Fatos Skeja, 6 orë në pyetje për gjobën e djalit të dajës

0
215

Zbardhet skema se si autorët çanë rrethimin e Grupit të Operacioneve Speciale të policisë

Prokurori Lita dhe Skeja ballafaqohen tek Krimet e Rënda. Skeja: Makinën ma kanë vjedhur

 

skeja-234x300Për 6 orë me radhë, ish-efektivi i Gardës së Republikës Fatos Skeja është marrë në pyetje nga oficeri Lodovik Ndoj, lidhur me gjobëvënien 100 mijë dollarë ndaj një biznesmeni. Në fakt, biznesmeni Himaj, sipas deklarimeve të Fatos Skejës, është djali i dajës i ish-efektivit të Gardës. Biznesmeni shqiptaro-amerikan me inicialet A. Himaj i është drejtuar prokurorisë duke pretenduar se i është vënë një gjobë prej 100 mijë dollarësh. Prokuroria për krime të Rënda në bashkëpunim me policinë ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj “gjobëvënie”. Pas disa telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera mes biznesmenit Himaj dhe gjobëvënësit, këta të fundit kanë caktuar rrugën e Dajtit si vendin ku biznesmeni do të dorëzonte parat e kërkuara. Gjatë vëzhgimit të policisë, pranë makinës së biznesmenit Hima është afruar mjeti i tipit “Mercedes-Benz” me targa gjermane me dy persona brenda. Në këtë moment,policia ka rrethuar mjetin, por fale manovrave të shpejta dhe përplasjes së makinave të policisë, gjobëvënësit kanë arritur t’i ikin policisë Disa minuta më vonë, policia ka gjetur mjetin e braktisur që rezultonte në pronësi të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita.

Pyetja e prokurorit

I pyetur nga hetuesit, prokurori Lita ka treguar se ditën e diele kishte ndërruar makinat me gardistin Skeja. Ky i fundit pasi ka mësuar se prokurori Lita është paraqitur në drejtorin e policisë, për të dhënë shpjegime për makinën ka shkuar vetë në prokurori dhe pas sqarimeve është larguar nga policia për tu paraqitur mesditën e së martës në prokurori duke dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen. Skeja mësohet se ka pretenduar që makinën ia kishin vjedhur në parking dhe nuk kishte lidhje me gjobëvënësit. Por, për prokurorinë deklarimet e tij janë kontradiktore. Në ditët në vazhdim do të zbardhet ngjarja, ndërkohë, prokuroria ka marr në pyetje agjentet që dështuan në arrestimin e gjobëvënësve pasi janë ngritur dyshime për dekonspirimin e operacionit nga policia.

Skeja i dyshuar

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë se ish-gardisti Fatos Skeja, është i dyshuari kryesor i gjobëvënies në bashkëpunim. Sipas akuzës, disa javë më parë, biznesmeni shqiptaro-amerikan A. Himaj, i është drejtuar prokurorisë duke pretenduar se i është vënë një gjobë prej 100 mijë dollarësh. “Do të zhdukim ty dhe familjen, nëse nuk paguan” ishte kërcënimi i pastër, ndërsa organet e drejtësisë organizuan edhe operacionin. “Pas disa telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera mes biznesmenit Hima dhe gjobëvënesit, këta të fundit kanë caktuar rrugën për në malin e Dajtit, si vendin ku biznesmeni do të dorëzonte parat e kërkuara. Gjithçka ishte nën vëzhgimin e policisë. Pranë makinës së biznesmenit Hima është afruar mjeti i tipit “Mercedes-Benz” me targa gjermane me dy persona brenda. Në këtë moment, policia ka rrethuar mjetin, por fale manovrave të shpejta dhe përplasjes së makinave të policisë, gjobëvënësit kanë arritur t’i ikin policisë. Disa minuta më vonë, policia ka gjetur mjetin e braktisur që rezultonte në pronësi të ish-drejtuesit të prokurorisë së Kukësit Xhehavir Lita”, – pohojnë burimet nga Prokuroria. Sipas tyre, Lita është marrë sërish në pyetje dje dhe ka pranuar se ditën e diel kishte ndërruar makinat me gardistin Skeja. Skeja mësohet se ka pretenduar qe makinën ia kishin vjedhur në parking dhe nuk kishte lidhje me gjobëvënësit. Por, për prokurorinë deklarimet e tij janë kontradiktore.

 

Krimi i rëndë u regjistrua në qendër të Vlorës

Tritol policit Çardaku, shoqërohen 5 persona si të dyshuar të ngjarjes

5 persona janë shoqëruar si dëshmitarë të ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku makinës së Kujtim Çardakut, ish efektiv i policisë iu vendos eksploziv. Hetimet për ngjarjen po drejtohen nga vetë kreu i Prokurorisë së Shkodrës Besnik Cani, ndërkohë që grupi hetimor është mbledhur me drejtues të policisë për të çuar në zbardhjen e autorëve të këtij krimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se Çardaku sapo ishte kthyer nga Lezha, ndërsa blutë e Shkodrës i kanë shtrirë hetimet më tej për këtë rast,duke parë gjithë të kaluarën e ish-efektivit të policisë kriminale dhe kanë nisur hetimet në disa pista njëkohësisht. Pista kryesore mbetet ndonjë konflikt i mundshëm i Çardakut për shkak të detyrës në Lezhë. Gjithashtu po hetohet për ndonjë konflikt të mundshëm të tij gjatë kohës që ushtronte detyrën në policinë kriminale në Shkodër. Megjithatë, deri më tani nuk dihen ende shkaqet zyrtare të shpërthimit apo lënda plasëse, e cila është përdorur, por dyshohet të ketë qenë C4 dhe gjithashtu dyshohet se shpërthimi është kryer me eksploziv të telekomanduar. Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:45 të së hënës me 16 shtator përballë hotel “Rozafa”. Kujtim Çardaku aktualisht punonte si nëpunës civil në policinë e Lezhës, ndërkohë që ka qenë dhe ish-efektiv i policisë kriminale në qytetin e Shkodrës. Për pasojë Kujtim Çardaku mori plagë të rënda dhe u dërgua për ndihmë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja e një ditë më pare ngjalli frike dhe panik në Shkodër, për shkak edhe të lëvizjes se madhe të banorëve gjatë atij orari.

 

Fushë-Krujë, u dogjën dy shtëpi

Digjet banesa në pallatin 7-katësh, dëme materiale

Si pasojë e një zjarri janë djegur dy shtëpi në Fushë-Krujë. Mësohet se zjarri ka rënë në shtëpitë e shtetasve Nexhmie Vuka dhe Aleksandër Kaci, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale, por jo në njerëz. U desh ndërhyrja e dy makinave zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që zjarri vuri në rrezik edhe banesat aty pranë sepse mund të përhapej. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por fillimisht është ndezur një nga banesat dhe më pas tjetra. Ndërkohë gjatë mbrëmjes një zjarr u shënua në një pallat 7-katësh në Rrugën e Kavajës, në Tiranë. Për pasojë dy persona mbetën të asfiksuar dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë fillimisht banorët e pallatit atë që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe më pas ndërhynë forcat zjarrfikëse. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i zjarrit, por po hetohet.

 

Ngjarje në Fier

Goditet me grushte prokurori i Fierit Çlirim Sina

Prokurori Çlirim Sina në Fier është kërcënuar dhe qëlluar me grushte nga të afërmit e një të arrestuari. Sina akuzohet nga autorët se po mbante pa asnjë provë në burg njeriun e tyre. Sulmi ka ndodhur menjëherë pasi ka përfunduar séanca gjyqësore. Policia e Fierit arrestoi menjëherë tre personat e denoncuar për këtë ngjarje. Në pranga përfunduan Musa Godo, 19 vjeç, Myfarete Godo, 42 vjeçe, dhe Bujar Godo, 47 vjeç, të tre nga fshati Portez i Fierit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency