Reagon Nora, publikon foto me Robertin

0
121

nora_me_robertin_zgjedhin_dher

Nora Istrefi ndihet e lodhur nga lajmet e gazetave rozë, të cilat kanë shkruar shumë kohët e fundit për një ndarje mes saj dhe të dashurit Robert Berisha. Por këngëtarja nga Kosova ka reaguar menjëherë nëpërmjet profilit të saj në Facebook duke publikuar dy foto ku shihet në shoqërinë e partnerit të saj. Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit dhe buzë detit nuk kanë munguar as momentet e romancës. Pas një vere të nxehtë dhe të tejmbushur me koncerte më në fund Nora ka gjetur pak pushim edhe për veten.

 

Diellza Kolgeci, pushime në Dubai

Destinacioni i preferuar i verës për shumë personazhe të njohur nga Shqipëria dhe Kosova me sa duket ka qenë Dubai. Mes tyre futet edhe bukuroshja Diellza Kolgeci, e cila ka zgjedhur qytetin e luksit për të kaluar disa ditë pushime gjatë stinës së nxehtë. Fotot shumë provokuese të këtij udhëtimi Diellza ka vendosur t’i ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale, ku përveç rërës dhe plazhit, ajo duket e mbuluar teksa viziton disa xhami në Dubai.

 

Kalle Soni Malaj, kalle

Një video interesante është postuar në profilin zyrtar të Soni Malajt në Facebook. Ka qenë vetë këngëtarja e mirënjohur, e cila ka bërë postimin me diçiturën: “Ehh, ca tbo shoqnia Chris Brown Fine China”. Me sa duket, bëhet fjalë për një video të fshehtë, të cilën Soni e ka “dhuratë” nga një mikeshë e saj, e cila siç dëgjohet edhe në videon e nxit këngëtaren të ngrihet të kërcejë. Dhe kur në sfond është Chris Brown sigurisht që Soni nuk mund të qëndronte ulur, duke bërë edhe një performancë të shkurtër, por shumë të bukur.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency