Sekretet për të rregulluar martesën tuaj!

0
205

Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe për të rikthyer martesën tuaj. Le të fillojmë.

 

b3fbdc2c-5fa1-44a0-b9e4-f01587f60410---0-Sekreti nr. 1

Lërini problemet tuaja mënjanë

Nëse jeni duke lexuar raportin rreth asaj se si për të shpëtoni martesën tuaj, ndoshta ju jeni duke pritur për të mësuar strategji për zgjidhjen e problemeve, teknika të komunikimit dhe njohuri në mes dallimeve gjinore. A kam unë një surprizë për ju!

Çelësi për rinovimin e martesës suaj nuk është asnjëra nga këto gjëra të cekura.

Si mund ta di këtë? E di, sepse këtë e kam përjetuar!

Ndryshe nga ekspertë të tjerë për marrëdhënie, të cilët studiojnë këtë temë nga një perspektivë klinike, për mua ruajtja dhe rivendosja e martesës është diçka shumë personale. Unë kam kaluar nëpër këtë, ku ju ndodheni tani. Dhe do të doja të ndaja me ju, historinë time.

Gruaja ime dhe unë filluam një dashuri të thellë. Mbaj mend, që qëndronim tërë natën duke folur, surprizonim njëri-tjetrin me dhurata të ndryshme dhe flisnim fjalë me kode me njëri-tjetrin. Ju e dini ndjenjën e vërtetë të të qenit në një lidhje të mirë? Kështu ishim ne.

Por pastaj diçka do të ndodhë, që do të shkatërrojë shumë martesa. Kjo na ndodhi edhe neve. Ne patëm një djalë, i cili vdiq kur ai kishte vetëm një javë. Pastaj kemi pasur vajzat binjake, të cilat gjithashtu vdiqën porsa lindën.

Kuptohet, gruaja ime ra në depresion. Unë mundohesha ta përballoja këtë duke e zhytur thellë veten në punë. Dhe ne u larguam nga njëri-tjetri emocionalisht.

Situata juaj ndoshta nuk është kaq tragjike, por diçka ka ndodhur edhe tek ju. Çfarë është ajo? Si e keni humbur njëri-tjetrin? Ndoshta ju nuk mund të vini gishtin tuaj dhe të mendoni, por diçka definitivisht nuk është në rregull dhe duhet të rregullohet. Kjo është shumë e zakonshme.

Për ne, pas humbjes së 3 fëmijëve, gjithçka ndihej ndryshe. Në vend që të flisnim gjithë natën si dikur, ne kalonim kohën duke biseduar vetëm për disa minuta. Në vend që të përdornim fjalët tona me kode, ne përdornim fjalë mallkuese. Marrëdhënia jonë përbëhej nga ulërimat (bërtitjet) dhe trajtimet në heshtje.

Edhe pse diku thellë në zemrat tona, si Ju, ne e dinim që ne nuk donim të humbnim njëri-tjetrin. Prandaj, ne bëmë një marrëveshje për të punuar mbi gjendjen e martesës sonë. Nganjëherë unë provoja, ndërsa gruaja ime jo. Nganjëherë gruaja ime provonte, ndërsa unë nuk përpiqesha fare. Ne shkuam nëpër faza të ndryshme “duke u përpjekur”.

Çfarë kemi provuar?

Ne jemi munduar duke filluar në gjërat obligative (të zakonshme) si, “Zemër, më lejo të përsëris atë që thua ti për t’u siguruar që të kam kuptuar saktë”. Ne kemi aplikuar strategji të ndryshme për zgjidhjen e konflikteve. Gruaja ime mësonte rreth Marsit, ndërsa unë mësoja për Venusin (Venerën). Ne, madje, shkonim në terapi për të luftuar problemet tona. Por qëllojani çfarë! Asgjë nuk ndryshoi. Asgjë nga këto nuk kishte bërë punë.

Të gjitha këshillat (libra, këshilltarë, çfarëdo) na thoshin që të përballeshim ne me problemet tona. Por kjo vetëm na bëri që të ndiheshim edhe më keq dhe të grindeshim edhe më shumë.

Për aq kohë sa rruga “e drejtë” nuk bënte punë, si të mos ishte jofunksionale? Prandaj, ne u përpoqëm të bindnim njëri-tjetrin në mënyrën tonë. Edhe Ju e keni provuar atë, apo jo? Me sa duket, kjo nuk funksionon.

Pastaj kemi pasur një përparim

Ne vendosëm që të linim mënjanë problemet tona. Ne nuk flisnim për to shumë. Ne as nuk i përmendim më ato. Në vend të kësaj, ne vumë energjinë tonë, duke u përpjekur që të lidheshim me njëri-tjetrin. Ne përdorëm teknika të caktuara për marrëdhënie, që transformojnë martesën tonë. Dhe e dini çfarë? Jo vetëm që kemi zgjidhur distancën mes nesh, por ne kemi rënë në dashuri përsëri! Dhe ne nuk jemi marrë me problemet tona (sado që serioze ato ishin), por duke krijuar zakone të reja në marrëdhënien tonë, ne sollëm energji pozitive për martesën tonë.

Kjo është një zgjidhje për situata të shumta martesore! Besojeni apo jo, sekreti është që të largoheni nga problemet tuaja dhe të kaloni kohën dhe energjinë tuaj duke bërë aktivitete të veçanta rreth ndërtimit të marrëdhënies.

Është kundërintuitive, por nëse ju e bëni këtë, shumica e problemeve tuaja do të zhduken, kërcënimi nga divorci do të largohet dhe njerëz të tjerë që do të mund të pushtonin dashurinë tuaj, do të bëhen të parëndësishëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency