Krimi brenda familjes / Dyshohet për xhelozi, Gjon Menga vret nënën e katër fëmijëve

0
236

Sonja Caka

Policia: Grindja mes çiftit në kasollen pas shtëpisë, gruaja u qëllua në kokë me çifte dhe më pas me kallashnikov. Vetëdorëzohet burri-vrasës

 

medium_sken-krimi1379179269Krimi brenda familjes vazhdon të marrë jetë. Burri vret gruan në fshatin Derven të Fushë Krujës, ndërsa dyshimet e para flasin për një vrasje për xhelozi. Mes Gjon e Liljana Mengës, prindër të katër fëmijëve, ka nisur një debat i ashpër, si dhe herët e tjera, i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga burri i familjes. Gjon Menga ka marrë çiften dhe ka qëlluar gruan dhe më pas ka rrëmbyer një armë tip kallashnikov që e mbante pa leje, me të cilën ka vijuar të qëllojë mbi trupin e gruas, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, burri-vrasës është vetëdorëzuar te uniformat blu duke rrëfyer edhe ngjarjen.

Ngjarja

Policia e Fushë Krujës bën me dije se vrasja ndodhi paraditen e djeshme dhe policia thotë se viktimë e këtij krimi në familje është Liljana Menga 45-vjeçe, nëna e 4 fëmijëve. Liljana Menga pas një konflikti verbal më bashkëshortin e saj, Gjon Menga, 52 vjeç, është qëlluar fillimisht me çifte në kokë nga ky i fundit, ndërsa më pas edhe më kallashnikov duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Krismat e armëve kanë alarmuar të afërmit e familjes Menga, të cilet kanë mbërritur menjherë në vëndngjarje dhe kanë lajmëruar uniformat blu, ndërsa autori krimit është nisur drejt komisariatit të Fushë -Krujës ku është vetëdorëzuar. E gjithë skena e debatit dhe e krimit ka ndodhur në kasollen pas shtëpisë së familjes Menga, të cilit kishin ardhur para disa vitesh nga Mirdita, ndërsa asnjë prej katër fëmijeve të ciftit nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Burime pranë uniformave blu të policisë së Krujës bëjnë me dije se konflkti ka nisur pas një debati për motive banale mes çifitit, debat i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Pas ngjarjes së rëndë, banorë të fshatit shprehen të tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa theksojnë se konfliktet prej kohësh ishin pjesë e familjes Menga. Njëra prej vajzave të çiftit ndodhet në burg në akuzën e vrasjes, pasi para pak vitesh kishte vrarë vjehrrën e saj. Policia ndaloi autorin, Gjon Menga 52 vjec. Dyshohet se  se shkak i vrasjes është xhelozia. Bashkëshortët Menga janë prindër të 4 fëmijëve, dy djem dhe dy vajza. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë kqyrur vendin e ngjarjes, ndërsa nisën punën për të zbardhur të plotë ngjarjen. Informacionet paraprake flasin për një konflikt banal në familje i cili shkoi deri në gjakderdhje, ndërkohë që tashmë familja ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit 45-vjeçaren Liliana Menga.

 

Krimi

Katër vjet më parë, vajza e çiftit Menga qëlloi me levë vjehrrën

Më 28 mars të vitit 2009, një tjetër krim brenda familjes ka tronditur familjen Menga. Vjaza e tyre Daniela ka qëlluar me levë në kokë vjehrrën e saj, pas disa debateve të forta familjare. Prej 4 vitesh, Danilea Menga ndodhet në burgun e grave në Tiranë, duke vuajtur dënimin me krimin e vrasjes. Sipas të dhënave të asaj kohe, mësohet se 26-vjeçarja ishte braktisur nga i shoqi prej tri muajsh dhe e vjehrra kishte vendosur ta përzinte nga shtëpia. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer 26-vjeçares Daniela Menga, e cila në gjendje të rënduar mendore, pasi kishte mbetur në mes të katër rrugeve, ka goditur vjehrrën e saj Nafije Vulaj, 46 vjeçe, me levë në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. Ka qenë po vetë vajza që e ka transportuar vjehrrën në spital, ku dhe është arrestuar. Sipas policisë, në atë kohë Daniela Menga jetonte e vetme me vjehrrën e saj, pasi tri muaj para ngjarjes, bashkëshorti i saj kishte marrë një grua tjetër, e nuk vinte në shtëpi. Vjehrra i kishte kërkuar nuses së parë që të qëndronte në shtëpi, pasi do të arrinte të bindte djalin që ta merrte sërish për nuse atë, pasi kishin tri vite martese. Edhe familja e vajzës i kishte kërkuar familjes Vulaj që të tregonte motivet e lënies së vajzës tyre nga ana e dhëndërit dhe marrjen e një nuseje tjetër. Pasi nuk arriti të bindte të birin, vjehrra I kërkoi Mengës të largohej nga shtëpia, pasi djali I sja nuk prnaonte ta mbante më për nuse. E ndodhur para një situate të tille, ku edhe prindërit e 26-vjeçares Menga i kishin kërkuar vajzës së tyre të qëndronte tek shtëpia e vjehrrës dhe e mbetur mes katër rrugëve, Daniela ka marrë levën duke qëlluar vjehrren në kokë dhe plagosur rënde atë. Vajza ka qenë e tronditur, ndërsa ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency