Vizat amerikane, ja si do të bëhet aplikimi, kushtet për t’u përzgjedhur

0
243

Ambasada u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta nga ana e aplikuesve

Kujdesi që duhet treguar ndaj mashtrimeve

 

Llotaria Amerikane-2Nga data 1 tetor do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës ka publikuar udhëzimin e plotë për hapat që duhet të ndjekin aplikantët. Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekuivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së. Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

 

Përzgjedhja

Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara. Për të gjithë aplikantët e DV-2015 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2015 i aplikimt të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 1 Maji 2014 deri të paktën më 30 qershor 2015. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do të japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë mjeti i VETËM me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2015. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me email. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit. Individët të cilët nuk janë të përzgjedhur gjithashtu do të njoftohet VETËM përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar fuqimisht të hyni vetë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve dhe të mos mbështeteni tek dikush tjetër për të kontrolluar dhe për t’ju informuar. Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni një vizë DV për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapëseprapë duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisë sipas ligjit të SHBA-së. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditura në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e përcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit. Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë më 30 shtator 2015. Në asnjë rrethanë DV-të nuk mund të lëshohen apo të autorizohen pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-së të cilët nuk e morën vizën në të njëjtën kohë me aplikantin kryesor nuk mund t’i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date.

 

Sa viza të DV-2015 do t’u kalojnë vendasve të secilit rajon dhe shteteve të kualifikueshme?

Shërbimi i Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) përcaktojnë limitet rajonale për DV-në për çdo vit sipas një formule të përcaktuar në Seksionin 203(c) të INA-s. USCIS do të bëjë publike këto shifra pasi të jenë kryer llogaritjet. Numri i vizave që do t’u lëshohen vendasve të secilit shtet do të varen nga caqet rajonale të përcaktuara, nga sa të regjistruar vijnë nga secili shtet, dhe se sa të regjistruar kanë pasur të drejtën për vizë. Jo më shumë se shtatë për qind e totalit të vizave në dispozicion mund t’i kalojnë vendasve të një shteti.

Cilat janë kërkesat për arsim ose eksperiencë pune?

Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.

Cilat profesione kualifikohen për programin e DV-së

Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart.

A ka një moshë minimale për të aplikuar për programin e E-DV-së?

Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç.

Kur mund ta dorëzoj aplikimin tim?

Periudha e regjistrimit për aplikimin elektronik për DV-2015 ka filluar në mesditë, ora ditore lindore (GMT-4), e martë, 1 tetor 2013, dhe do përfundojnë në mesditë, ora ditore lindore (GMT-4) e shtunë, 2 nëntor 2013. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit në këto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë që të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin.

Më duhet të aplikoj vetëm një herë gjatë periudhës së regjistrimit?

Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Nëse dorëzoni më shumë se një aplikim do të skualifikoheni.

A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?

Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës.

 

Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?

Bashkëshortët: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten, pavarësisht faktit se jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshortët tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cenoheni nëse e përfshini atë.

Fëmijët: Ju duhet të përfshini të gjithë fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, fëmijët e bashkëshort-it/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshort-it/es suaj, apo fëmijët që ju keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë, sidoqoftë ju nuk do të cenoheni nëse i përfshini ata. Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit janë të papërshtatshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe nuk duhet të përfshihen në formularin tuaj. Nëse përfshini pjesëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e domosdoshme për ta që të aplikojnë për vizë apo të udhëtojnë me ju. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini më vonë në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, dhe që nuk e keni përfshirë në aplikimin elektronik fillestar, rasti juaj do të skualifikohet. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të përftuar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti/ja juaj, nëse i përmbush kushtet për aplikim, ende mund të dorëzojë një formular më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dy aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj.

Duhet të aplikoj vetë apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua?

Ju inkurajojmë të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të shkualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur, të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) në www.dvlottery.state.gov.

Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV-së?

Po.

Sipas procedurave, sistemi nuk do të pranojë formularin fillestar E-DV nëse fotografitë e mia nuk i plotësojnë të dhënat teknike. A mundem të ridërgoj formularin tim?

Po. Nëse fotografia/ (fotografitë) nuk i plotësojnë të dhënat teknike, regjistrimi juaj nuk do të pranohet nga interneti i E-DV-së, kështu që ju nuk do të merrni një njoftim konfirmues. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, ju mund të mos e merrni menjëherë njoftimin për refuzim. Nëse ju mund të korrigjoni fotografinë /(fotografitë) dhe të ridërgoni Pjesën e Parë apo të Dytë të formularit brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave, ju mund të jeni në gjendje që të paraqisni regjistrimin tuaj me sukses. Përndryshe, do t’ju nevojitet të rifilloni procesin e regjistrimit. Ju duhet të mundoheni të paraqisni një formular aq herë sa të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Njëherë që merrni njoftimin për konfirmim, regjistrimi juaj ka përfunduar dhe ju NUK duhet të paraqisni një regjistrim shtesë.

Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur?

Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entry Status Check), në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.govnga 1 maji 2014 të paktën deri në shtator 2015. Kontrollit të Statusit të Regjistrimit është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë.

Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur? A do të njoftohem?

Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2015 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.govduke filluar nga 1 Maji 2014, deri në 30 Qershor 2015. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri në 30 shtator 2015. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2014, është në dispozicion në internet nga 1 Maj 2013, deri në 30 Qershor 2014.) Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.

Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit?

Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve(ESC) në faqen e internetit E-DV që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj.

Sa individë do të përzgjidhen?

Për DV-2015 janë në dispozicion 50.000 Viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për llotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2015-s do të fillojnë në Tetor 2014 për ata të përzgjedhur të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër siç mund t’u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së në vendet e huaja. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2015. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri rastet e tyre. Përzgjedhja e rastësishme si i përzgjedhur nuk garanton që ju do të merrni një vizë.

Si do të përzgjidhen regjistruesit e suksesshëm?

Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit Hyrës, në dispozicion duke filluar nga 1 Maj 2014, deri së paku më 30 Qershor 2015, në faqen e internetit E-DVwww.dvlottery.state.gov internetit. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do t’ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollin e Statusit Hyrës për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union.

Si do të përzgjidhen të regjistruarit?

Të gjitha regjistrimeve të marra nga secili rajon do t’i caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 1 maji 2014 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov. Në qoftë se ju jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhëzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, Qendra Konsullore në Kentucky (KÇ) e Departamentit të Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një zyrë lokale të USCIS për të rregulluar statusin.

Sa kushton regjistrimi në programin e E-DV-së?

Aktualisht nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për lotarinë. Sidoqoftë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat për vizë të kërkuara në kohën e aplikimit për vizë si dhe intervistë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te Bashkuara apo Konsullatë. Nëse ju jeni një i përzgjedhur që ndodheni tashmë në SHBA, dhe aplikoni pranë USCIS për të rregulluar statusin, ju do t’i paguani të gjitha tarifat e kërkuara direkt pranë USCIS. Nëse jeni përzgjedhur, ju do t’i merrni detajet mbi tarifat e kërkuara të aplikimit për vizë emigrimi të DV-së bashkë me udhëzimet e dhëna nëpërmjet faqes së internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov

Nëse aplikoj për DV, por nuk kualifikohem për të marrë një vizë të tillë, a mund të më rimbursohet tarifa që kam paguar për vizë?

Jo. Tarifat e vizave nuk mund të rimbursohen. Ju duhet të përmbushni kualifikimet për vizë ashtu siç është specifikuar në këto udhëzime. Në rast se zyrtari konsullor vendos se ju nuk i përmbushni të gjitha kërkesat për vizë ose se ju nuk jeni i pranueshëm për Vizën e Shumëllojshmërisë, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, oficeri nuk mund t’ju lëshojë vizë dhe do t’ju mbahen tarifat e paguara.

 

Si të kujdesesh nga mashtrimet

Mesazhe Mashtrimi që u Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë“. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union. Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronikeTiranaUSConsulate@state.gov. Lutemi të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.

Adresat Mashtruese të Internetit: Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë. Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë“.

Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency