Ançeloti: Është e habitshme të shikosh Barçën të shënojë me kundërsulm

0
1151

Jurges Veizaj

Tekniku i galaktikëve bëri një rezyme të përgjithshme, ku foli për formën e mirë që po shfaq Atletiko e Madridit dhe karakterin që po tregon në fushë. Gjithashtu, iu referua edhe kundërshtarit të drejtpërdrejtë, Barcelonës. Ai deklaroi se është i habitur nga stili i lojës me kundërsulm që katalanasit po zhvillojnë

 

Carlo Ancelotti New Real Madrid Manager Press Conference and Photo CallTekniku i Realit të Madridit, Karlo Ancelotti, zhvilloi një konferencë për shtyp ditën e djeshme, gjatë së cilës folur për çështjen e Benzemasë dhe për ndeshjen me Getafen në “Santiago Bernabeu”. “Nuk ka nevojë për koment, ka bërë ndeshje të mira dhe ndonjëherë kur luan mirë, të bën të motivuar”. Gjithashtu, ai foli edhe për dy kundërshtarët e drejtpërdrejtë, Ateltiko Madrid dhe Barcelona. Ai foli në veçanti edhe për katalanasit që kanë filluar të surprizojnë me stilin e lojës së tyre. “Ajo që më surprizon është Atletiko Madrid. Ata po punojnë shumë mirë. Kanë fituar ndeshje të mëdha dhe bënë ndeshje të mëdha për Superkupën, duke bërë ndeshje tepër të mira kundër Barcelonës. Barcelona është gjithmonë e fortë dhe luan një futboll të madh. Por më habit më shumë Atletikoja për karakterin e saj”. Tekniku italian foli edhe për ekipin e tij dhe për mënyrën se si po punohet në skuadër. “Jemi duke u përmirësuar, jam i kënaqur, pasi është një ekip që do të progresojë në stërvitje dhe është shumë profesional”. Më pas tekniku i galaktikëve iu kthye përsëri çështjes së Barçës, duke analizuar stilin e ri të lojës që po bën. “Besoj se është trajneri ai që duhet të përshtatë karakteristikat e lojtarëve të tij, edhe pse kjo është pak e vështirë. Gjithashtu, trajneri është ai që duhet të përshtatë, duke pasur parasysh lojtarët që ka në skuadër. Është e habitshme të shikosh Barcelonën të shënojë me kundërsulm kundër Rajos dhe të humbnin mbajtjen e topit pas shumë ndeshjesh”. Në konferencë ai komentoi edhe për disa në lojtarët ku i pari ishte Gareth Bejli, i cili pati një dëmtim. “Kemi kohë që ta përgatisim mirë për të shtunën. Natyrisht që nuk ishte i lumtur pas ndeshjes, por ka ndryshuar, pasi ka filluar të mendojë për derbin”. Tekniku e mohoi që të kishte masur mosmarrëveshje me uellsianin. “Luajti në ndeshjen e parë 60 minuta me Vilarealin dhe luajti dhe 30 minuta në Turqi. Nuk kishte asnjë problem para ndeshjes me Getafen, por më pas pati një problem muskular, për të cilin nuk luajti dhe nuk ishte në stërvitjen e së hënës. E mira është që të shmangim rreziqet”, – u shpreh trajneri. Për Benzemanë ai u shpreh se nuk kishte shumë komente, për shkak se ndeshjet e tij kanë qenë të mira. “Nuk është nevoja të flas për Benzemanë, pasi ndeshjet e tij kanë qenë të mira. Është e vërtetë që për një sulmues është e rëndësishme të shënojë gola, por përgatitja e tij po më pëlqen. Në këto momente është i qetë. I pëlqen që të luajë mirë dhe të bëjë maksimumin. Është më mirë që të jetë i motivuar dhe të mos dëgjojë fjalët e të tjerëve”. Ançeloti shpreson që të mos përsëritë rezultatin e keq që pati me Vilarealin, ku iu desh të largohej nga fusha me një barazim. “Duhet të jemi të kujdesshëm me ndeshjen kundër Elches. Tashmë kemi mësuar nga eksperienca me Vilarealin ku patëm një ndeshje shume të vështirë. Besoj se e do të jetë një histori ndryshe. Të luash kundër Real Madridit për ta është një motivacion shumë i madh”. Për sa u përket përgatitjeve me ekipin, italiani u shpreh: “Kemi folur me lojtarët dhe ata janë dakord. Duhet t’i fillojmë ndeshjet me më shumë intensitet, pasi kemi pasur shumë probleme në fillimet e ndeshjes, edhe pse më vonë jemi përmirësuar. Kemi folur për këtë edhe para ndeshjes me Getafen, por besoj se ishte fati i keq, pasi pësuam një gol shumë shpejt. Objektivi është që ta fillojmë ndryshe”.

 

Tekniku bavarez

Guardiola: Kupa e Gjermanisë, sistem më të mirë se Kupa e Spanjës

Ish-tekniku i Barcelonës foli për avantazhet e Kupës së Gjermanisë me strukturën që ka. “Më mirë me sistemin gjerman, atë me një ndeshje. Në Spanjë duhet të luash dy takime”. Ai gjithashtu foli edhe për dy liderët bavarezë, Shvajnshtajger dhe Lam: “Basti luajti super kundër Shalkes. Për Lamin kisha nevojë në mesfushë dhe sapo të rikthehet Martinezi, ai do të rikthehet sërish në vendin e tij. Ai është lojtar inteligjent dhe unë kam shumë lojtarë inteligjentë”. Ndërsa për Robenin dhe Riberinë u shpreh se ata janë një dyshe e madhe. “Janë lojtarë të mëdhenj, shumë të rëndësishëm për ekipin. Janë të papërmbajtshëm në situatat një-kundër-një apo një-kundër-dy. Por edhe ata duhet të rrinë ndonjëherë me mua në stol. Mbase! Do ta shoh nesër situatën me stafin tim dhe do të vendos. Martinez nuk është ende gati, Tiago do të mungojë akoma, ndërsa Gëtze ka zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore. Nesër gjatë mëngjesit që do të hamë së bashku do të vendos nëse do ta grumbulloj për ndeshjen. Mario ka nevojë për kohë”. Rotacioni: “Nesër nuk mund të bëj rotacion në mesfushë. Nuk kam shumë lojtarë për të aplikuar rotacionin, shpresoj pas pauzës në tetor të kem më tepër lojtarë gati për të luajtur”. Ajo që i ka bërë përshtypje është mbrojtësi brazilian Dante që ka bërë një paraqitje shumë të mirë sezonin që kaloi. “Është superlojtar. Bëri një sezon perfekt vjet dhe më pas pati vetëm 15 ditë pushime prej Kupës së Konfederatave. Mentaliteti i tij më pëlqen, po ashtu edhe personaliteti”. Gjithashtu katalanasi u shpreh se i pëlqen mënyra se si festohet festa e birrës në Gjermani.

 

Legjenda argjentinase

Zaneti: Napoli dhe Interi dyluftojnë për titull

Lideri i madh i zikaltërve, Zaneti, flet për momentin e lumtur që po kalojnë në kampionat. Që kur ka pësuar dëmtimin, argjentinasi nuk është shkëputur për asnjë ditë, duke i qëndruar pranë ekipit si në stërvitje edhe në ndeshje. Në çdo rast legjenda e Interit nuk ka humbur mundësinë për të folur për ekipin e tij. Për të nuk ekziston fjala heshtje, kur në mes janë ndjenjat. Kapiteni për momentin ndodhet në Kapri, si i ftuar special i “Inter Club Capri”, nga ku flet për të parën herë hapur për bisedimet mes Masimo Moratit dhe Erik Tohirit. “Është pranë një akord, i cili mund të konsiderohet epokal për klubin dhe për familjen Morati. Jam i bindur se nëse ‘timoni’ i shoqërisë do të merret nga Tohiri, ai do të kontribuojë për ta mbajtur ekipin në nivele të larta”, – ka thënë Zanetti. Më pas argjentinasi ka folur edhe për luftën për titullin kampion, duke snobuar Juventusin dhe në të njëjtën kohë duke dalë hapur për objektivin e zikaltërve. “Sipas mendimit tim, këtë sezon janë dy ekipe favorite për ta fituar kampionatin: Interi dhe Napoli. Ne e kemi nisur më së miri kampionatin dhe ekipi po dëshmon se këtë sezon është tepër kompetitiv. Shpresoj që ta ruajmë këtë ecuri deri në fund të sezonit për të synuar diçka të rëndësishme. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të fituar këtë sezon. Rivali më i fortë? Them Napoli, për atë çka po dëshmon deri më tani. Sipas mendimit tim, Interi dhe Napoli do të luftojnë deri në fund për titull”, – deklaroi Havier Zaneti.

 

Kosovari

Behrami: Unë e inatosa Balotelin

Valon Behrami është protagonisti i nervozizmit të tepruar të Mario Balotelit në fund të ndeshjes. Mesfushori i Napolit ka sqaruar atë që ndodhi, duke e cilësuar si të tepruar reagimin e sulmuesit të Milanit. “Patëm një dyluftim dhe një përplasje shpatull me shpatull. Ai u rrëzua vetë, me shpresën se arbitri do të akordonte faull. Por nuk ishte asnjë gjë jo korrekte. Kur pa që gjyqtari nuk dha asgjë, e humbi fare qetësinë dhe nisi të bërtiste. Në fakt, arbitri Banti i sqaroi se ishte vetëm një dyluftim shpatull me shpatull dhe jo faull. Gjithsesi, Mario ishte shumë i acaruar dhe e teproi. Madje më tha mua se e bëra me qëllim, por iu përgjigja se nuk kishte asnjë ndërhyrje të parregullt”, – u shpreh Behrami. “Ndeshja ishte 1-2 në favor të miqve dhe Balo shpresonte te një mundësi për të barazuar, por e vetmja gjë që bëri ishte një nervozizëm i tepër, që i shkaktoi edhe pezullimin me tri javë”, – deklaroi mesfushori i Napolit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency