Sheqeri, njësoj i dëmshëm për organizmin si duhani

0
139

SheqeriStudimet e fundit thonë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm i sheqerit. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës. Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli. Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer, kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç. “Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë” ? thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig. Njerëzit me kohë do të mësohen të zgjedhin prodhime më pak të rrezikshme. Sot ka më shumë njerëz me peshë të tepruar sesa me peshë normale, si pasojë e sëmundjeve të kohës. Edhe pse shkencëtarët nuk propozojnë ndalimin e shitjes dhe të blerjes së sheqerit, kërkojnë kujdes në përdorimin e tij.

 

Brokoli, ushqimi që mbron lëkurën

Brokolit mund të jenë të dobishme në parandalimin e kancerit të lëkurës, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë. Studimet e kryera në minj eksperimental kanë treguar se ekstrakti nga farat e brokolit mund ta mbrojë lëkurën nga efekti i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë dhe me këtë të ulë rrezikun e paraqitjes së kancerit të lëkurës. Minjtë e ushqyer me brokoli kanë pasur rreth 25 për qind gjasa më të vogla për të zhvilluar kancer të lëkurës. Edhe në rastin kur janë zhvilluar tumore, ato kanë qenë 70 për qind më të pakta krahasuar me tumoret të cilat janë zhvilluar te minjtë të cilët nuk kanë qenë të ushqyer me brokoli. Autorët thonë se brokoli së bashku me disa perime të tjera të gjelbra, përfshirë lakrën, kanë përbërje të lartë të glukozinolatit, që në trup shndërrohet në izotiocianate me efekt të fuqishëm antikancerogjen.

 

Dhimbja e muskujve, si ta shmangësh

Orët e zgjatura në punë ju bëjnë që të ndieni dhimbje të muskujve. Për të zvogëluar ose shmangur dhimbjen ka disa veprime që duhen bërë.

Ndiqni këto këshilla për të parandaluar dhimbjet e muskujve:

Lëvizjet e duhura: Hapini krahët, rrini shtrirë, ulur ose në këmbë.

Në zyrë apo në shtëpi, lëvizni rregullisht, ndryshoni pozicionin e qëndrimit. Mos e anashkaloni pushimin dhe qetësimin.

Shmangni përkuljen. Sigurohuni që mobilja (tavolina ose karrigia) nuk është as shumë e ulët, as shumë e lartë.

Për qafën: ulni kokën mbrapa duke qëndruar për disa sekonda, kështu do të çlironi kontraktimin.

Rregullo planin tuaj të punës: vendosni kompjuterin në lartësinë e syve, shmangni rrotullimet.

Në përgjithësi, dhimbjet muskulore kanë intensitet të ulët ose mesatar dhe nuk zgjasin shumë. Por në raste të veçanta, kur ndodh e kundërta, atëherë duhet t’i drejtohemi mjekut për të kuptuar origjinën e vërtetë të problemit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency