Kriza prek emigrantët, tërheqin nga Shqipëria 4 mln euro

0
151

Ervin Kaduku

– Tendenca e re, dërgohen nga Shqipëria para drejt vendeve të tjera, kryesisht ato fqinje, në formën e transferimit të parave

 

f.0320113338120_mNdërsa remitancat që emigrantët sjellin nga vendet ku jetojnë e punojnë drejt të afërmve në Shqipëri shënuan nivelin më të ulët të dekadës në gjashtë muajt e parë të 2013-ës, për të dytin vit radhazi po vihet re tashmë një prirje e re: janë familjet shqiptare ato që po ndihmojnë të afërmit e tyre jashtë vendit. Ndonëse shuma është tepër e vogël, në raport me prurjet që hyjnë në Shqipëri, përsëri kjo është një tendencë që ka nisur të konstatohet vetëm kohët e fundit.

Të dhënat bëhen të ditura nga bilanci i llogarive korente për tremujorin e dytë të vitit 2013, publikuar nga Banka e Shqipërisë. Në të dhënat e detajuara, zëri “transferta nga emigrantët, dalëse”, ka qenë zero deri në vitin 2010, ndërsa më pas, kanë filluar që të konstatohen daljet e para të transfertave nga vendi. Për gjashtë muajt e parë të vitit, ky zë kishte një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Ekspertë të tregut pohojnë se e kanë konstatuar një tendencë të tillë, megjithëse ajo është shumë e ulët dhe e papërfillshme në raport me paranë që hyn në Shqipëri. Kryesisht janë prindërit ata që u dërgojnë para fëmijëve në shkollë, por ka dhe raste kur familjet në Shqipëri ndihmojnë të afërmit në Greqi e Itali, që mund të kenë mbetur të papunë. Nga ana tjetër janë edhe të huajt që punojnë në Shqipëri, që mund t’u dërgojnë para familjeve në vendin e tyre të origjinës.

Në kahun tjetër, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri po vihet re një tendencë e fortë tkurrëse. Të ardhurat që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri ishin në nivelet më të ulëta historike në tremujorin e dytë të vitit 2013, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar si tendencën ciklike, ashtu dhe krizën që po kalojnë Greqia dhe Italia, shtetet ku ndodhet pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë. Statistikat tregojnë se prurjet e emigrantëve për tremujorin e dytë ishin 105 milionë euro, niveli më i ulët historik, që nga viti 2004, kur Banka e Shqipërisë publikon të dhënat. Për gjashtëmujorin e parë, remitancat ishin vetëm 228 milionë euro, me një rënie prej 33% në raport me periudhën janar-qershor 2012.

Ekspertët: Transfertat jashtë atdheut, pse ndodhin

Në të dhënat e detajuara, zëri “Transferta nga emigrantët, dalëse”, ka qenë zero deri në vitin 2010, ndërsa më pas, kanë filluar që të konstatohen daljet e para të transfertave nga vendi. Për gjashtë muajt e parë të vitit, ky zë kishte një vlerë prej 4 milionë eurosh. Ekspertë të tregut pohojnë se e kanë konstatuar një tendencë të tillë, megjithëse ajo është shumë e ulët dhe e papërfillshme në raport me paranë që hyn në Shqipëri. Kryesisht janë prindërit ata që u dërgojnë para fëmijëve në shkollë, por ka dhe raste kur familjet në Shqipëri ndihmojnë të afërmit në Greqi e Itali, që mund të kenë mbetur të papunë. Nga ana tjetër janë edhe të huajt që punojnë në Shqipëri, që mund t’u dërgojnë para familjeve në vendin e tyre të origjinës.

 

 

 

Rritje e vazhdueshme e eksportit të çimentos në tregun e huaj

 Në vend, ushtrojnë aktivitet 5-6 fabrika të mëdha të prodhimit të çimentos, të cilat një peshë të rëndësishme të aktivitetit e kanë të lidhur me eksportet

Prodhuesit e çimentos po regjistrojnë rritje të vazhdueshme në eksportet e tyre gjatë viteve të fundit. Gjatë 7 muajve të këtij viti, eksportet e çimentos janë rritur me mbi 20% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shumë më e ndjeshme është rritja nëse krahasohet vetëm me dy vite më parë. Gjatë 2010-2013, eksportet e këtij produkti janë thuajse trefishuar.

Në total, gjatë janar-qershorit 2013, janë eksportuar jashtë vendit rreth 4.3 miliardë lekë.

Sipas operatorëve, shkak për këtë është hyrja në tregun e Kosovës, duke shfrytëzuar marrëveshjen e reciprocitetit që u vendos gjatë shtator-tetorit me Serbinë, çka ndaloi hyrjen e mallrave serbe në tregun atje.

Kaq ka mjaftuar për prodhuesit tanë të çimentos për të hyrë dhe për të rritur dominimin në tregun e Kosovës. Fakti që shteti i Kosovës është ende i ri, fluksi i investimeve, qoftë private, por edhe atyre publike, po ecën me ritmet më të shpejta në rajon, ndaj kërkesa për çimento ka mbetur e lartë. Faktor pozitiv për këtë është edhe infrastruktura e përmirësuar, si dhe fakti që Shqipëria është një vend prodhues dhe mund të konkurrojë me çmime të lira në tregun e Kosovës.

Aktualisht, në vend, ushtrojnë aktivitet 5-6 fabrika të mëdha të prodhimit të çimentos, të cilat, një peshë të rëndësishme të aktivitetit e kanë të lidhur me eksportet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency