Për herë të parë / Përgjigje Akademisë Serbe Çabej: Ilirët që mbijetuan

0
231

Nelson R. Çabej

Speciale/ Përgjigje simpoziumit “Ilirët dhe shqiptarët” të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve

 

 

IllyriansVSRomansDisa vërejtje lidhur me metodologjinë e përdorur në simpozium

Po te mbahet parasysh se qellimi i ketij forumi shkencor, ne percaktimin e M. Garashaninit, ishte “per ta vene studimin e ketyre çeshtjeve ne nje kuader me te vertete shkencor, nga i cili ato po largohen gjithnje e me shume.

 

“Eshte per te ardhur keq qe vete autoret e studimeve te paraqitura ne simpozium nuk kane mundur t’u shpetojne disa qendrimeve jo fort shkencore, te cilat ne formen me te permbledhur do te formuloheshin vijon:

 

Se pari, njeanshmeria ne zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve, qe sigurisht komprometon objektivitetin e hetimit shkencor. Bie ne sy jo vetem varferia e bazes burimore dhe faktuale, por edhe mosperputhja e fakteve qe ata sjellin me interpretimin dhe me konkluzionet ne te cilat perpiqen te arrijne. Sa per ta ilustruar, p.sh., vete Garashanini, duke trajtuar problemin e formimit dhe te prejardhjes se ilireve nuk merr ne shqyrtim thuajse fare te dhenat gjuhesore (toponimet, antroponimet, etnonimet dhe onomastiken ne pergjithesi) e Ballkanit Perendimor ne lashtesi, rreth te cilave jane kryer punime fundamentale nga nje sere gjuhetaresh te shquar si A. Karg, A. Degrassi etj. e madje dhe nga gjuhetare te shquar jugosllave si Anton Mayer e Radoslav Katicic dhe, mbi te gjithë, nga gjuhetari gjerman Hans Krahe.

Garashanini nuk merr ne shqyrtim e nuk perfill as studimet dhe konkluzionet e arkeologeve te tjere jugosllave si Mate Suiç e Stane Gabrovec; ai nuk perfill, sikur te mos ekzistonin fare, deshmite e autoreve te lashte rreth vendbanimeve ilire, duke perfshire ketu te dhenat e Pomponius Mela-s e te Herodotit rreth perkatesise ilire te eneteve, te Strabonit rreth istreve si fisi me verior i ilireve, rreth maleve Rodope ne Bullgari si kufiri lindor i ilireve dhe Danubit e Alpeve si kufijte veriore te tyre.

Nuk mund te perligjet as lenia jashte vemendjes se studiuesit e te dhenave rreth besimit dhe kultures shpirterore, veshjes dhe tipit fizik te banoreve te Ballkanit perendimor, por mbi te gjitha, autori duhej te perligjte shkencerisht mospermendjen paradoksale te punimit te tij te vitit 1969 dhe evolucionin e thelle te pikepamjes se tij lidhur me perkatesine etnike te Dardanise e te dardaneve, qe ka ndodhur brenda ketyre 5-6 vjeteve te fundit. Ndersa ne artikullin e permendur me siper ai i njihte dardanet si ilire, ne simpozium, ne vitin 1984 Garashaninit i duket se nje pjese e Dardanise si dhe liburnet, japodet dhe panonet nuk jane me ilire. Ne botimin qe kemi ne dore te Akademise Serbe te Shkencave dhe Arteve te vitit 1988 ai le jashte Ilirise te gjithe Dardanine, si dhe liburnet e japodet, pa bere fjale fare per panonet e duke perjashtuar, ç’eshte e verteta ne terma jo plotesisht te percaktuara, edhe Dalmacine, perkatesia ilire e se ciles, para tij, ka qene pranuar nga te gjithe autoret qe nga lashtesia.

Ne simpozium, edhe Fanula Papazoglu, pasi ka braktisur pikepamjen e saj te mepareshme se dardanet jane nje fis ilir, nuk merr parasysh e madje nuk ze ngoje pikepajmet e nje numri studjuesish te huaj e shqiptare, qe perkrahin tezen e perkatesise etnike ilire te dardaneve (W. Pajakoëski, Z. Mirdita, R. Katicic etj.) as autoret e lashte (Appiani, Straboni, Stefan Bizantini etj.) as te dhenat e mitologjise lidhur me kete çeshtje. Kur perjashton pajonet nga bashkesia e fiseve ilire, ajo nuk shpjegon arsyet per kete largim nga pikepamja e saj e meparshme, qe ka dale qarte kur ajo, duke folur per Sirrasin, mbret i pajoneve, e quante ate “perfaqesues i fundit i dinastise se vjeter te ilireve”, qe u permbys nga Bardyli I. Ajo nuk merr parasysh e as shqyrton pikepamjen e nje ilirologu te shquar si W. Pajakovski mbi karakterin ilir te mbreterve dardane e pajone dhe nuk perfill fare pikepamjen e autoreve shqiptare lidhur me kete problem. Ketij ceni metodologjik nuk ka mundur t’i shpetoje as Vlladisllav Popovici, po ai Popoviç qe flet per

 

“shkencen e re shqiptare qe ka ne radhet e saj kerkues te talentuar, qe ne entusiazmin e tyre romantik te perforcuar nga presionet e ushtruara nga shteti, shpall pa rezerva vazhdimesine, te mundshme, por te paprovuar e mbase te paprovueshme, nga iliret te shqiptaret, ka sjelle dhe sjell ende paragjykime, te cilat ajo ne te ardhmen do te mund t’i riparoje vetem me mundim te madh e me çmim te larte”.

 

Kur ben fjale per valen e pare te kalimit te Danubit nga sllavet ne vitin 548 dhe per valen e dyte te viteve 586-588, duke cituar nje sere autoresh serbe, perfshire veten disa here, ai le pa permendur punimet fundamentale te sllavistit te shquar çek Lubor Niederle (1865-1924), i cili pranon dhe argumenton bindshem se nuk mund te behet fjale per ngulime sllavesh ne Ballkan veçse me pas, duke filluar nga shekulli VII. Ai duhej te mos harronte se ne vitin 592 Perandori bizantin me origjine armene Maurikios rimori Singidunumin (Beogradi i sotem) nga pushtuesit avare, ne vitin 593 u dha nje goditje shkaterrimtare fiseve sllave ne Veri te Danubit, ne Vllahi dhe ende nga viti 593 deri ne 602 ai vazhdonte fushatat e tij kunder avareve dhe sllaveve në veri te Danubit e te Saves.

Duke mos marre ne shqyrtim makrotoponimine shqiptare, ai praktikisht ka lene menjane kontributin e nje sere studiuesve te huaj e shqiptare si J. G. Hahn, W. Leake etj. e sidomos punimet perkatese te Eqrem Çabejit.

 

Se dyti, subjektivizmi i theksuar ne interpretimin e te dhenave e ne nxjerrjen e konkluzioneve. Keshtu, p.sh. M. Garashanini ne menyre te pakuptueshme, ne kundershtim me pikepamjen e mirenjohur te arkeologut Stane Gabrovec, i bazuar kryesisht ne punimet e ketij te fundit dhe pa sjelle argumente kunder asaj pikepamjeje, pranine e kultures materiale te Glasinacit ne Sllovenine qendrore nuk e lidh me perkatesine etnike ilire te banoreve te lashte te atij rajoni, por me pranine e enklavave ilire ne ate territor. Po keshtu, pranine e ndikimeve te fushave me urna ne territoret ilire e ai konsideron si humbje te identitetit etnik ilir te fiseve perkatese si japodet, liburnet dhe ne nje fare mase dhe te dalmateve. Po kaq e paargumentuar eshte dhe venia ne dyshim nga ana e tij e perkatesise etnike ilire te banoreve te lashte te Serbise jug-perendimore.

Fanula Papazoglu, nga ana e saj, ve ne dyshim nese ishin vertet ilire banoret e bregut te Dalmacise qe luftuan kunder koloneve greke te ujdheses Faros, te cilet edhe vete historiani i lashte grek Diodori ne shekullin I p.e.s., i quan ilire. Duhet permendur se te dhenat e autoreve te tjere te lashte perputhen me Diodorin. Me fjale te tjera, ajo ve ne dyshim ne se greket dinin me ke luftonin. Ne menyre te habitshme, e ne kundershtim me pohimin e mesiperm, pastaj ne po kete studim (f. 185), ajo e quan qytet ilir Riziniumin ne bregdetin dalmat, po ashtu si dhe Uscana-n, Buthoe-n dhe Bassania-n.

Historiania serbe, ne kete simpozium, i kundervihet edhe gjuhetarit kroat Radoslav Katicic lidhur me perfundimin e tij se perhapja territoriale e antroponimise ilire:

 

“perputhet thuajse saktesisht me zonen gjuhesore te shqipes, duke u zgjeruar ne veriperendim ne thellesi te territorit te republikave jugosllave te Malit te Zi, te Kroacise e te Bosnje-Hercegovines, ne tere zonen gjuhesore serbo-kroate”.

 

Faktin qe, sipas saj, shumica e antroponimeve te lashta qe gjenden ne jug te lumit Mat nuk ndeshen ne Ilirine e veriut e ne Dardani ajo e quan te mjaftueshem per te vertetuar se dardanet nuk jane ilire, por dako-myze, d.m.th. trake. Ajo nuk ndermerr ndonje perpjekje per te percaktuar intensitetin e antroponimise trake ne Dardani qe eshte e domosdoshme per te arritur ne nje perfundim objektiv rreth perkatesise etnike ilire apo trake te dardaneve? Studimi i saj nuk duket te kete qene kaq i ngutshem sa te mos priste per kete sqarim te domosdoshem.

Ne studimin e Vlladisllav Popovicit gjithashtu gjenden disa interpretime te habitshme te fakteve historike. Keshtu, p.sh. ai flet per nje kufi etnik dhe gjuhesor greko-roman (!!!) ne zonen e Shqiperise se Mesme, duke u mbeshtetur ne pranine e mbishkrimeve greke dhe latine te asaj kohe. Ne vetvete, prania e atyre mbishkrimeve, kur dihet se latinishtja dhe greqishtja kane qene te vetmet gjuhe qe perdoren per te shkruar te gjithe popujt e lashte te Ballkanit, nuk provon asgje. Nuk duhet ekspertize ne gjuhesi ose histori per te ditur e kuptuar se gjuha e mbishkrimeve, ne vetvete, ne asnje rast nuk mund te merret si kriter etniciteti. Qe ai kufi gjuhesor nuk provon asgje del edhe si nje rrjedhim logjik i faktit tjeter, që sjell vete Popovici (f. 263), se mbishkrimet e shekujve te Pare te eres sone ne jug te Shqiperise ishin latine kurse ne antikitetin e vone ishin greke Ai, madje, na kumton se para pushtimit romak kishte ndodhur helenizimi i Shqipërisë së jugut! Pastaj, me pushtimin romak, sipas tij, kjo popullsi ilire e helenizuar u romanizua (siç ‘provohet’ per Popovicin nga shfaqja e mbishkrimeve latine), per t’u rikthyer ne gjuhën greke per here te dyte ne antikitetin e vone. Me se fundi arrin ne perfundimin fantastik se kjo popullsi e romanizua dhe helenizuar dy here, ne zonat fushore e kodrinore te gjithe Shqiperise, fliste nje gjuhe sllavo-jugore orientale (perfundim ne te cilin ai arrin duke u mbeshtetur thuajse teresisht ne punimin e mirenjohur te Selishçevit).

Lexuesi mund te gjykoje vete se sa i besueshem do te ishte konkluzioni se nje popull i tere, iliret e jugut, kane nderruar gjuhen 5 here (vetem greqishtes i jane kthyer dy here) brenda -10 shekujsh, per te arritur deri ne protoshqipen. Ne menyre te habitshme, V. Popovici i shmanget edhe nje perfundimi logjik qe do te dilte nga vete te dhenat e tij: ne qofte se, sic shprehet ai, ne kohen para dyndjeve te sllaveve

 

“… nuk mund te perjashtohet a priori mundesia qe ilirishtja te jete ruajtur ne rajonet periferike, e para se gjithash ne malet”.

 

(dhe per kete ai bazohet ne pikepamjen e Garashaninit te shprehur ne Istorija Crne Gore se romanizimi ne brendesi te vendit ka qene me siperfaqesor, te pakten ne shekujt e pare te eres sone) dhe se

 

“Ne malet, ose me sakte permbi zonen e banuar si protoromanet dhe nga sllavet, mbeti nje popullsi tepër blegtorale, e perbere nga vendas te romanizuar e qe mund te cilesohen si protoshqiptare”.

 

Ne qofte se me Popoviçin do te pranonim se ne shekujt VII-VIII “ilire e romanizuar” ndodheshin ne zonat malore te Shqiperise, nderkohe qe fushat ishin zene nga popullsia ardhese sllave, atehere logjikisht, gjithnje duke ndjekur pikepamjen e Popoviçit, duhet te pranojme se shqiptaret jane pasardhes te nje popullate ilire te romanizuar. Por kjo eshte vetem nje menyre tjeter per te thene se keta ilire “nuk u romanizuan”, sepse nuk mund te flitet per romanizim te nje popullsije ilire ne qofte se pasardhesit e saj edhe sot e kesaj dite thuajse 2000 vjet pas pushtimit romak te Ilirise flasin shqip nje gjuhe jo-romane. Ne simpozium, Popoviçi bie ne kundershtim edhe me Fanula Papazoglune, e cila mendon se shqiptaret rrjedhin nga nje popullsi trake ne Dardani, prej nga, me vone, u shtrine ne pjeset e tjera te Shqiperise e jashte saj. Por eshte e pamundur edhe vetem te perfytyrohet se paraardhesit ilire te shqiptareve kane qene romanizuar dhe prape ta dallonin veten nga popullsite ilire te romanizuara duke e identifikuar veten me arberit, sipas emrit te nje fisi ilir. Ketu Popoviçi ka rene ne nje gabim logjik sepse romanizimi, me perkufizim, nenkupton humbjen e gjuhes dhe te vetedijes etnike ilire.

Koncepti i romanizimit eshte nje koncept fluid dhe nje koncept i unifikuar rreth “romanizimit” nuk ekziston, andaj dhe perdorimi i koncepteve te tilla per shqyrtimin e proceseve etnogjenetike mund te sjelle konfuzion me shume sesa qartesi. V. Popoviçi nuk tregon shkoqur se ç’kupton ai romanizim te ilireve. Megjithate, nga konteksti mund te perfytyrohet se me kete ai kupton nje proces qe perfshin humbjen e vetedijes etnike e te prejardhjes, qe lidhet me humbjen e gjuhes, dokeve, ligjeve dokesore, onomastikes (antroponimise, toponimise dhe hidronimise), besimit etj. ilire dhe zevendesimin e tyre me ato romanet.

A u romanizuan ndonjehere iliret e jugut? Sundimi ushtarak dhe administrative romak mbi nje popull, ne vetvete, nuk mund te identifikohet me romanizmin e atij populli se, perndryshe, bota e sotme perendimore e pertej saj, vendet e Azise dhe Afrikes qe rane nen pushtimin romak, do te duhej te konsideroheshin te romanizuara. Se, perndryshe, sundimet shumeshekullore bizantin dhe turk mbi popujt grek, sllave te jugut, perfshire serbet, dhe shqiptaret do te kishin shpene ne humbjen e identitetit etnik te ketyre popujve. Sundimi romak shpuri ne romanizimin e disa popujve si keltet ne France dhe Spanjen e Portugaline e sotme (por jo te fiseve te tjera gjermane nen sundimin romak), ne romanizimin e dakeve e madje dhe brenda Ilirise – ne romanizimin e fisit ilir te dalmateve ne bregdetin (por jo ne hinterlandin) dalmat. Ne te gjitha keto vende, qe njihen si te romanizuara, gjate sundimit romak ndodhen permbysje te thella e te konfirmuara ne perberjen etnike, ne kulture, ne doket, ne te drejten dokesore dhe, mbi te gjitha, popujt e ketyre vendeve humben gjuhen ne procesin e romanizimit te tyre. Gjuha eshte rrenja ushqyese e vetedijes etnike, andaj sa kohe qe nje popull ruan gjuhen e vet nuk vdes e nuk asimilohet. Historia tregon se humbja e gjuhes paraprin humbjen e vetedijes etnike dhe te prejardhjes se nje populli. Madje historia, sot e gjithe diten, provon se edhe humbja e gjuhes, ne vetvete, duke qene kusht i nevojshem, nuk eshte kusht i mjaftueshem per humbjen e identitetit etnik te nje populli (kujto si shembuj nga mesjeta popuj te Lindjes se aferme qe flasin sot arabisht, popujt qe flasin sot gjuhe neolatine dhe, nga kohet e reja, popujt qe humben gjuhet e tyre kombetare ne Rusi dhe ne Bashkimin Sovjetik).

Duke u kthyer edhe nje here te konkluzioni i V. Popovicit se shqiptaret mund te jene pasardhes te nje popullsie ilire te romanizuar, le te kujtojme se me shqiptaret nuk ka ndodhur asnje nga proceset e permendura te romanizimit qe ndodhen ne popullsite kelte, dake, etj. ne France (ketu edhe ne fise gjermanike), Spanje, Portugali, Rumani, Dalmaci, etj. Le te mbajme mend edhe konkluzionin e albanistit dhe indoeuropianistit te madh danez, Holger Pedersen (1867-1953) se ndikimi i latinishtes ne strukturen morfologjike te shqipes ishte baraz me zero. A eshte e nevojshme t’i kujtohet ndokujt se nga ajo popullsi, qe Popovici e quan “ilire e romanizuar”, shqiptaret kane trasheguar nje “gjuhe te paromanizuar”, gjuhen shqipe, se shqiptaret kane ruajtur si rralle ndonje komb tjeter deri sot doket, veshjet, besimet popullore, muziken e tyre unikale polifonike, te drejten dokesore dhe institucione dokesore joromane te paraardhesve te tyre ilire?

Eshte me te vertete e guximshme, ndonese jo e re, pikepamja e V. Popovicit dhe e B. Ferjancicit se fakti qe arberit permenden se pari ne shekullin XI ve ne dyshim pranine e tyre te meparshme ne keto troje ose ne fushat e luginat e tyre, dmth perben nje argumentum ex silentio kunder autoktonise se shqiptareve, nderkohe qe faktin qe ne burimet historike nuk behet fjale per prani popullatash kompakte sllave ne Shqiperi as per ardhje shqiptaresh ne keto troje ne mesjeten e hershme nuk i marrin, respektivisht, si argumentum ex silentio, kunder pranise se popullsive kompakte sllave ne mesjeten e hershme ne Shqiperi dhe ne favor te autoktonise se shqiptareve ne trojet sotme shqipfolese. Vetekuptohet se duke perdorur dy standarde te ndryshme ne kete rast, si dhe ne çdo rast tjeter, studiuesi mund te arrije ne konkluzionet e deshiruara por jo ne konkluzione shkencore. Edhe nje here ne pyesim: a ka gje te perbashket kjo “metode e dy standardeve” me metoden shkencore?

(vijon nesër)

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency