Kuvend, gati seanca për zgjedhjen e nënkryetarit Vangjel Dule dhe krerëve të komisioneve parlamentare

0
131

Florenc Drizari

Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve, priten vendime për zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit dhe axhendën e punimeve parlamentare

 

Kuvendi-i-Shqiperise-300x225Kuvendi i Shqipërisë pritet të nis ditën e hënë punimet për plotësimin e organeve drejtuese të tij. Sipas burimeve nga Kuvendit, paraditen e sotme pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar edhe axhendën e punimeve që do të ndjekë ky institucion. Nga kjo konferencë pritet të përcaëktohet nëse do të ketë seancë plenare pasditen e së hënës apo Kuvendi do të vijojë punimet ditën e enjte. Në Konferencën e Kryetarëve do të propozohen edhe emrat e krerëve të komisioneve të përhershme parlamentare si dhe zgjedhja e sekretarive sekretariateve të tyre. Gjithashtu në mbledhjen e së hënës pritet të diskutohet edhe për zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve është i vetmi organ drejtues i zgjedhur pas betimit të deputetëve rreth dy javë më parë. Nga kjo konferencë më herët është folur për axhendën e punimeve, ky në fokus ka qenë prezantimi i programit politik të qeverisë së re dhe koha që ka dashur opozita për ta studiuar dhe për të bërë pyetje ndaj ekzekutivit.

SEANCA PLENARE

Pas mbylljes së punimeve nga Konferenca e Kryetareve që pritet të mbahen paraditen e së hënën, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare. Edhe pse mbledhja e seancës nuk konfirmohet zyrtarisht nga përfaqësues të Kuvendit, gjetja e konsensusit në këtë konferencë do të përcaktojë edhe axhendën e zhvillimit të punimeve; nëse seanca do të mbahet pasditen e së hënës rreth orës 18:00 apo do të mblidhet si zakonisht ditën e enjte. Në seancë pritet të votohet për zgjedhjen e krerëve të grupeve parlamentare. Përfaqësues nga Kuvendi nuk i kanë bërë ende zyrtare emrat e tyre, por disa ditë më parë dy partitë më të mëdha politike në vend, PD dhe PS, kanë publikuar emrat pas mbledhjeve të grupeve parlamentare. Ndërkohë, një tjetër vendim që pritet të miratohet në seancë plenare, është edhe votimi për nënkryetarin e Parlamentit. Për herë të parë në këto dy dekada, Partia Socialiste duket se ka hequr dorë nga mbajtja e postit të nënkryetarit të Kuvendit. Numri dy i Parlamentit pritet të jetë nga radhët e aleatëve të majtë, më konkretisht nga PBDNJ, me përfaqësues Vangjel Dulen.

KOMISIONET PARLAMENTARE

Dy partitë e mëdha PD dhe PS, pak ditë më parë miratuan në mbledhjet e grupeve që do të drejtojnë komisionet e përhershme parlamentare. Kështu, nga radhët e PS-së, në krye të Komisionit Kuvendor të Ligjeve do të jetë deputeti Fatmir Xhafaj, në krye të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm, Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Klodiana Spahiu, nënkryetare e Komisionit të Shëndetësinë. Porsa i përket opozitës, PD pritet të kryesojë tre komisione parlamentare. Në krye të Komisionit të Medias do të jetë ish – ministri i Inovacionit, Genc Pollo, Majlinda Bregu do të jetë kryetare e Komisionit Kuvendor të Integrimit dhe Albana Vokshi në krye të Komisionit të Shëndetësisë.

 

Krerët e Komisioneve Parlamentare nga PS-ja

Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë

Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese

Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias

Klodiana Spahiu, nënkryetare e Komisionit të Shëndetësinë

Nënkryetar Kuvendi

Vangjel Dule, nënkryetar i Parlamentit

 

Krerët e Komisioneve Parlamentare nga PD-ja

Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit Kuvendor të Integrimit

Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Medias

Albana Vokshi, kryetare e komisionit të Shëndetësisë

 

Vangjel Dule, nënkryetar i Kuvendit

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule pritet të zgjidhet si numri dy i Kuvendit të Shqipërisë, pas kryetarit Ilir Meta. Në këtë post z. Meta u konfirmua me 91 vota pro në krye të këtij institucioni ndërsa për zgjedhjen e nënkryetarit, mazhorancës i mjaftojnë edhe një shumicë e thjeshtë votash. Më herët kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule u konfirmua deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që një tjetër përfaqësues i minoritetit u votua nga radhët e PS-së. Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut garoi në koalicionin e majtë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe zgjedhja e Dules si nënkryetar i Kuvendit vjen edhe si pjesë e marrëveshjes së PS-së me këtë force politike. Më herët qeveria e re “Rama” u kritikua nga shtypi grek, por edhe nga minoriteti në Shqipëri, për mospërfshirjen e asnjë përfaqësuesi nga radhët e tyre në qeveri.

 

Ceremonia në SHBA, Boston

Nishani dekoron Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Gjatë vizitës së tij zyrtar në SHBA, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Më herët, Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në vendprehjen e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në varrezat e Forest Hills, Boston.

Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri me dije se Dekorata që Kreu i Shtetit ia dorëzoi At’ Artur Liolinit, jepet me motivacionin “Vatër e rëndësishme historike e ruajtjes së trashëgimisë dhe traditës kombëtare shqiptare. Luftëtare konsekuente për Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe konsolidimin e sovranitetit të tyre dhe rritjes së profilit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh se historia shqiptare e qindvjeçarit të fundit është e lidhur ngushtë me diasporën shqiptare në SHBA, që nga ana e saj nuk mund të kuptohet pa Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, në Boston, e cila që prej themelimit nga Kryepeshkopi, patrioti i shquar dhe mendimtari i madh Fan Noli, në mars të vitit 1908, deri më sot, nën drejtimin e At’ Artur Liolinit, ka qenë mbështetëse e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe e pranishme në momentet kulmore të saj.

“Katedralja e Shën Gjergjit është shndërruar, tashmë, jo vetëm në një nga institucionet më të rëndësishme, por gjithashtu në një pikë referimi institucional për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është shtëpia me dyer e zemër të hapur për të gjithë bashkatdhetarët tanë, qofshin ata ortodoksë, myslimanë, apo katolikë, një strehë e ngrohtë mikpritëse dhe një simbol i bashkëjetesës fetare dhe unitetit kombëtar.

Presidenti Nishani u shpreh se At’ Artur Liolini, me atdhedashurinë dhe drejtimin e urtë, ka dhënë një ndihmesë të shquar dhe përbën një vlerë të çmuar për këtë institucion dhe më gjerë, duke theksuar ndërkohë se shqiptarët i detyrohen mirënjohje dhe respekt kujtdo që ka bërë diçka të vyer për kombin.

Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë qindra bashkatdhetarë që jetojnë në SHBA.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency