Reforma strukturore / Ministrat përgatisin planin, ndryshimet që priten

0
117

Gëzim Saliu

Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ministrat paraqesin planin e reformës strukturore për çdo dikaster

 

Mbledhja-e-pare-e-qeverise-Rama-15-shtator-2013-640x333Reforma strukturore për ministritë është në hapat e fundit dhe ministrat e kabinetit “Rama” do ta paraqesin atë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Siç bëhet e ditur nga burime pranë mazhorancës së majtë, të gjithë ministrat janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së planit për reformën strukturore në dikasteret që drejtojnë. Ky plan parashikon një reformë të thellë, e cila pritet të përfshijë ndryshime të shumta si edhe shkurtime në të gjitha ministritë. Nisur nga deklarimi i bërë më parë nga kryeministrit Rama, gjatë prezantimit të strukturës së re qeverisëse, pritet që në të gjitha ministritë ekzistues, pra që nuk janë prekur në emërtime, të bëhen ndryshime drastike dhe një riformatim i plotë. Ndërkohë që në ministritë e tjera që janë ndarë apo kanë ndryshuar emërtesë do të ketë një qasje tjetër, e cila në bazë të saj do të ketë një reformë të thellë strukturore. Në mbledhjen e kaluar të Këshillit të Ministrave, kreu i ekzekutivit Rama kërkoi nga ministrat që të bëjnë gati deri në mbledhjen e ardhshme të qeverisë planet e reformës për dikasterin përkatës.

Strukturimi

Ministritë e reja të krijuara në qeverinë “Rama” janë ato që do të preken më shumë nga reforma strukturore, nisur nga fakti se ato ende nuk kanë të përcaktuar strukturën e drejtorive të tyre. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit si dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit janë katër ministritë që ende nuk kanë të përcaktuar në mënyrë përfundimtare mjediset ku do të vendosen. Deri më tani Ministria e Zhvillimit Ekonomik e drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e kryesuar nga Damian Gjiknuri janë të vendosura në mjediset e METE-s deri në zhvendosjen e Ministrisë së Mbrojtjes në mjediset e Akademisë Ushtarake. Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cila aktualisht është duke u strehuar në mjediset e Ministrisë së Transporteve. Por krahas ndryshimeve të thella që do të pësojnë këto dikaster, edhe ministritë që nuk kanë ndryshuar emërtim do të jenë pjesë e reformës strukturore të brendshme. Sipas asaj që është bërë e ditur nga Kryeministri Rama, do të ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre, në funksion të rritjes së fuqisë koordinatave të këtyre komiteteve. Në këto ministri, që nuk kanë ndryshuar apo që nuk janë ndarë, reforma e brendshme strukturore pritet të jetë e thellë. Reforma strukturore, e cila do të përfshijë brenda saj edhe ndryshime që prekin administratën aktuale, pritet të sjellë jo pak reagime nga kundërshtarët politikë të të majtëve. Dy ditë më parë, në një dalje publike, deputeti i PD-së Eduard Halimi paralajmëroi se mazhoranca e re po programon shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të nëpunësit civil, me qëllim, sipas tij, spastrimin e administratës. Ligjvënësi demokrat bëri të ditur se opozita e djathtë nuk do të pranojë me asnjë kushte shtyrjen e këtij ligji, të votuar më parë me marrëveshje mes mazhorancës së kaluar dhe opozitës socialiste në seancën e jashtëzakonshme të 9 majit.

 

 

Strukturimi

Rama: Reforma të thella tek ministritë ekzistuese dhe ato të reja

Në publikimin e bërë dy muaj më parë të strukturës së qeverisë së re, Kryeministri Rama deklaroi se ministritë ekzistuese do të pësonin reforma të thella e ndërsa ministritë e reja apo ato që ndahen, do të përfshihen nga një qasje tjetër e cila do të ketë në bazë të saj reformën strukturore. “Qeveria e re do të jetë një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize mbi strukturën ekzistuese, që përbën një trup me shumë parazitë dhe që kërkon shkurtime. Kemi marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë fokus më tepër dhe përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetarëve. Do ristrukturojmë në mënyrë të plotë organikën e kryeministrisë, do të bëjmë shkurtim të kësaj organike, si dhe do të krijojmë një raport të drejtë dhe efikas, mes kabinetit të kryeministrit dhe degëve të ministrive. Të gjitha ministritë nuk do të ndryshojnë në kompetenca, por do të bëhen reforma të thella strukturore të brendshme. Do ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre, në funksion të rritjes së fuqisë koordinatave të këtyre komiteteve. Në të gjitha ministritë që s’ndryshojnë apo ndahen, do të ketë një reformë të thellë strukturore të brendshme”.

Numri i punonjësve në sektorin buxhetor për vitin 2013 (në vlerë absolute dhe përqindje)

 

Institucioni buxhetor

2013

%
Presidenca

76

    0.087
Kuvendi

349

0.398

Këshilli i Ministrave

128

0.146

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

776

0.885

Ministria e Bujqësisë, Ushqim. dhe Mbrojt. Së Konsum.

2,114

2.410

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

931

1.061

Ministria e Financave

3,131

3.570

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

38,901

44.352

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

1,139

1.299

Ministria e Shëndetësisë

3,752

4.278

Ministria e Drejtësisë

4,909

5.597

Ministria e Punëve të Jashtme

552

0.629

Ministria e Brendshme

13,637

15.548

Ministria e Mbrojtjes

10,190

11.618

Shërbimi Informativ Shtetëror

933

1.064

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

155

0.177

Akademia e Shkencave

29

0.033

Kontrolli Lartë i Shtetit

161

0.184

Ministria e Punës, Çësht. Sociale dhe Shanseve të Bara.

1,417

1.616

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

1,350

1.539

Prokuroria e Përgjithshme

825

0.941

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

1,215

1.385

Gjykata Kushtetuese

53

0.060

Agjencia Telegrafike Shqiptare

82

0.093

Instituti i Statistikës

236

0.269

Shkolla e Magjistraturës

23

0.026

Qendra Kombëtare e Kinematografisë

9

0.010

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

50

0.057

Avokati i Popullit

48

0.055

Komisioni i Shërbimit Civil

24

0.027

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

55

0.063

Inspektorati i Lartë Kontrollit të Deklarimit të Pasurive

44

0.050

Autoriteti i Konkurrencës

36

0.041

Ministria e Integrimit

75

0.086

Këshilli Kombëtar Kontabilitetit

6

0.007

Avokati i Prokurimeve

14

0.016

Institucione të tjera qeveritare

163

0.186

Mbështetje për shoqërinë civile

13

0.015

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

29

0.033

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

23

0.026

Instituti i Studimeve të Krimeve te Komunizmit

15

0.017

Rezervë për institucione të krijuara me ligj

42

0.048

Total

87,710

1

Burimi: Ministria e Financave, buxheti i konsoliduar 2011-2013. Përgatiti: ODA

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency