Operacioni / Vjedhja e 13 makinave tip “Golf”, prangosen dy 18-vjeçarë

0
163

Sonja Caka

Policia: Të rinjtë vidhnin automjetet në Tiranë dhe i shisnin për hekur në Laç, pranga pronarit të servisit. Dokumentohet vjedhja e 13 makinave

 

943918-500x375Vjedhja e automjeteve është një nga veprat penale më të përhapura dhe më të prekshme për qytetarët e kryeqytetit. Çdo ditë në kryeqytet denoncohen makina të vjedhura, shumica e të cilave nuk gjenden ndonjëherë, ndërsa një pjesë e tyre janë gjetur të çmontuara disa kilometra larg kryeqytetit. Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve 18-vjeçarë, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur një automjet të tipit “Golf”, ndërsa dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh të tjera në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare policore, nga blutë e komisariatit nr. 2, në kuadër të operacionit “Servisi i Golfit 2”, u bë arrestimi i shtetasve Ramadan Topuzi, 18 vjeç, lindur Peshkopi, Dibër, dhe banues ne Mamurras; Ervis Aliu, 18 vjeç, lindur dhe banues në Shpërdhet-fshat Mamurras dhe Fran Nezha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.8.2013 te ish-Fusha e Aviacionit kanë vjedhur automjetin tip “Volkswagen Golf 2” me targa TR 7930 I, ndërsa u janë dokumentuar edhe vjedhjet e 13 automjeteve të tjera.

Vjedhjet

Policia e kryeqytetit ka nisur menjëherë nga puna për hetimin e këtij grupi të kapur, me dyshimin se kanë gisht në të tjera vjedhje automjetesh në Tiranë. Nga hetimi i kryer janë dokumentuar një sërë vjedhjesh të këtyre shtetasve, të kryer në kohë e vende të ndryshme. Më konkretisht janë dokumentuar vjedhjet e disa automjeteve. Sipas policisë, më datë 1.3.2013, në rrugën “Sulejman Pitarka”, kanë vjedhur mjetin “Golf 2”, me targa TR 7760 F; më datë 10.4.2013 ne rrugën “Dhimitër Shuteriqi” kanë vjedhur mjetin tip Fiat Punto, me targa TR 9773 N në pronësi të një shtetasi; më datë 21.6.2013, në rrugën “Sulejman Delvina” kanë vjedhur mjetin tip “Fiat”, me targa AA 696 CI në pronësi të një shtetasi; më datë 14.8.2013, në “Rrugën e Durrësit” kanë vjedhur mjetin “Volkswagen Golf” me targë TR 8683 të një shtetasi; më datë 25.7.2013, në rrugën “Riza Çuka” kanë vjedhur mjetin “Volkswagen Golf”, me targa TR 9294 E; më datë 3.8.2012, në rrugën “Egnatia”, Laprakë, kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen”, me targa TR 5708 M; më datë 16.8.2012, kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen Golf 2”, me targa TR 1309 K; më datë 31.12.2012, në Rrugën e Durrësit kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen Golf 2”, me targa TR 3860 H; më datë 14.5.2013, në Lagjen Kamëz afër postës, kanë vjedhur automjetin tip “Volkswagen Golf 2”, me targa TR 7442 G. Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se autorët pasi kryenin vjedhjet ne qytetin e Tiranës i shisnin për në pikën e grumbullimit të hekurit ne qytetin e Laçit në pronësi të shtetasit Fran Nezha. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 automjete tip “Volkswagen Golf”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane në ngarkim të shtetasve Ramadan Topuzi dhe Ervis Aliu për veprën penale të “Vjedhjes” së kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 dhe ne ngarkim të shtetasit Fran Nezha për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.

 

Takimi

Transferimi i të dënuarve, ministri Naço takon ambasadorin italian

Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, priti dje në një takim ambasadorin italian në Shqipëri, z. Massimo Gaiani. Pas falënderimeve të rastit dhe urimit për detyrën e re ndaj ministrit, ambasadori shprehu se Italia do vazhdojë të jetë një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Gjatë takimit, ambasadori italian përmendi fushat në të cilat është dhënë ndihma italiane për vendin tonë, duke u ndalur në dy prej marrëveshjeve më të rëndësishme që janë nënshkruar së fundmi mes Shqipërisë dhe Italisë, siç është “Marrëveshja për ekzekutimin e vendimeve penale”, si dhe “Marrëveshja shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin” bazuar tek “Konventa Evropiane për ndihmën e ndërsjellë juridike”. Gjithashtu, u përmendën çështje siç janë transferimi i të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali dhe marrëveshjet shumëpalëshe midis dy shteteve. Një nga pikat kryesore në këtë aspekt, ishte edhe kërkesa për përshpejtimin e hapave në lidhje me transferimin dhe ekstradimin. Ambasadori italian nënvizoi faktin se së fundmi është vënë re një ngadalësim i procesit për këto marrëveshje, për transferimin dhe ekstradimin e të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali, për të cilën kërkohet ndihma e qeverisë së re. Nga ana e tij, ministri Naço iu referua faktit se po bëhet një punë e madhe nga ana e stafit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile, duke bërë një rezyme të punës së deritanishme. Pa harruar faktin se Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë disa reforma, nga ana strukturore, në Shërbimin e Provës etj. “Është prioritet i ministrisë që për Shërbimin e Provës të gjendet buxhet, për ta bërë sa më efiçente këtë lloj fushe, si dhe do të çohet sa më shpejt në Parlament ligji për trajtimin e të burgosurve”, – theksoi Naço. Ministri theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimi me projektin “Euralius 4” dhe me të gjitha komponentët ku përfshihet shteti italian bashkë me ndihmën e saj në Shqipëri. Ambasadori i bëri paraprakisht një ftesë për vizitë në Itali ministrit Naço, meqenëse ministrja italiane e Drejtësisë ishte për një vizitë zyrtare në Shqipëri në dhjetor të vitit 2012.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency