Tenton të mbysë gruan në gjendje të dehur, dënohet me 4 muaj

0
133

Sonja Caka

Gruaja tërhiqet nga kallëzimi dhe e fal burrin, gjykata e dënon të pandehurin Genc Avdiu. Vendimi: I pandehuri për 2 vjet nën monitorim nga Shërbimi i Provës    

 

Dhuna_ne_heshtje_vret_serishGjithë ditën duke pirë në lokal, gjithë darkën dhunë barbare ndaj gruas, derisa një natë tentoi ta mbyste. Fati e ndihmoi pasi një patrullë policie ndërhyri. Megjithatë, gruaja u pendua që e denoncoi të shoqin dhe gjatë gjykimit u tërhoq, duke iu drejtuar gjykatës se i kishin rregulluar marrëdhëniet dhe me burrin shkonte mirë. Por, gruaja e fali, gjykata jo. Pavarësisht tërheqjes së gruas, togat e zeza e dënuan me 4 muaj burg dhe më pas i pezulluan dënimin, duke e lënë nën mbikqyrje për 2 vjet, me kusht që të mos prekë me dorë gruan dhe djalin gjatë kësaj kohe. Kjo ka qenë masa e dënimit e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të pandehurin Genc Avdiu, i akuzuar për veprën penale “dhunë në familje”.

Ngjarja

Ngrihej në mëngjes dhe shkonte pine, kthehej në banesë, hante drekën, ngrihej dhe shkonte pinte deri në mbrëmje. Kthehej në shtëpi, hante darkën dhe më pas në gjendje tejet të alkoolizuar, rrihte gruan derisa shenjat në fytyrën e saj ishin mjaft të dukshme, përkatësisht hematoma dhe çarje të ndryshme. Situatë e ngjashme ishte edhe ajo e ditës kur ndërhyri policia. Pasi kishte ngrënë e pirë gjithë ditën, në darkë i vuri duart në fyt gruas së tij, duke tentuar ta mbyste. Pasi i shpëtoi nga duart e shoqja, herën e dytë e nxorri jashtë në oborr zvarrë derisa zhurmën e dëgjoi një patrullë policie që patrullonte aty pranë. Ndërhyja e tyre i shpëtoi jetën gruas. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri  Genc Avdiu është i martuar me shtetasen Arjana Bufi dhe nga martesa kanë një djalë 12 vjeçar të quajtur A.Avdiu. Fillimisht marrëdhëniet në çift kanë qenë të mira, por me kalimin e kohës janë përkeqësuar. Me datë 20.03.2013 rreth orës 10:00, i pandehuri, Genc Avdia ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në lokal për të pirë alkool. Rreth orës 13:00 është kthyer  në banesë ka ngrënë drekë dhe më pas ka dalë përsëri për të pirë. Rreth orës 21:00 ai është rikthyer në banesë dhe më pas është shtrirë në krevat. Bashkëshortja e tij Arjana ka hyrë tek dhoma e gjumit ndërsa i pandehuri ka filluar të konfliktohet me të pa asnjë shkak si dhe ka filluar ta fyejë atë. Më pas ai e ka kapur bashkëshorten nga fyti duke i thënë se do ta mbyste, do ta vriste. Pasi bashkëshorti i saj e ka shtrënguar fort në fyt, Arjana ka bërtitur dhe më pas është larguar prej tij dhe ka dalë jashtë për të kërkuar ndihmë. Pas pak ajo është rifutur në banesë ndërsa i pandehuri është ngritur nga krevati dhe i ka kërkuar llogari se ku ndodhej djali. Më pas ai e ka goditur me grusht në fytyrë duke i çarë buzën dhe më pas ajo është rrëzuar përtokë pa ndenja. Pas kësaj, ai e ka kapur për dore dhe kanë dalë përjashta ndërkohë një patrullë policie ishte afruar aty dhe ka bërë shoqërimin e të dyshuarit në Komisariat. Sipas shtetases Arjana Bufi, bashkëshorti i saj Genci Avdiu, ushtron dhunë vazhdimisht ndaj saj dhe djalit dhe ndihen të frikësuar. Genci është përdorues i rregullt i alkoolit dhe është mjaft agresiv.

Tërheqja

Pas arrestimit të Avdiut, është marre vendim për kryrjen e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin Arjana Bufi, por akti nuk është administruar pasi shtetasja Arjana Bufi nuk është paraqitur tek Mjekësia Ligjore. Nga procesverbali I kqyrjes së Arjana Bufi dhe tabelat fotografike rezulton se ajo ka dëmtime në buzë për shkak të dhunës së të pandehurit. Por, e pyetur në cilësinë e deklarueses, shtetasja Arjana Bufi ka shpjeguar se dëshiron të tërheqë kallëzimin  pasi është rregulluar me të dhe pasi ka dalë nga burgu ai është sjellë mirë me të. Ia ka falur atë që i ka bërë. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Genc Avdiu  ka shpjeguar se ditën e ngjarjes ka pirë gjatë ditës dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë. E ka shtyrë vetëm pak bashkëshorten dhe ajo është përplasur tek pema. Ka pretenduar se kam probleme me trurin dhe për këtë është mjekuar vazhdimisht për ankth dhimbje koke e paranojë. Nga akti i ekspertimit psikiatriko –ligjor rezulton se shtetasi Genc Avdiu vuan nga çrregullime të personalitetit në terren të varësisë alkoolike, ndërsa konfirmohet se ka qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprës penale dhe është i përgjegjshëm aktualisht para ligjit. Para gjykatës, i pandehuri ka deklaruar se nuk do pijë më pije alkoolike, ndërsa nga ana e gjykatës u provua plotësisht fakti se i pandehuri Genc Avdiu ka konsumuar elementet e veprës penale të “Dhuna në familje” të parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal. Sipas gjykatës, ai, duke qenë i përgjegjshëm përpara ligjit, me veprimet e tij të kryera me dashje, ka dëmtuar bashkëshorten e tij Arjana Bufi e cila mban mbiemrin e vajzërisë dhe për këtë duhej dënuar me 4 muaj burg. Në fund, gjykata vendosi t’ia pezullojë masën e dënimit të pandehurit, duke e lënë për 2 vjet nën mbikqyrjen e Shërbimit të Provës.

 

 

Vendimi

Vodhi sende me vlerë në banesën e një çifti, dënohet 8 muaj

Tetë muaj burg është dënuar një i ri nga Gjykata e Tiranës, pasi ka hyrë në banesën e një çifti dhe ka vjedhur aty sende me vlerë. Sipas vendimit të gjykatës, i riu ka hyrën në banesën e familjes Duro tri ditë para festës së fundvitit të kaluar, konkretisht më datë 28.12.2012, në mesditë, ku ka vjedhur tre ora të markës “Seiko”, tre unaza floriri, dy varëse floriri, të cilat kanë qenë brenda një kutie. I dëmtuari ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen. Bashkëshortja e të dëmtuarit, shtetësja Lumturi Duro, ka deklaruar se ditën e ngjarjes, është larguar nga banesa, ka mbyllur portën kryesore të shtëpisë dhe çelësin e ka lënë në kasën e sipërme të portës. Dyert e brendshme i ka mbyllur me çelës, të cilin e ka lënë në një kolltuk në verandë, aty ku e linin zakonisht. Kur është kthyer pas një ore në banesë, ka gjetur dyert e hapura dhe çelësat mungonin, në korridor ka gjetur thikën e kuzhinës dhe kur ka hyrë në dhomën e gjumit ka parë se ishte bërë shumë rrëmujë. Sipas dëshmisë së saj, ishin hequr jastiqet, ishte lëvizur dysheku dhe sirtarët e komove ishin të hapura. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë hyrë në banesë nga porta kryesore, të cilën e kanë hapur me çelësin që ishte mbi portë ndërsa mallrat janë vjedhur në katin e dytë të banesës. Kanë qenë gjurmët e gishtave të lëna në vendngjarje që kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, Shkëlzen Cakraj, i dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency