1,1 milion euro për kompensimin e pronarëve, emrat që përfitojnë

0
186

pronar-harta-e-reDo të jetë 1,1 milion euro fondi për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet e pasurive të paluajtshme, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Durrës, Elbasan, Dibër, Vlorë dhe Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, do të shpërblehen me këste nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelave ndërtimore, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 9.624.69 m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme prej 157,3 milionë lekësh. Vlera e përgjithshme e shpërblimit do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, të parashikuar nga ligji nr. 10 239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”.

 

Listën e gjeni në brëndësi të gazetës Standard

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency