qe te shpetojme Shqiperine, nje rishikim koke-e-kembe eshte i nevojshem. Sistemi politik dhe institucionet e jetes publike duhet te demokratizohen.

Ketu nuk mund te behet fjale per nje gabim. Me sa dihet, Popa ka marredhenie te ngushta me Ramiz Aline. Zor te mendohet se keto dy artikuj e nje shfaqje e rastesishme. Pas disa javesh, mjegulla davaritet: Partia nis nje reforme te pergjithshme ne te vetmin “vend aktualisht socialist ne bote”. “Pranvera shqiptare” ka filluar. Per shume njerez, ky eshte nje hap i papritur i Partise, meqe akoma nuk ekziston nje levizje masive opozitare e organizuar, e cila do e shtynte Partine te vepronte. Sidoqofte, situata duket e qarte: Pavaresisht deklaratave zyrtare (Shqiperia eshte ndryshe, etj.), Partia duhet t’u paraprije pasojave te revolucioneve ne Evropen Lindore dhe sidomos atij te dhunshem ne Rumani ne dhjetor 1989. Popullsia eshte informuar mbi zhvillimet ne Rumani nepermjet televizionit. Eshte e qarte se elita partiake i trembet nje reagimi te ngjashem spontan ne Shqiperi; revolta politike ka shume gjasa te shkaktoje te njejtat rezultate gjakderdhese si ne Rumani per shkak te mungeses se kultures politike (nje arritje e Partise kjo). Arsyeja e dyte eshte kolapsi akut i ekonomise dhe varferia ne rritje e nje populli gjithmone te varfer, diçka akoma me e qarte per nje te huaj. Situata ne zonat rurale eshte veçanerisht deshperuese. Ne nje vend, ku mbijetesa e shumices mbeshtetet ne bujqesi, mungesa e bukes behet pjese e kufizimeve te perditshme. Prodhimi industrial vazhdon te bjere.

 

Shtator 1990: Ramiz Alia, si udheheqes i pare i Partise se Punes dhe president i vendit, viziton nje vend perendimor, Ameriken. Eshte e qarte se po lyp mbeshtetje financiare. Slogani “Pa eksport nuk ka import”, te cilin e gjen kudo ne Shqiperi, tashme ka shfaqur pasojat e tij katastrofike, sidomos tek gjenerata e re. Edhe pse zyrtarisht diçka e ndaluar deri kohet e fundit, te gjithe kane pasur mundesi te shikojne televizionet italiane me te gjithe shkelqimin dhe luksin aq shume te deshiruar qe ato ofrojne. Ne krahasim me to, tregu shqiptar mund te ofroje vetem zero ose minus zero.

Me mijera te rinj po perpiqen te ikin nga vendi. Me sa di une, ambasada turke eshte e vetmja qe ofron viza per shqiptaret. Dhe shume te rinj marrin viza turke, sepse kujtojne se dhe ky eshte nje vend i pasur; shumica kthehen mbas te zhgenjyer.

Gjate “Pranveres Shqiptare” shqiptaret nuk u ndaluan me te flisnin me te huajt. Ky perbente nje zbulim te ri per te dy palet. Ndersa çapitem rrugeve te Tiranes, me afrohen shume te rinj shqiptare, te cilet me flasin anglisht dhe, me raste, gjermanisht. Kam pershtypjen qe shumica e tyre deshirojne te testojne aftesite e tyre ne gjuhet e huaja. Patjeter qe pothuajse te gjithe me kerkojne t’i mbeshtes per nje vize ne Austri. Rinia shqiptare, te pakten ne Tirane, eshte shkeputur perfundimisht nga e kaluara komuniste. Kjo shkeputje eshte pabesueshmerisht e drejtperdrejte dhe radikale. Nuk eshte e nevojshme t’i pyes se ç’mendojne per sistemin politik. Ata flasin vete per kete çeshtje; dhe pothuajse te gjithe thone te njejten gje. Interesant eshte fakti se ata nuk shfaqin kurrfare interesi te ndryshojne sistemin politik; ata duan vetem t’ia mbajne drejt Perendimit dhe te behen pjese e konsumerizmit te tij. Disa prej tyre sugjerojne nje diktator te tipit te Hitlerit (sepse ai e beri te pasur Gjermanine!); te tjeret do t’i rrasnin me gjithe qejf politikanet ne ferr. Perse nuk na japin liri? Perse duhet te jemi kaq te varfer, nderkohe qe femijet e Hoxhes kane shtepi luksoze ne te gjithe boten? Te gjithe ata me te cilet flas kane gjykime negative mbi kater dekadat e fundit. Ata nuk kujtojne as edhe nje arritje pozitive te politikave te Partise.

Duket se kohet e mira paten firuar pikerisht me ardhjen e te ashtuquajturit çlirim.

Rinia shqiptare nuk eshte aktive politikisht. Ky pasivitet politik perben dhe barrieren kryesore per krijimin e nje opozite politike apo te nje kulture opozitare. Per shkak te patriarkes politike te partise gjate ketyre kater dekadave, reformimi i sistemi politik eshte i mundshem vetem nga lart-poshte. Problemi eshte se turmat nuk jane me te interesuara per reforma. Mendoj se, nese reforma nga lart-poshte do te jete e suksesshme, shoqeria shqiptare dhe PPSH do te perballen me nje periudhe te veshtire tranzicioni.

Per me teper, kane ndodhur gjera te tjera qe s’mund te imagjinoheshin gjysme viti me pare. Ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane eshte hapur nje lokal privat, aspak terheqes. Patjeter qe une dhe nje miku im nuk mund te rrime pa shijuar ndjesine e re te pronesise private shqiptare. Cilesia e rakise se rrushit eshte modeste, per te mos u treguar te pasjellshem, dhe me kaq e mbyll akdvitetin tim per sot.

Ndodh diçka tjeter interesante: nje problem sigurie gjithmone e me i rende. Kur kthehem ne Hotel Tirana naten e fundit perpara se te largohem, lobi eshte mbushur me vendallinj, shumica nga fshati, dhe te gjithe fillojne te me kerkojne favore. Ia dal me ne fund te mberrij ne dhome, vetem per te zbuluar se me kane fluturuar dy pale pantallona.

 

Qershor 1991: Nderkohe, Enver Hoxha eshte detyruar te braktise vendin e tij te perjetshem ne sheshin “Skenderbej”; po keshtu dhe Stalini; nje greve kombetare sapo ka perfunduar; kryeministri Fatos Nano ka dhene doreheqjen dhe i ka lene radhen Ylli Bufit, ish-ministri i provizioneve. Ai ka formuar nje qeveri koalicioni, e perbere nga PPSH dhe kater parti opozitare. PPSH do te riemertohet “Parda Socialiste” dhe do te reformohet. Sistemi ekonomik ka pesuar kolaps. Nje nga arsyet e jashtme eshte shperberja e COMECON-it, i cili ishte partneri tregtar kryesor i Shqiperise. Furnizimi i popullates me mallra baze nuk eshte me i garantuar. Njerezit kane filluar te braktisin vendin, shumica drejt Italise dhe Greqise. Pritet nje eksod ne mase. Duket se hyrja e ekonomise se tregut eshte e pashmangshme, por do te kete efektin e nje dushi te ftohte. Cilat do te jene pasojat? E veshtire te imagjinohen. E sigurte eshte se pjesa tjeter e sistemit te sigurise sociale do te shperbehet; çmimet do te ngrihen; praktikisht e gjithe industria do te mbyllet; papunesia do te fryhet ne mase, etj., etj.; per mos te permendur degjenerimin e rendit publik.

Te gjitha partite opozitare mbeshtesin ndryshime te shpejta drejt ekonomise se tregut te lire, me perjashtim te PPSH, e cila kerkon nje tranzicion te ngadalte dhe ruajtjen e kontrollit te shtetit mbi nje pjese te mire te ekonomise. Shqiperia nuk eshte me ajo e nje viti me pare. Kolapsi i sistemit ekonomik ka rezultuar ne braktisjen e dogmave te konsideruara deri para pak kohesh si te perjetshme.

“Shteti i pare ateist ne bote” dhe “i vetmi shtet socialist ekzistues” i perkasin historise. Periudha e eksperimenteve ideologjike te ketij lloji ka perfunduar pa kthim mbas. Ne kohe, Shqiperia do te behet nje vend i zakonshem evropian. Shume shqiptare besojne se eshte e lehte te arrihet nje gje e tille. Ata besojne gjithashtu se prezantimi i mekanizmave kapitaliste padyshim qe do t’i beje ata te pasur. Ata presin qe varferia te marre fund dhe fillimin se shpejti te nje ere te re begade. Por ç’lidhje ka ekonomia e tregut te lire me begatine?

 

Gusht-shtator 1992: Hera e pare me makinen time ne Shqiperi. Ne tragetin Bari-Vlore. Qe ne Bari behet e qarte se ka disa tregtare qe po u shesin makina, ose Mercedeza te vjeter me saktesisht (ndoshta bashke me patentat e makines), punetoreve emigrante shqiptare, te cilet bashkohen me ne ne traget. Zbarkimi ne Vlore eshte interesant. Jo te gjithe shoferet jane te afte te zbresin me makine nga trageti ne port. Rruga nga Vlora ne Tirane eshte ne gjendje te mjeruar. Rritja masive e numrit te makinave, nga zero ne disa mijera, ka pasur pasojat e saj. Tirana ka ndryshuar rrenjesisht. Nje nga vendet me te qeta ne planet eshte kthyer ne nje qytet te zhurmshem dhe te piset. Me perpara nje zone kembesoresh, tashme kembesoret jane flakur pas mureve anes rrugeve. Sheshi Skenderbe eshte nje kaos i vertete. Mercedezi eshte mbreti i ri i rrugeve. Te kesh nje makine nuk eshte gjithmone nje avantazh ne Tirane apo ne qytetet e tjera shqiptare. Meqe eshte e rrezikshme te parkosh dhe ta lesh vetem makinen per me shume se pese minuta, nje biznes i ri ka lindur: parkingje makinash te ruajtura 24 ore nga roje te armatosura me kallashnikove. Jam i lumtur te paguaj detyrimin modest per kete sherbim.

Uji, po ashtu si elektriciteti, jane diçka e rralle. Mikpritesit tane duhet te çohen ne kater te mengjesit per te mbledhur racionin e perditshem te ujit.

Njerezit po perpiqen te pershtaten me ekonomine e tregut, edhe pse jo gjithmone ne menyren e duhur. Nje histori e shkurter mund te shpjegoje ate qe dua te them: Ka shume nga te ashtuquajturat kioska “kinkaleri”, te cilat jane vendosur rrugeve. Ato shesin cikerrima, gjithçka qe mund te konsiderohet e vogel. Mes tyre gjejme dhe birren. Eshte pothuajse mesdite dhe duam te pime nje birre. Nje nga kioskat “kinkaleri” shet birre. “Çfare birre deshironi, zoteri?” “Çfare sherbeni?” “Çfare te deshironi – çeke, austriake, italiane…” “Nje Budweiser, te lutem”. Shitesi nxjerr nje shishe pa etikete nga frigoriferi dhe kerkon nje etikete Budweiseri ne anen tjeter te kioskes. E gjen ate dhe e ngjit mbi shishen e zhveshur te birres. “Urdheroni, ju lutem, Budweiserin tuaj”.

Qyteti fillon te rritet, i papermbajtur, pa kurrfare kontrolli.

 

 Shqipëria 20 vite më parë, kujtimet e një historiani austriak

Një ditë më parë në mjediset e Akademisë së Shkencave u paraqit botimi “Shqipëri-Austri, reflektim historiografik” me përmbledhje nga aktet e konferencave shkencore Shkodër, maj 2012, Tiranë, tetor 2012 si bashkëpunim mes Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Libri erdhi në 100-vjetorin e pavarësisë nga këndvështrimi i marrëdhënieve austriako-shqiptare, “si një arsye e denjë që të risjellim në kujtesë historinë tonë të përbashkët”, shkruan ambasadori Florian Raunig në parathënie. Për këtë arsye flitet për themeluesit dhe bartësit e disiplinës shkencore të albanologjisë, përmes diplomatëve dhe udhëtarëve hulumtues austriakë që mbërritën në Shqipëri me synimin e eksplorimit të plotë, regjistrimin e jetës së përditshme, traditave, historisë, zakoneve, gjuhës duke ndalur dhe në rëndësinë që pati monarkia austro-hungareze në themelimin e shteti shqiptar. Maksimilian Lamberc apo Baron Nopça janë emrat më kulmorë, që përmenden përgjatë historisë sonë në fushën e albanologjisë. Ndërkohë, sa më sipër, në libër është përfshirë dhe një ditar nga historiani austriak, Karl Kaser, i ri atëkohë, për Evropën Juglindore. Në moshën 33-vjeçare ai vjen për herë të parë në Shqipëri, viti 1987, duke shfrytëzuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Austrisë, me kuriozitetin e një të majti për të parë socializmin “e vërtetë” në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, dhe udhëtimeve të mëpasme, në fillim të ‘90-ës, Karl Kaser nuk i besohet, siç shprehet, të shikonte një amplifikim kaq tmerrues të socializmit në Shqipëri. Ai ka konsideruar në ditarin e tij një udhëtim tmerrues, një makth të vërtetë, ndërsa shihte dhe shkruante varfërinë e skajshme, dhe mënyrën shqiptare të të jetuarit gjatë komunizmit. Kaser është kthyer vazhdimisht në Shqipëri, duke na lënë “pasqyrën” tonë të viteve ‘87-‘92 në ca shënime, të mbajtura më shumë se 20 vjet më parë, të botuar dhe përfshirë në librin e reflektimit të marrëdhënieve tona me austriakët përgjatë historisë.

V. M.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency