Universitetet, kuotat e mbetura bosh në Tiranë

0
167

Më shumë kuota të paplotësuara në rrethe

Regjistrimi përfundimtar bëhet në 7 tetor

 

politeknikuNë datën 1 tetor pritet të publikohet lista e fituesve përfundimtarë në universitete. Me mbylljen e regjistrimeve bëhet e ditur se ka një numër të konsiderueshëm të kuotave të paplotësuara. Pjesa më e madhe e kuotave bosh janë në degët e rretheve, por ka ende vende të paplotësuara në Tiranë. Shumë kandidatë pritet që të fitojnë një preferencë më të mirë, edhe pse kanë qenë fitues në fazën paraprake. Ndërkohë që shumë të tjerë do të jenë fitues për herë të parë. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se ka një hendek të ulët mes maturantëve që nuk janë shpallur fitues kështu që në listën përfundimtare do të kenë fitues të rinj. Në total sipas AKP-së janë regjistruar 22 mijë studentë dhe ka ende rreth 3000 kuota të paplotësuara. Ministria e Arsimit bën me dije se kandidatët që do të shpallen fitues në listën përfundimtare duhet të vijojnë studimet pranë universitetit, në programin përkatës nga data 7 tetor. Javën e parë të vijimit të studimeve ata duhet të dorëzojnë pranë sekretarive përkatëse dy fotografi, një fotokopje të kartës së identitetit dhe mandat pagesën. Nëse fituesit nuk dorëzojnë pranë sekretarive dokumentet përkatëse, ata konsiderohen se nuk frekuentojnë studimet në programin e shpallur dhe humbasin të drejtën e atij programi studimi.

Formulari A3

Shansi i fundit për të gjithë maturantët jo fitues dhe ata që pretendojnë të kapin një degë më të mirë do të jetë formulari A3. “Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë”, – përcakton vendimi i qeverisë. Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të:

-fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë program studimi;
-maturantëve/kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar. Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët:

– kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2
– kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013
– kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore
– kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

 

 

Kuotat e mbetura bosh në disa degë dhe fakultete

Gjuhët e huaja 150 kuota

Gjuhë-letërsi 7 kuota

Histori 5 kuota

Gjeografi 9 kuota

Drejtësi 6 kuota

Shkenca Politike 4 kuota

Fakulteti Ekonomik 120 kuota

Matematikë 5 kuota

Fizikë 10 kuota

Biologji 11 kuota

Kimi 6 kuota

Universiteti i Arteve 22 kuota

Universiteti Politeknik 70 kuota

Universiteti Bujqësor 350 kuota

 

Kodër-Kamëz, zhvendosen tregtarët ambulantë, Policia Bashkiake liron hapësirat publike

Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me njësinë bashkiake nr. 11 kanë zhvendosur shitësit ambulantë, të cilët prej vitesh tregtonin përgjatë rrugës së Kodër-Kamzës. Tregtarët janë vendosur në një treg të posaçëm, ndërsa Policia Bashkiake ka vijuar pastrimin e trotuareve dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve. “Kishte vite që kjo hapësirë publike ishte zënë nga tregtarët ambulantë dhe përfundimisht bashkë me punonjësit e Policisë Bashkiake që unë kam edhe atë pjesë të punonjësve të Policisë Bashkiake, që me urdhër dhe me vendim të Këshillit Bashkiak i kanë kaluar si kompetencë edhe minibashkisë, ne bëjmë të mundur lirimin e këtyre hapësirave duke i kthyer kështu në shërbim të qytetarëve që të lëvizin sa më lirshëm”, – u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli. Në fakt, është për t’u përmendur edhe bashkëpunimi i kryetarit të minibashkisë me institucionin e Policisë Bashkiake, duke vepruar në çdo pjesë të territorit të minibashkisë nr. 11. “Puna e Policisë Bashkiake do të vijojë edhe në këtë drejtim në çdo ditë dhe në çdo moment kur të jetë e nevojshme, në mënyrë që edhe në ato raste kur puna e Policisë Bashkiake, ndoshta në disa ditë më vonë është tentuar nga disa tregtarë ambulant apo tek disa tregtarë të tjerë që nuk kanë qenë shumë të ndërgjegjshëm duke u kthyer përsëri duke zaptuar apo për të zënë hapësirat publike, por ne do të vazhdojmë punën tonë të përditshme me të gjitha minibashkitë”, – tha Topalli. Kryetari i njësisë bashkiake nr. 11, z. Haki Mustafa, ka theksuar se si rezultat i decentralizimit të kompetancave dhe kalimit në varësi të njësive bashkiake të policëve dhe inspektorëve, territori i kësaj njësie është pastruar nga tregtarët ambulantë dhe janë frenuar ndërtimet pa leje. Nga 30 korriku me iniciativë të kryebashkiakut Basha, iu deleguan 11 njësive vendore të Tiranës pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit. Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake iu deleguan 50 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh, për shpenzimet operative. Në këtë mënyrë çdo njësi vendore mund të kontrollojë territorin e tij si për sa i përket zënies së hapësirave publike ashtu edhe ndërtimeve pa leje.

 

Bashkia e Tiranës: Farmacitë nuk paguajnë taksën e kryqit

Farmacitë në Tiranë nuk paguajnë taksën e tabelës që vendosin në mjediset e jashtme. Ka qenë drejtorja e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, Andia Pustina, e cila ka ngritur këtë shqetësim. Kjo është hera e parë që bashkia ndesh në shqetësimin për taksën e tabelave të farmacive edhe pse kjo aplikohet prej 5 vitesh. Inspektorët e drejtorisë së tatimeve po zbatojnë vendimin e Këshillit Bashkiak, datë 25.2.2008, duke trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë çdo farmaci që ushtron aktivitetin në territorin e bashkisë. Deri më tani pranë DPTTV-së, nuk është paraqitur asnjë ankesë apo reklamim nga subjekte private apo shtetërore për mos aplikimin e kësaj takse. “Bashkia e Tiranës ka qenë, është dhe mbetet e hapur për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjet më të mira në funksion të nxitjes së biznesit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, me çdo subjekt që ushtron aktivitet tregtarë në territorin e Bashkisë Tiranë. Prej më shumë se dy vjetësh, Bashkia ka vënë në prioritetet e saj mbështetjen e biznesit, çka u dëshmua që me vendimin e parë të marrë nga kryebashkiaku Basha për heqjen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave vendore”, – thuhet në njoftimin e bashkisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency