Punësimet e mësuesve / Javës tjetër nisin aplikimet, ja kush mund të përfitojë

0
254

Vetëm në Tiranë, dhjetëra vende të lira pune

Kërkesa edhe në drejtoritë e rretheve

 

mesuesDuke filluar nga dita e hënë, drejtoritë arsimore do t’i përmbahen urdhrit më të fundit të ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për punësimet e mësuesve. Burime pranë Drejtorisë Arsimore në Tiranë dhe në drejtoritë arsimore në rrethe bëjnë me dije se javën e ardhshme do të pranohen aplikime nga të gjithë kandidatët. Sipas të dhënave, janë me dhjetëra vende të lira do të plotësohen me aplikimet që do të bëhen gjatë këtij muaji. Sipas burimeve, pranimet e mësuesve të rinj janë shtyrë përgjatë kësaj jave, për shkak se nuk dihej ende numri i klasave që do të formoheshin. Në këtë mënyrë kreu i drejtorisë arsimore dhe drejtori i shkollës do të kenë në dorë “fatin” e një mësuesi për t’u punësuar. Duhet thënë se ligji i ri për arsimin e lartë ka ndryshime rrënjësore, që kanë për synim punësime në bazë të parimit të meritës. Nëse drejtori i shkollës apo komisioni i posaçëm që do të ngrihet për punësimin e mësuesve hasin parregullsi apo mbështetje të njëanshme të kandidatëve, atëherë mund të rrëzojnë aplikimin.

Aplikimi

Paketa e aplikimit për mësues përmban: CV dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV, tabela e të dhënave për aplikant, raporti mjekoligjor, dëshmia e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij (nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka), dëshmia e penalitetit, dy rekomandime nga mësues ose drejtorë të institucioneve arsimore që kanë punuar me aplikantin. Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet pranë drejtorisë së institucionit arsimor. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pas shpalljes së kërkesës për mësues. Më pas është komisioni i cili mblidhet në mjediset e institucionit arsimor, jo më vonë se dy ditë pas afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit dhe kur janë të pranishëm në mbledhje të gjithë anëtarët e tij. Anëtari i komisionit, që mungon ose është në konflikt interesi me aplikantin, zëvendësohet. Sipas anëtarit që mungon, zëvendësimi kryhet nga titullari i njësisë arsimore vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i këshillit të prindërve të institucionit ose këshilli i mësuesve.

Si vepron drejtori i shkollës

“Drejtori shqyrton dokumentacionin e kandidatëve dhe interviston secilin kandidat në prani të nëndrejtorëve dhe, në mungesë të tyre, në prani të kryetarëve të ekipeve lëndore. Brenda dy ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit nga komisioni, drejtori shpall në një vend publik të institucionit mësuesin e përzgjedhur prej tij. Drejtori pret dy ditë për ankimimet e mundshme dhe, me kalimin e afatit, brenda një dite emëron mësuesin”, – përcakton vendimi më i fundit Ministrisë së Arsimit. Vendimi për emërim i dërgohet për njoftim titullarit të njësisë arsimore vendore, mësuesit të sapoemëruar dhe kryetarit të komisionit. Kur nuk ka aplikant, detyrën e mësuesit e kryen përkohësisht një mësues zëvendësues, i cili punon me kontratë pune me afat. Kërkesa për vendin e lirë të mësuesit përsëritet çdo tre muaj. Kur ka më shumë se dy aplikantë me numër të njëjtë pikësh, veçohen dy kandidatët që kanë më shumë pikë për vëzhgimin e orëve mësimore.

 Dokumentet

-Jetëshkrim, CV

-Kopjet që dëshmojnë pohimet në CV

-Tabela e të dhënave për aplikant (Dokumenti tërhiqet si tip formulari në drejtoritë arsimore ose drejtoritë e shkollave)

-Raporti mjekoligjor

-Dëshmia e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij (Nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka)

-Dy rekomandime nga mësues ose drejtorë të institucioneve arsimore që kanë punuar me aplikantin

 

 

Rritet shqetësimi, fëmijët obezë që në moshë të vogël

Kequshqyerja tek fëmijët e shkollave në vendin tonë vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha. Obeziteti apo dhe nënushqyerja sipas specialistëve të institutit të shëndetit publik është një nga shqetësimet kryesore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Fëmijë obezë që në moshën 9-vjeçare. Mënyra e të ushqyerit, jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik dhe dëshira për të qëndruar për orë të tëra përpara kompjuterit ose TV, janë shkaqet kryesore. “Ka raste të nën ushqyerjes ende si pasojë e trashëgimisë si pasojë e viteve të kaluara por gjithmon e më shumë vihet re dhe tendenca moderne të themi e mbi peshës obezitetit. Ashtu në të gjitha vendet Eurpiane edhe në shqipëri fëmijët po shkojnë drejtë mbi peshës edhe obezitetit” tha Daniela Nikaj, specialiste e ISHP. Ndërkaq specialistët e ISHP japin dhe rekomandimet përkatëse, për të shmangur problemet me shëndetin e fëmijëve. “Të fillohet dita me kaloritë e duhura sepse përndryshe fëmijët do të jenë në shkollë të përgjumur të pa vëmendshëm dhe mezi do presë që të vijë vakti i drekës. Një këshillë tjetër do të ishte dhënia e një diçkaje nga shtëpia që mos t’u lejojë atyre të kenë uri dhe mos të lejojmë atyre që të konsumojnë ushqime energjike patatina ëmbëlsira fast foode që rrezikojnë një ngrënie jo të ekuilibruar jo të shëndetshme. Një rekomandim tjetër është konsumi i vakteve të rregullta pra duhet të konsumojnë 5 vakte të rregullta pa i anashkaluar ato dukje i dhënë një rëndësi marrjes së frutave, perimeve mundësisht 5 herë në ditë”, – tha Daniela Nikaj.

 

Probleme me higjienën, katër shkolla nuk hapen në Tiranë

Katër shkolla në kryeqytet nuk do të mund të hapin dyert ditën e hënë për të mirëpritur nxënësit e tyre, në nisje të vitit të ri shkollor 2013-2014. Arsyeja është se Autoriteti Shëndetësor Rajonal, ASHRT-ja ka evidentuar mungesë të theksuar të higjienës në këto institucione arsimore. Si dhe dëmtim të çative, në disa prej shkollave. Bëhet me dije se nga verifikimeve e bëra ka mungese higjiene në shkollën ‘Qemal Stafa’, ‘Siri Kodra’, ‘Luigj Gurakuqi’ dhe ‘Lasgush Poradeci’. Sakaq nxënësit e fshatit Drithas edhe këtë vit shkollor nuk do të mund t’a nisin në një ambient të përshtatshëm. Ambienti i vetëm, për 40 fëmijët e këtij fshati është gjysmë shkollë e gjysmë dyqan. Komuna thotë se kanë nisur punimet për një shkollë që mund të jetë gati për të pritur nxënësit në muajin nëntor. Ndërkohë vetëm dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor shkollat e rrethinave të Lushnjës janë në kushte të mjerueshme. Ndër to edhe shkolla e fshatit Thanasaj, në të cilën mungojnë banjot, muret janë çarë dhe s’ka ndriçim. Për shërbimin e higjienës në Lushnjë shkolla nuk plotëson asnjë kusht për t’u zhvilluar mësimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency