Administrata / PD: PS, fushatë spastrimesh për të punësuar militantë

0
138

Ina Jano

Bylykbashi: Moscenimi i administratës publike dhe i shërbimit civil ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel

 

shtepia-qendrore-e-ushtrisePartia Demokratike denoncoi dje me anë të deputetit Oerd Bylykbashi fushatën që, sipas saj, ka nisur Partia Socialiste për spastrimin e administratës publike. Selia blu i ka bërë thirrje socialistëve që të ndalin të gjitha sulmet ndaj administratës publike, ndërsa i ka rikujtuar se kjo është një ndër kushtet që duhet të ndërmarrë qeveria për të përshpejtuar integrimin evropian. “Stabiliteti dhe profesionalizmi i administratës publike janë një kusht themelor për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë arsye një nga tre kushtet e vëna Shqipërisë ishte edhe Ligji i ri i Shërbimit Civil, një nga tre ligjet e miratuara me konsensus me kërkesë të Bashkimit Evropian, si kusht për marrjen e statusit “kandidat”. Ky ligj garanton mbrojtjen dhe standardet më të larta për shërbimin civil”, – tha deputeti demokrat Oerd Bylybashi. Ai vijoi se kjo ishte një nga çështjet që Ramës iu deklarua në Bruksel. “Moscenimi i administratës publike dhe shërbimit civil, ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse taksapaguesit evropianë sikundër taksapaguesit shqiptarë kanë investuar miliona euro ne trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate”, – nënvizoi Bylykbashi. Ai bëri publik edhe qëndrimin e selisë blu në lidhje me këtë çështje. “Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Rama të ndalë menjëherë këtë sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil që është një nga asetet më të vyera që ka vendi. Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë çdo rast presioni dhe shkelje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë”, – tha ligjvënësi demokrat.

 

 

Berisha: Rama, axhami në diplomaci, analfabet në ekonomi

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar Kryeministrin Edi Rama si axhami në diplomaci dhe si analfabet në ekonomi. Berisha nëpërmjet një reagimi lidhur me konferencën e djeshme për ekonominë, citon një prej të pranishmëve në sallë, i cili pas kishte dëgjuar fjalën e Ramës, i dërgon Berishës këtë mesazh. “Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por edhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë”. Berisha shton se Rama ditën e djeshme nuk mundi dot të lexonte as fjalimin përgatitur nga Shkëlqim Cani, pasi oratorët, sipas Berishës, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në recesion, se Shqipëria, falë modelit ekonomik, pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe eksporteve me 315%, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 për qind. Sipas ish kryeministrit, ekspertët paralajmëruan qeverinë të mos prek modelin aktual ekonomik, ndërsa biznesi i kërkoi të mos preket taksa e sheshtë. “Të dashur miq. Përsëri dje (të enjten) në konferencën për ekonominë, oratorë të FMN-së, BQE-së, Universitetit të Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në recesion. Ata konfirmuan se Shqipëria fal modelit ekonomik, pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe eksporteve me 315%, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 për qind. Ekspertët paralajmëruan qeverinë të mos prek modelin aktual ekonomik. Kurse biznesi kërkoi të mos preket taksa e sheshtë. Mirëpo këto e zemëruan shumë Ramën, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e përgatitur nga Cani dhe këputi marrëzira të tilla, se biznesi nuk do të jetë armik, se kompanitë e mëdha do të auditohen dhe nuk do të kenë të bëjnë me autoritetet tatimore të vendit, se borxhin do ta mbajë Banka e Shqipërisë (ndonëse vetëm ajo e mban etj). Ai i hutuar, sapo e mbylli fjalën, pyeti panelistët – “Si ju duk fjala ime”? Por, prej tyre mori vetëm disa shenja përçmuese, rrudhje buzësh e të tjera. Një mik i imi i huaj, do të më shkruante nga salla se Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por edhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë”, – shkruan Berisha në Facebook.

 

 

Nisma

Basha trajtohet si ministër

Me anë të një memoje drejtuar të gjitha ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i udhëzon të merren masa për trajtimin e kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të Republikës së Shqipërisë. Ky është udhëzimi dhe memoja e parë që ministri Bushati formulon, ndërkaq ai i ka dërguar edhe kreut të opozitës një letër. Që kjo memo të jetë e zbatueshme i kërkohet zotit Lulzim Basha t’i vërë në dispozicion protokollit të shtetit itinerarin e lëvizjeve zyrtare, në mënyrë për mbarëvajtjen e vizitave. Ky veprim i ministrit Bushati vjen pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për një trajtim krejt ndryshe të opozitës së re shqiptare nga ajo që opozita e shkuar mori nga qeveria “Berisha”.

 

 

Heqja e fotos së Nishanit, Azizaj: PD, të drejtë të çojë në Kushtetuese

Vendimi i çdo qeverie legjitimon të drejtën e çdo force politike që ta kundërshtojë e madje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë se është e drejta e opozitës ta çojë këtë vendim drejt kushtetueses për të kërkuar interpretim ligjor. Ndërsa sa i përket deklaratës së kreut të parlamentit se do të mbajë në zyrën e tij të dy fotot, Hazizaj thotë se kjo mund të rregullohet përmes akteve nënligjore. Në mbledhjen e parë të qeverisë së kryesuar nga Edi Rama u miratua vendimi për heqjen e fotos së presidentit të republikës në institucionet shtetërore dhe vendosjen në vend të tij të portretit të Ismail Qemalit. Ky vendim i qeverisë ka ngjallur reagimin e ashpër të opozitës, ku kryetari Basha ka paralajmëruar se opozita do ti drejtohet Gjykatës Kushtuese për këtë çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency