Madrilenët përulin Stambollin, Ronaldo dhe Benzema mbretërit e sfidës

0
155

Jurges Veizaj

Spanjollët kanë vërtetuar fuqinë e tyre edhe në europë. Galtkikët me Benzema, Isko dhe Ronaldo arritën që të dilnin fitmitarë ndaj skuadrës së Fatih Terim. Skuadra turke nuk kishte mjaftueshëm fuqi që t’i kundërvihej galaktive që janë të “frikshëm” në këtë fillim sezoni futbollistik.

 

FBL-EUR-C1-GALATASARAY-REALMADRIDPritej që sot Gallatasaraj të hakmerrej për ndeshjet e sezonit të kaluar. Madrilenët arritën që ta eliminon vjet nga turi. E njëjta histori ndodhi edhe në ndeshjen e djeshme. Real Madrid arriti që të fitonte me rezultatin 1 me 6. Një rezultat në fushën e zjarrtë të Gallatsaraj të cilët, edhe pse kishin një tifozeri të nxehtë nuk arritën që të realizionin triumfin. Ançeloti dukej se kishte përgatitur mirë ndeshjen dhe Shanjder me shokë e patën të pamundur të deportonin në zonën e Iberikve. Ndërsa diferencën do ta bënte talenti i glaktikve. Rombi Isko – Ronaldo- Angel Di Maria- Benzema do arrinin që të mposhtin në mënyrë të lehtë mbrojtjen dhe Muslerën që u dukën të lodhur para makinerisë spanjolle.

Sfida

Sfida e Realit ishte dhe më e nxehta kështu që dukej se po pritej me padurim. Tifozëria e Gallatasarijt ishte një suprizë e këndshme për këtë sfidë. Turqit janë tifozë fanatikë. Stadiumi në Stamboll ishte i mbushur plot dhe atmosfera ishte tepër e nxehtë duke pasur parasysh se kundërshatrët ishin yjet galaktik të Madridit. Ndeshja nisi në fillim pak e përgjumur. Kjo pasi ët dyja skuadart dukeshin pa imagjinatë. Skuadrat po shfrytëzonin vetëm lëvizjete  njëri tjetrit. Turqit e Fatih Terim po mundoheshin që të tregoheshin kreativ por që hapësirat janë të vogla përpara yjeve të Real. Skuadra me Shnajder dhe Drogba u tregua agresive dhe nuk i linte hapësira lojtarëve të Madrid që të shkonin drejt zonës. Ndërsa në sulm lojtarët e Gallatasarj arrin shumë mirë ta çonin topin drejt mefushës por në sulm ngecnin dhe dukeshin pa ide pasi topat ishin shumë larg rrezikut. I vetmi rast i rrëzikshëm për turqit ishte goditja me kokë e Melos. Topi u gjuajt mirë nga braziliani por portieri i sapo futur Diego Lopez kreu një pritje të mrekullueshme duke e evituar golin. Pas kësaj filloi të reagoi edhe Ronaldo me shokë. Iberikët tregohen të frikshëm me aksionet e shpjeta që nisin nga këmbët e Modriç dhe Iskos dhe më pas shkonin drejt Ronaldos dhe Benzemas që ei afroheshin zonës por pa finalizaur. Më pas goli do të vinte nga magjiku Isko i ili pas një topi të Di Marias do ta zotëronte mirë dhe e gjuajti topin duke e hedhur në krahun e kundërt Muslerën. Fatih Terim krtikon lojtarët por ishte e kotë pasi gjendej në disavantazh 15 minuta nga fundi i pjesës së parë. Turqit vazhduan të rrezikojnë drejt sulmit por që rezultoi e kotë pasi u bllokuan mirë nga muri Iberik. Në fund të pjesës së parë gjatë një përplasje me Pepe u dëmtua edhe Drogba i cili pati një dëmtim në shpatull dhe u detyrua të linte fushën. Pjesa e dytë nisi e shpjetë dhe me aksione nga të dyja anët. E para që do të provonte ishte skuadra e Gallatasaraj. Skuadra turke tentoi me anë të Sinan i cili gjaujti topin brënda zonës me kokë, por që ishte larg  zonës. Pas këtij aksioni ishin skuadra e Ançeloti që provoi drejt zonës turke. Në minutën e 54 do të vinte edhe goli tjetër i galaktikve që do të shënonin golin e dytë me anë të Benzema. Francezi do të përfitonte nga ngatrresa e mbrojtëseve të Gallatasaraj dhe me një aksion individual do ta kalonte topin pas shpinës së uruguajanit Muslera. Pas pësimit të golit të dytë turqit u përgjumën duke i dhënë mundësi Ronaldo dhe Iskos të bënin “show”. Goi i tretë do të vinte me treshen Di Maria-Isko-Ronaldo. Argjentinasi Di Maria triblon lehtë në zonë dhe e krohson topin të Isko i cili gënjen ish gardianin e Lacios dhe një mbrojtës të turqve duke e çuar topin te këmbët e Ronaldo që e kishte tepër të lehtë të shënonte. Vetëm pas 3 minutash do të vinte dhe goli tjetër nga Cr7 i cili shënoi golin e tij të dytë personal duke i çuar shifrat në 4 me 0. Serinë e golave do ta mbyllnin dhe njëher tjetër Benzema që shënoi golin e dytë personal. Ndërsa golin e gjashtë e shënoi portugezi Ronaldo që shënoi golin e tretë personal në këtë ndeshje.

 

 

Mrekullia e Çampions vazhdon dhe sot

Por edhe e mërkura rezervon jo pak spektakël. Kaka është dëmtuar, por Milani kërkon tri pikët e para kundër Celtic, por nga trajneri skocez vijnë këto fjalë: “Me përjashtim të Balotelit, asnjë tjetër nuk më frikëson. Fundja, Milani është në një fazë tranzicioni dhe jo ai ekipi i kolauduar i shumë viteve më parë.” Ndërsa një nga sfidat tradicionale do të jetë Barcelona-Ajax, pavarësisht se holandezët nuk e kanë më atë shkëlqimin e shumë viteve më parë, kur dominonin në Europë. Messi dhe Neymar janë gati, por Ajax nuk do udhëtojë për të bërë fotografi me yjet e Barcelonës. Një tjetër sfidë që spikat është ajo mes Napolit dhe Dortmund. Të dyja skuadrat janë në formë. Italianët dhe gjermanët i kanë fituar të gjitha ndeshjet respektive dhe kryesojnë në Serinë A dhe Bundesligë. Është një ndeshje pa favoritë, edhe pse Dortmundi është finalisti i edicionit të vjetshëm.

 

Pike kritikon Realin për blerjet e shtrenjta

Derbi Barça Real vazhdon edhe jashtë fushe. Këtë radhë qëndrori I katalanasve Gerard Pike akuzon Real Madrid për blerjet e shtrenjta në merkato, duke theksuar se klubi kryeqytetas ka mbështetje nga institucionet financiare.”Kam lexuar se Real Madrid ka shpenzuar 1.2 miliard euro nga viti 2002. Edhe ne bëjmë shpenzime por nuk kemi marëveshje me “Bankia”. Ne kemi Messin, Ksavin, Iniestën, Pyjol, Valdes, Buskets dhe Pedro. Një brez i nxjerrë nga akademia. Kjo është arma jonë për të garuar ndaj Real Madrid. Kemi blerë Ibrahimoviç, Vija dhe Nejmar, por nga një në cdo vit. Nuk kemi bërë kështu që të mos fitosh asnjë titull dhe të blesh Bejl, Ilarramendi dhe Isko”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës.Qendërmbrojtësi gjithashtu foli edhe për çështjet e Tito Vilanovës dhe Eric Abidal: “Jemi njerëz dhe jo makina. Gjithcka kaluan Abi dhe Tito na ka prekur. Ishim të trishtuar, shqetësuar dhe të paqartë”.Në këtë mënyrë Gerard Pike ka ndezur klasiken e Spanjës, për më tepër që Real Madrid bëhet gati të sulmojë dhe titullin e 10 kampion në Europë.

 

Sondazhi

Messi golashënuesi i këtij sezoni të ri të Çampions Ligë

Kompeticioni më i madh dhe më spektakolar i futbollit në Europë, Çampions Ligë e hapi siparin e tij dje me ndeshjet e para. Bashkë me të do të zbresin në fushat e blerta yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët premtojnë gola. Në një sondazh të kryer nga Marça, lexuesit e gazetës më të madhe sportive në Spanjë kanë votuarLionel Messin si golashënuesin e sezonit të ri të Çampions Ligë.Ylli i Barcelonës ka marrë 41,5% të votave duke lënë pas Kristiano Ronaldon me 39,2%. Nga të huajt Robert Levandoëski është votuar4,2%, ndërsa Gareth Bejl ka marrë vetëm 2,9%.Përsa i përket futbollistëve spanjollë në Çampions, sipas lexuesve të Marça-s, Isko do të jetë iberiku më i mirë i këtij sezoni, duke lënë pas emra të njohur si: Iniesta, Vija, Serxho Ramos dhe Iker CasijasEnde pa ardhur fundviti dhe janari i 2014-ës vazhdon debati se cili futbollist do të jetë fituesi i çmimit më të rëndësishëm individual në futboll, “Topi i Artë 2013”. Janë shumë futbollistë që u dalluan sezonin e shkuar me lojën dhe kontributin e tyre në arritjen e sukseseve në ekipet respektive. Javë më parë, Frank Riberi fitoi çmimin futbollisti i vitit nga Uefa falë paraqitjeve shumë të mira me Bajern Mynçen, kufitoi gjithçka, përfshirë këtu edhe kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Çampions Ligë. Por, trofetë që i fitoi sivjet nuk do ta ndihmojnë futbollistin francez që ta fitojë edhe “Topin e Artë”, të parin në karrierë. Kështu të paktën mendojnë kompanitë e basteve, të cilat e kanë vendosur futbollistin francez në vendin e dytë, duke e kuotuar me 3,25, prapa Lionel Messit, i cili e ka kuotën më të ulët, 2,10, dhe shihet si favorit për ta fituar Topin e Artë për herë të pestë rresht. I treti është Kristiano Ronaldo me kuotën 4,00, shkruan “Marca”, e cila ka hapur edhe një sondazh në faqen e saj online. I vetmi portier në listë është gjermani i Bajern Manuel Nojer.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency