Mançester Siti mposht djajtë e Junaitid

0
141

 Jurges Veizaj

Sfida më e madhe e kësaj jave në Premier Ligën angleze ka sjellë fitoren e teknikut Pelegrini përballë David Mojes. Blutë e Sitit arritën të mposhtin një Manchester që i mungoi qartësia në lojë. Një sfidë me rivalitet të madh që kësaj radhe i shkoi skuadrës së sheikve.

 

Toure-Fellaini_2679767bSiti Juanitid ishte dhe ndeshja më emocionuese e ligës angleze. Një ndeshje që ka një rivalitet shumë të madh. Jo për shkak se të dyja skuadrat janë pjesë e një qyteti por edhe historisë që kanë në përballjet e tyre. Junaitid duke se ka humbur pak shkëlqimin pas ikjes së Ferguson dhe akoma nuk është mësuar më David Mojes. Ndërsa tekniku Pelgrinin ka arritur që të përshtatet shumë mirë me skuadrën duke parë edhe karakterin e tij si njeri i qetë, ndryshe nga italiani Mançini. Sfida ishte prova e parë e madhe për të dyja klubet që provonin muskujt përballë njëri tjetrit. Dy priteshin që të sih progtagonistë, Uejn Runi dhe Kun Aguero. Fitues ka dalë ky i fundit që ka arritur  t’i shënojë dy gola gardianit De Gea. Pjesa e parë duhet thënë që u kontrollua më së miri nga blutë e Siti. Lojtarët e Pelegrini u treguan shumë agresiv duke qënë shumë sulmues që në minutat e para. Ndërsa Mançesteri Junaitid nuk arrinte të reagonte duke qënë shumë ta vakët në sulm. Gjatë kësaj kohe Aguero me shokë provojnë shumë drejt portës së portierit spanjoll. Goli parë do të vinte në minutën e 16 nga argjentinasi Aguero i cili pas një asis të dhënë nga Kolarov do ta çontë topin në rrjetë duke i ndëshkuar që në minutat e para djajtë. Skuadra e David Mojes nuk po jepte frytet e duhura dhe nuk u tregua e fuqishme që ta rikthente lojën pasi lojtarët e Siti dukeshin shumë më superior. Në minutën e fundit të pjesës së parë do të vinte edhe goli nga Jaja Ture i cili merr topin nga spanjolli Negredo dhe shënon golin e dytë duke e mbyllur pjesën më një rezultat të sigurtë. Goli i tretë dhe i dyti personal do të vinte nga argjentinasi Serxho Aguero. Sulmuesi i talentuar do arrinte të gjente korridorin për ta çuar topin mbrapa shpinës së De Geas. Ky gol i dha dha dhe sigurinë skuadrës që tashmë ishte e ekzaltuar nga rezultati që po merrnin. Por 3 minuta më vonë do t’i mbyllte kapakun “mrekullisë Siti” francezi Nasri që do të shënonte të katërtin duke i treguar dhe njëher Junaitid se kush janë zotërit e Mançester. Në minutën e 87 do të vinte edhe goli i “nderit” nga ana e Uejn Runi. Duhet thënë që skuadra e kuqe bëri një lojë më të mirë pjesën e dytë me shumë aksione por që nuk mund të rezistionin përballë supërmacisë që kishte ndërtuar Jaja Ture me shokë. Një gol i djajve nuk zgjdhi asgjë pasi ata largohen më një humbje të thellë kundër rivalit të tyre të drejtpërdrejtë. Një sfidë tepër e nxehtë që kohët e fundit në Angli ka marrë përmasa të mëdha për shkak të përforcimit të skuadrës së Siti që u ble nga Sheikët. Këtë sezon duket se pronarët kanë arritur që të gjejnë një të mesme të artë me Manuele Pelegrini. Tekniku solli me vete dhe Jesus Navas, Negredo dhe Jovetiç. Këto lojtar kanë rritur cilësinë dhe e kanë kthyer në një skuadër të frikshme jo vetëm në Angli por edhe në kompeticionet europiane.

 

 

Box

Pelegrini: Aguero është special

Trajneri i Mançester Sitit ishte i sigurt se njeriu i ndeshjes që do të bënte diferencën, do të ishte Serxho Aguero. Kujtojmë se sulmuesi argjentinas i ndëshkoi “djajtë” në “Old Trafford” në muajin prill me një aksion personal dhe kaq mjaftoi që “qytetarët” të rrëmbenin tri pikët në tempullin e Junajtid. “Sergio është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Ai është një sulmues i pabesueshëm, i cili bën diferencën në çdo ndeshje. Nuk ka bërë një fazë të plotë përgatitore për shkak të dëmtimit, por kondicioni i tij po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Jam i sigurt se do bëjë një ndeshje shumë të mirë të dielën, sepse Sergio shfaqet gjithnjë në ndeshjet e rëndësishme”, u shpreh tekniku i City-t.

 

 

Markizio një hap larg Juves

Forma gjithmonë e në rritje e Paul Pogba dhe një mbulim gjithnjë e më shumë i roleve në fushë nga mesfushori i ri francez, ka bërë që Claudio Marchisio t’i japë një ultimatum trajnerit dhe klubit të tij: ose rikthehet titullar fiks në skuadër, ose në janar mund të mendojë edhe një largim të mundshëm. Dhe pikërisht nga ky fakt duan të përfitojnë dy klubet angleze, Manchester United dheChelsea, që sipas mediasishullore kanë përgatitur 25 milionë euro për kartonin ejuventinit, në pritje të merkatos së janarit. Kjo nuk është hera e parë që këto dy klube bëhen të gjalla për mesfushorin italian, por këtë herë ekzistojnë shanset për një marrëveshje.

 

Vetel shapllet mbreti i Singaporit

Sebastian Vettel është mbreti edhe I këtij kampionati, duke arritur një fitore të re në Çmimin e Madh të Singaporit, gjatë së dielës. I ardhur nga suksesi i Belgjikës,Vettel vazhdon të rrisë hapin drejt një titullit të katërt kampion radhazi, duke shfaqur një dominim absolut edhe në garën e vetme të Botërorit që zhvillohet gjatë natës.I nisur nga vendi i parë, Vettel nuk e vendosi asnjëherë në diskutim suksesin, ndërsa Alonso përsëriti një skenar të njohur në këtë sezon, duke e mbyllur i dyti pas një nisje nga pas.Kimi Raikkonen, autor i një serie parakalimesh spektakolare arriti të fitonte edhe ai një vend në podium, duke lënë pas Rosberg, Hamilton e Massën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency