Maturantët fitues, ja si bëhet regjistrimi në çdo fakultet

0
252

23 shtator, afati i fundit për regjistrim

Lista me fituesit përfundimtarë, më 2 tetor

 

studenteNga dita e djeshme kanë nisur regjistrimet për në universitet. Çdo maturant fitues do të regjistrohet online, në portalin matura.akp.gov.al. Afati i fundit për t’u regjistruar është data 23 shtator dhe çdo kandidat fitues që nuk regjistrohet fshihet nga lista përfundimtare dhe humbet të drejtën për të studiuar në një nga universitetet publike përgjatë këtij viti akademik. Kandidati fitues ka të drejtë të qëndrojë përfundimisht i regjistruar në programin e fituar në fazën e parë (listat paraprake) duke përzgjedhur opsionin “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Në rast se gjatë procesit të regjistrimit do të konfirmohen gabime, atëherë të gjithë të rinjtë do t’u drejtohen sekretarive përkatëse të universiteteve për të kryer regjistrimin. “Studentët, të cilët duan të mbeten në preferencën e fituar në fazën e parë, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore përkatëse. Kur kandidati nuk arrin të realizojë regjistrimin online, ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, nga data 18 shtator deri në datë 23 shtator, nga ora 08:00, deri në orën 18:00”, – thuhet në udhëzimin e MASH. Menjëherë pas mbylljes së regjistrimit Ministria e Arsimit do të bëjë publike kuotat e mbetura bosh dhe listën e fituesve përfundimtarë. Lista përfundimtare e kandidatëve fitues shpallet brenda datës 2 tetor 2013 pranë rektoratit, fakulteteve, si dhe në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Arsimit. Me publikimin e listës përfundimtare të fituesve mbyllen dy fazat e para të konkurrimit dhe të gjithë studentët e rinj do t’u drejtohen dyerve të universiteteve që do të hapen në 7 shtator. Për ata maturantë të cilët nuk arrijnë të fitojnë në asnjë nga dy fazat e konkurrimit do të ketë një tjetër shans, nëpërmjet formularit A3. Ky formular do të publikohet pas datës 20 tetor, kur të jenë mësuar të gjitha vendet bosh në çdo fakultet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency