Berisha dhe Meta shkëmbejnë batuta për bashkëqeverisjen, “përplasen” për nëpunësit civil

0
124

Florenc Drizari

Berisha, Metës: Bashkëkryetar i mazhorancës. Kreu i Kuvendit ish – Kryeministrit: Bashkëkryetar i opozitës

 

542250_219275634900018_1806040327_nLigji për Shërbimin Civil vazhdon të shkaktojë përplasje qëndrimesh me pozitës dhe opozitës edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Një ditë më parë ish – Kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi qeverisjen e majtë se po tenton të shtyjë ligjin për nëpunësit për të justifikuar lëvijet e fundit në administratën publike. Edhe pse kjo çështje nuk ishte e përfshirë në rendin e ditës, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se për Berishën nuk do ta respektojë në mënyrë strikte rregulloren e Kuvenidt.

Që në nisjen e fjalës së për çështje jashtë rëndit të ditës, ish – kryeministri Berisha iu drejtua kreut të LSI-së Ilir Meta, njëkohësisht edhe Kryetar i Kuvendit, me fjalët: “bashkëkryetar i mazhorancës”. Kjo deklaratë e Berishës nuk kaloi pa komente jashtë mikrofonit nga deputetët në sallë, ku një pjesë e tyre edhe duartrokitën, ndërkohë që pas mbarimit të fjalës së tij, i menjëhershëm ishte edhe reagimi z. Meta, i cili e cilësoi atë si “bashkëkryetar të opozitës”.

BERISHA

Gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvendin e Shqipërisë për çështje jashtë rendit të ditës, Ish – kryeministri Berisha foli për marrëveshjen me Partinë Socialiste dhe forca të tjera politike për votimin e ligjit të Shërbimit Civil në fillim të muajit maj. Duke shmangur çështjet e rregullores ku po diskutohej për lirimin nga detyra të dy anëtarëve të KQZ-së, Berisha tha se Rama po përpiqet të shtujë me çdo kusht marrjen e statusit në muajin dhjetor, për t’i mos i njohur meritat qeverisjes së djathtë.

“Informohemi se është pregatitur tek akti normativ për të rrzuar konsensusin, mosdhënia e së cilit mbajti peng marrjen e statusit për një kohë dy vjeçare. Statusi është i sigurt. Është gabim fatal nëse ne ndërmarrim veprime për ta shtyrë atë. Ju garantoj se dënojmë vendin në këtë mënyrë.

Dua të informoj qytetarët se ministri i Jashtëm bashkë me Kryeministrin e tij, kanë mashtuar 100 për qind në Bruksel për aktë të cilat nuk janë ashtu siç i kanë paraqitur, por unë kam besim se kjo zgjidhet nga Kryesia e Parlamentit në vullnetin më të mirë që Shqipëria të mos humbasë statusin në dhjetor. Humbja e statusit në dhjetor është një dënim i madh për shkak të disa zhvillimeve të cilat zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm të cilat janë zgjedhjet evropiane. Ju lutem shumë t’i qëndrojmë konsensusin që arritëm për tri ligjet”, – deklaroi Berisha.

Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas mbarimit të fjalës së Berishës, tha se vlerëson qëndrimin e tij “për t’u ndalur dorën socialistëve që kanë ardhur në pushtet që të mos heqin nga puna socialistët që ju i keni mbajtur në administratë”. Më pas z. Meta iu kthye debatit për çështjen e lirimit nga detyra të dy anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së, Albana Shtylla dhe Denar Biba. Edhe pse miratimi i dy kërkesave për lirimin e tyre nga pozicioni që kanë mbajtur më parë është jashtë rendit të ditës, kreu i Kuvendit kërkoi mirëkuptimin e grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Por PD kundërshtoi qëndrimin e kryetarit Meta duke kërkuar respektimin e rregullores dhe për këtë, vendimi për lirimin nga detyra të dy anëtarëve të KQZ-së, pritet të merret javën e ardhshme.

 

Votimi në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë

Prezenca : – 136 deputetë

Votimi për Zëvendës kryetar Vangjel Dulen  – 105 pro, 8 kundër, 6 abstenim

Sekretariatet e Kuvendit – 118 vota pro

1 bastenim

Komisionet e Përhershme Parlamentare

120 pro – 0 kundër, 0 abstenime

 

 

Batutat mes Berishës dhe Metës dje në Kuvendin e Shqipërisë

Sali Berisha: Zonja deputete, zotërinj deputetë, të nderuar qytetarë, zoti bashkëkryetar i mazhorancës, nuk jam këtu për çështjet e rregullores sepse ato i zgjidhni ju me kryesinë e Parlamentit, por unë do të shftytëzoj këto dy minuta për një alarm të madh që bie. Një vendosmëri të bashkëkryetarit Rama për të shty me çdo kusht statusin nga muaji dhjetor vetëm e vetëm për mos t’ju atribuuar Partisë Demokratike dhe qeverisjes së saj.

Erjon Braçe: Je jashtë rendit të ditës.

Sali Berisha: Informohemi se është pregatitur tek akti normativ për të rrzuar konsensusin, mosdhënia e së cilit mbajti peng marrjen e statusit për një kohë dy vjeçare. Statusi është i sigurt. Është gabim fatal nëse ne ndërmarrim veprime për ta shtyrë atë. Ju garantoj se dënojmë vendin në këtë mënyrë.

Erjon Braçe: Mbaroj koha

Sali Berisha: Dhe nuk gjeti asnjë prej tyre sepse ata janë njerëz të ligjit, pamvarësisht se ata janë socialist të shpallur, por nuk merrem me emra këty. Qytetarët nuk e dinë se është tjetër korpuni i nëpunësve civil dhe tjetër korpusi i administratës civile në tërësi. Korpusi i nëpunësve civil në tërësi është absolutisht një pasuri e madhe kombatër siç është administrata. Unë këto kisha, se ato punët e tjera merresh me rregulloren ti. (duartrokitje në sallë nga deputetë të djathtë)

Ilir Meta: E vlerësoj shumë shqetësimin tuja zoti bashkëkryetari i opozitës, (duartrokitje në sallë nga deputetë të majtë) për t’u ndalur dorën socialistëve që kanë ardhur në pushtet që të mos heqin nga puna socialistët që ju i keni mbajtur në administratë. Megjithatë, ne pritëm një konsensus këtu për t’u dhënë të drejtën dy qytetarëve që kanë të drejtë të lirohen nga detyra. Jam shumë dakord me z. Ruçi, në rast se ju nuk e jepni këtë konsensus në kohën kur akoma nuk është formalizuar Konferenca e Kryetarëve, ne e lëmë për herë tjetër, mos kini merak.

Eduard Halimi: Me leje!

Ilir Meta: Do flisni prap që socialistët të mos heqin socialistët apo për këtë çështje?

Eduard Halimi: Ne kërkojmë vetëm një gjë, respektimin e rregullores së Parlamentit. Rregullorja dhe gjithë tradita parlamentare që në hapat e parë që bën janë, miratimi i Këshillit të Ministrave, programit dhe më pas legjitimimi i të gjithë organeve të Kuvendit. Pasi legjitimohen të gjithë organet, vijohet me procedurat parlamentare.

Ilir Meta: Mendova se shqetësimi juaj ishte për çështjen e rregullores. Unë e mbyll ketë çështje këtu dhe vetëm një gjë mos më kërkoni që të respektoj rregullore sa herë flet z. Berisha këtu. Ne kemi bërë përjashtim për z. Berisha dhe do të vazhdojmë të bëjmë disa përjashtime dhe besoj se ai do ta shfrytëzojë këtë hapsirë në mënyrë më konstruktive.


 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency