Masa / Vrasja te ish-Blloku, oficeri i ushtrisë mohon vrasjen e Hoxhës dhe plagosjen e Fushës

0
147

Sonja Caka

Ndriçim Balla para gjykatës: Nuk jam unë autori, kam alibi për natën e ngjarjes. Letra e plotë publike e gruas së të dyshuarit: Kërkoj drejtësi, nuk është im shoq vrasësi

 

gjykata2I akuzuari për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në të cilën objektiv ishte i plagosuri Elton Fusha, ka mohuar para togave të zeza akuzën, duke u shprehur se nuk është ai autori i krimit dhe ka alibi për natën e ngjarjes. Por, përfaqësuesi i akuzës ka paraqitur para gjyqtares së gatshme Anila Kristo dinamikën e natës së 9 shtatorit, kur mbeti e vdekur aksidentalisht financierja e lokalit Majlinda Hoxha dhe i plagosur pronari i këtij lokali bar-loto Elton Fusha, i cili ishte edhe objektiv i ngjarjes. Pasi ka dëgjuar dy palët, gjyqtarja Kristo ka caktuar masën “Arrest me burg” për të akuzuarin, ndërsa ka pasur edhe një reagim publik nga gruaja e oficerit Ndriçim Balla, e cila kërkon drejtësi dhe deklaron se natën e ngjarjes i shoqi ka alibi, pasi kanë qenë bashkë.

Masa

Gjykata e Tiranës ka caktuar dje masën e arrestit “Burg pa afat” për shtetasin Ndriçim Balla, nënoficerit të akuzuar për vrasjen e 9 shtatorit në ish-Bllok, ku mbeti e vrarë aksidentalisht Majlinda Hoxha dhe u plagos shënjestra, Elton Fusha. “Ndriçim Balla ka qëlluar 6 herë me pistoletë. Vrau Majlinda Hoxhën”, – ka thënë prokurori i çështjes në seancë, e cila u zhvillua pa praninë e medias dhe me dyer të mbyllura. Por, ndaj akuzave dhe provave të paraqitura nga prokurori ka reaguar në sallë vetë i akuzuari Balla, i cili ka mohuar të jetë autori, duke thënë se hetimet janë të njëanshme. “Nuk është e vërtetë, nuk kam kryer asnjë vrasje. Hetimet janë të njëanshme”, – tha Fusha. Ndërkohë që, më herët ai ka pranuar se ka alibi gjatë kohës që ka ndodhur krimi, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka deklaruar gjithashtu se ka qenë me të gjatë kësaj kohe, e për pasojë ai nuk mund të jetë autori. Pasi dëgjoi prokurorin dhe të akuzuarin e mbrojtësin e tij, gjyqtarja Kristo la në burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve të dyshuarin për ngjarjen, Ndriçim Balla.

Letra

Bashkëshortja e të arrestuarit si i dyshuar për vrasje ka reaguar publikisht duke kërkuar drejtësi për të shoqin. Vaje Balla, gruaja e nënoficerit Ndriçim Balla, i arrestuar si i dyshuar kryesor për krimin në zonën e ish-Bllokut bëri apel për drejtësi ndaj bashkëshortit të arrestuar. Në një letër publike, Vaje Balla shpjegon se një njeri akademik si burri i saj nuk bie pre e aktit të vrasjes ku motiv qenkan 25 mijë lekë të papaguara nga një prej personave të plagosur nga ngjarja në ish-Bllok. “Si bashkëshortja e oficerit të ndaluar, z. Ndriçim Balla, e ndiej të moralshme për familjen e së ndjerës, Majlinda Hoxha, familjes së të cilës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, si dhe për opinionin e gjerë publik, të deklaroj se: Kjo ngjarje e rëndë na ka shqetësuar pa masë, si familjen tonë, ashtu edhe çdo qytetar të thjeshtë që e ka dëgjuar në media. Mendojmë se organet policore janë nxituar duke bërë presion të jashtëzakonshëm mbi bashkëshortin tim dhe vëllezërit e tij në mënyrë të padrejtë. Bashkëshorti im është familjar shembullor, ushtarak me nivel të lartë akademik, i arsimuar dhe i specializuar me vite në Turqi, me punë të kryer në disa institucione të lartë të Ushtrisë Shqiptare, oficer me gradën Kapiten e duke ndjekur kursin për gradën Major. Jemi të dy familjarë dhe të arsimuar (ndjekim universitet të dytë), që synojmë të ecim në karrierë, punojmë në punë shtetërore, me paga të kënaqshme dhe është absurde të ndërmerret një veprim i tillë nga Ndriçimi. Edhe familja e Ndriçimit është një familje e respektuar, e qetë dhe me nivel të lartë arsimor. Personi që akuzon tim shoq për këtë ngjarje, sipas informacioneve që qarkullojnë në shtyp, është me precedentë dhe ka konflikte të ndryshme, por (ama) vetëm me burrin tim dhe familjen e tij nuk ka. Theksoj se bashkëshorti im nuk ka asnjë konflikt me personin që e akuzon dhe është e palogjikshme të mendosh që një akademik me nivel kulturor të përfshihet në një konflikt për një shumë prej 25 mijë lekësh të reja, që i dëmtuari i kishte borxh të vëllait të tij. Ne, si familje dhe rreth shoqëror, jemi të tronditur nga arrestimi i Ndriçimit, pasi padrejtësisht na është vënë një njollë e pamerituar, por kemi besim se drejtësia do e nxjerrë të vërtetën dhe fajtorët e saj, që aktualisht janë të lirë, do të vihen para drejtësisë. Vetëm një punë serioze dhe objektive e organeve policore dhe prokurorisë do e zbardhë ngjarjen dhe të nxjerrë fajtorët e vërtetë. Shumë shpejt, dinjiteti dhe imazhi ynë do të shkojë në vendin e vet” përfundon letrën publike gruaja e të akuzuarit.

 

21 Janari

Ministri Tahiri përjashton nga Garda Ndrea Prendin dhe Agim Llupon

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka liruar nga detyra dhe ka përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës Agim Llupon. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra, në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2011. Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë. “Urdhri i ministrit të Brendshëm është mbështetur në “Kushtetutën e Shqipërisë”, ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Rregulloren e personelit” dhe “Rregulloren e disiplinës”. Me të njëjtën bazë ligjore, ministri i Brendshëm i ka propozuar Kryeministrit të Republikës lirimin para kohe nga detyra dhe përjashtimin nga strukturat të komandantit të Gardës, Ndrea Prendi”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit i ndryshoi akuzën ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, teksa e dënoi vetëm një vit burg për “Vrasjen nga pakujdesia” të demonstruesit Faik Myrtaj, më 21 janar 2011. Vrasja nga pakujdesia, akuzë për të cilën u cilësua fajtor Ndrea Prendi, dënohet me gjobë deri në 5 vite burg, por gjykata vendosi ta dënonte ish-zyrtarin e lartë të Gardës vetëm me 12 muaj heqje lirie. Ndërkohë, ish-gardisti Agim Llupo u dënua me tri vite burg për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Ziver Veizi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency