Elhaida Dani, gati për hite të reja

0

elhaida-dani-3-Këngëtarja me origjinë shkodrane, Elhaida Dani, vijon karrierën e saj në Itali. Prej disa ditësh ajo ka nisur të publikojë disa foto në faqen e saj në Twitter ku tregon se është duke vijuar aktivitetet e saj për prodhimin e produksioneve të reja muzikore. Fituesja e edicionit të parë të talent show-it “The Voice of Italy” këtë herë është shfaqur me një palë kufje duke ju drejtuar studios muzikore. Ajo çka binte në sy përveç faktit se Dani në çdo moment dëgjon muzikë ishin edhe buzët e lyera me ngjyrë të kuqe, ndërkohë që ajo zakonisht është tejet e thjeshtë. Të gjithë jemi në pritje për hitet e saj të reja.

Loading...

 

250 mijë eurot e Adi Krastës pështjellojnë median

Ditë më parë u zbulua lajmi se Adi Krasta ka braktisur televizionin “Vizion Plus”, për të kaluar tek një prej kanaleve më të reja në tregun shqiptar, “Agon Channel”. Edhe pse ai vetë nuk e konfirmoi shifrën e saktë se sa ishte kontrata e re që kishte firmosur me këtë televizion, ai pohoi se ishte një ofertë e paturpshme. Media e ka zbuluar se sa ishte kontrata që prezantuesi i njohur ka firmosur, por në të njëjtën kohë ka qenë kjo e fundit që nuk e ka lënë që të kalojë jashtë vëmendjes një ngjarje e tillë. Tashmë, pasi oferta bujare është zbardhur, media ka përfolur këtë si një shifër marramendëse për të ndodhur në Shqipëri. Gazetarë dhe kolegë xhelozë, të tjerë edhe të pamësuar ende me lajmin, kanë filluar ta komentojnë në Tiranë këtë transferim, duke e kthyer thuajse në një legjendë urbane. Edhe fjalët se Krasta do të ishte drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së tani duket se kanë kaluar dhe të gjithë janë përqendruar tek kjo lëvizje. Të gjithë presin që të shuhet kureshtja dhe të shohin se ç’do të ndodhë.

Loading...