Si u shmang katastrofa bërthamore

0
138

timthumbNjë bombë atomike prej 4 megaton ka qenë pranë shpërthimit në vitin 1961 në Shtetet e Bashkuara, tregon një ish-dokument sekret i publikuar së fundmi. Dy bomba ndodheshin në bordin e avionit “B-52” që fluturoi mbi Karolinën e Veriut dhe të dyja ranë, por vetëm njëra nisi procesin e shpërthimit. Dokumenti u publikua për herë të parë në gazetën britanike “The Guardian”. Qeveria amerikane ka qenë në dijeni të ngjarjes edhe më parë, por kurrë nuk e kishte bërë publik faktin se sa pranë shpërthimit ishte një prej bombave. Dokumenti u sigurua nga gazetari Eric Schlosser në bazë të Aktit të Lirisë së Informacionit. Schlosser tha për BBC se një shpërthim i tillë do të kishte ndryshuar rrënjësisht rrjedhën e historisë. Avioni po kryente një fluturim rutinë kur filloi të kishte një avari mbi zonën e Karolinës së Veriut më 23 janar 1961. Teksa avioni po thërmohej në ajër, një komandë në kabinë liroi dy bombat me hidrogjen “Mark 39” mbi lokalitetin Goldsborou. Njëra ra në tokë e çarmatosur, por e dyta kaloi të gjitha mekanizmat e armatosjes, përveç njërit dhe shkoi shumë pranë shpërthimit. Gazetari Eric Schlosser saktësoi se vetëm mosfunksionimi i një çelësi me voltazh të ulët parandaloi katastrofën. Bomba ishte pothuajse 260 herë më e fuqishme se bombat që ranë në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë. Ngjarja ndodhi gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, vetëm një vit para se kriza e raketave kubaneze të çonte frikën e armëve bërthamore në dyert e Amerikës.

Qeni qëlloi me armë pronaren!

Në shtetin amerikan të Texasit një qen plagosi aksidentalisht pronaren e tij. Gruaja 78-vjeçare i rrëfeu policisë se ajo zakonisht shikon televizor të shtunën, duke mbajtur jo shumë larg vetes një armë gjahu, dhe kur qeni aksidentalisht e rrëzoi atë, ajo zbrazi një fishek. Plumbi e goditi gruan në këmbë. Mëngjesin tjetër gruaja shkoi në spital dhe policia u interesua për ngjarjen. Sipas policisë, gruaja tha se ai ishte një aksident dhe se qeni nuk kishte asnjë faj.

Meteoriti i Çeljabinskut, objekt kulti

Në qarkun e Çeljabinskut ka lindur një lëvizje e re fetare – ajo e adhuruesve të meteoritit, i cili ra në liqenin e Çebarkulit. Besimtarët e fesë së re besojnë se meteoriti nuk është vetëm një gur i rënë nga qielli, por një pllakë, në të cilën përshkruhet struktura e Universit dhe që mund të shkaktojë apokalipsin, transmeton ZR.  Për ta shmangur këtë, besimtarët, të cilët janë rreth 50 persona, kërkojnë që meteoriti t’u jepet atyre. Sipas planit, guri do të vendoset në themelet e tempullit të tyre. Qëllimet e besimtarëve janë mjaft serioze. Ata tashmë po përgatisin dokumentet për t’u bërë një organizatë fetare zyrtare dhe pastaj do të fillojnë ndërtimin e tempullit, projekti i të cilit është gati.

Kali hipën mbi çatin e shtëpisë

Mendoni sikur të zgjoheni dhe të gjeni një kal në çatinë e shtëpisë tuaj. Kjo i ka ndodhur të martën e kaluar një familjeje kanadeze në Brunsuik dhe në këtë rast photoshop-i nuk ka asnjë lidhje. Pat dhe Stephen Downey, që rrisin kuaj garash në fermën e tyre, kanë zbuluar se një prej kafshëve ishte ngjitur mbi garazh. Në disa metra lartësi por aspak i trembur, kali ka shijuar panoramën që ofronte çatia. Fotoja është bërë nga vëllai i pronarit të fermës, Archie, që jeton po ashtu në një fermë ngjitur dhe që e ka shpërndarë me celular. Natyrisht, fotoja ka nisur të qarkullojë në web. “Nuk arrinim ta besonim. Mendonim se ishte një fotomontazh”, kanë treguar Pat dhe Stephen për televizionin kanadez CTV. U desh pak kohë për ta zbritur, por në fund kafsha është kthyer në sallë shëndosh e mirë. Me siguri, thonë dy pronarët, kali është ngjitur duke kaluar nga njëra çati në tjetrën mbrapa garazhit. “Mendoj se ishte mërzitur sepse shpesh herë rrit vetëm dhe, njësoj si një fëmijë 2 apo 3 vjeç ka hyrë në telashe në kërkim të emocioneve të reja”, ka thënë Stephen Downey.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency