Hakmarrja në Durrës / Pas vrasjes së Ervis Dedës, një vit më pas i vrasin edhe të ëmën

0
265

Sonja Caka

Policia: Fatmira Deda u gjet e vrarë në garazhin e pallatit, ishte qëlluar me mjete të forta në kokë

Vrasja e 36-vjeçarit Deda 15 muaj më parë, pas vrasjes së kosovarit Skënder Spahia në të njëjtin vend

Hetimi: Dyshohet se vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, 60-vjeçarja është vrarë si hakmarrje për të birin

 

ervis_deda-300x237Hakmarrja përditë e më tepër po bëhet edhe më çnjerëzore duke mos njohur kufij, tashmë po përfshin edhe femrat. Një vit pas vrasjes së të birit në mënyrë mafioze, edhe nëna e tij pëson të njëjtin fat, por jo e vrarë në mes të rrugës por në garazhin e një pallati në qendër të Durrësit. Mesditën e djeshme u gjet e vrarë me mjete të forta në garazhin e një pallati pranë poliklinikës në lagjen nr.4 në Durrës, Fatmira Deda, 60 vjeçe, nëna e Ervis Dedës, ky i ekzekutuar më 5 qershor të vitit të kaluar në një rrugë dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës. Policia, e cila është njoftuar për ngjarjen, ka bërë kqyrjen e kufomës dhe ka konstatuar paraprakisht se gruaja është qëlluar disa herë më mjete të forta pas koke, duke e lënë të vdekur jashtë automjetit të saj. Dyshimet e para flasin për vrasje në shenjë hakmarrje, ndërsa dyshohet se mund të ketë të bëjë me vrasjen e të birit 15 muaj më parë. Policia e qytetit bregdetar është duke hetuar ngjarjen me qëllim identifikimin e personave që janë përfshirë në të dhe nëse ka lidhje ose jo me vrasjen e të birit, edhe kjo një vrasje e mbetur pa një autor. Ervis Deda ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore, ndërsa mësohet se kërkohej nga Interpol i Belgjikës dhe Zvicrës.

Ngjarja

Vrasja e 60-vjeçares është raportuar dje në orët e mesditës, kur një banor I pallatit ku u gjet Fatmira Deda ka njoftuar policinë. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar trupin e pajetë në garazhin e një pallati të ri, fare pranë makinës së saj. Sipas burimeve policore, mësohet se banori I pallatit e ka konstatuar gruan e pajetë në momentin që ka hyrë në garazhin e përbashkët të pallatit për të nxjerrë makinën e tij. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, kufomës dhe disa ekzaminimeve paraprake, dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për motive hakmarrjeje, por nuk përjashtohen edhe konfliktet e pazgjidhura pas varsjes së djalit, në drejtim të bizneseve të tij. Nga konstatimet e para gruaja mendohet se është vrarë me mjete të forta dhe ka plagë të shumta në kokë. Dëshmitarë nga vendgjarja bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit të saj në banesë dhe dyshohet se personat, të cilët më pas e kanë vrarë, e kanë ndjekur atë deri në parkimin e automjetit. Sipas dëshmive, 60-vjeçarja i ka rënë borisë së makinës për rreth 15 min pa ndërprerje. Policia ndërkohë ka nisur hetimet, dhe po merr ne pyetje të afërm dhe fqinjët e 60-vjeçares.

Hetimi

Policia paraprakisht e ka një pistë, atë të vrasjes për hakmarrje. Edhe pse ka mbetur një krim pa një autor, grupi hetimor dyshon se vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. 15 muaj më parë, Fatmira Dedës i kanë ekzekutuar djalin e saj të vetëm Ervisin, 36 vjeç. Për këtë krim u dyshua se porosia ka ardhur nga Kosova, pasi disa ditë para Ervisit, në të njëjtin vend u vra edhe kosovari Skënder Spahia, i cili gjendej në shoqërinë e një shtetaseje bullgare. Mes tyre dyshohet të ketë pasur përplasje për pazaret e drogës, pasi Deda dhe Spahia njihen për përfshirjen në rrjetet e drogës jashtë vendit. Policia e Durrësit po heton vrasjen e gruas në këtë pistë, por pa përjashtuar edhe ndonjë konflikt të brendshëm të shkaktuar për shkak të administrimit të pronave të të birit pas vdekjes. Ende nuk ka një pistë zyrtare apo emër konkret të të dyshuari, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet.

Një vit më parë i vranë djalin e vetëm, Ervis Deda

Ekzekutimi i 36-vjeçarit Ervid Deda nga Kavaja ka ndodhur rreth orës 18:15 të datës 5 qershor të vitit 2012 në zonën e plazhit, tek vendi i quajtur Shkëmbi i Kavajës, ndërkohë kanë qenë pikërisht pushuesit e alarmuar, të cilët kanë lajmëruar blutë e qytetit bregdetar. I riu u gjet brenda makinës së tij tip “BMË”, me ngjyrë gri. Policia bën me dije se viktima ka tentuar t’u largohej atentatorëve nëpërmjet një rruge dytësore, por është qëlluar me mbi 10 plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Vrasja e Ervis Dedës dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e kosovarit Skënder Spahia, i vrarë pak ditë para tij në po të njëjtin vend. Pas vrasjes së Dedës, policia hodhi dyshime të forta se vrasja e Dedës në të njëjtin vend me atë të Spahisë nuk ishin një koicidencë por kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje, policia ka hedhur dyshime të forta se vrasjet kanë lidhje me fushën e trafikimit të drogës. Policia bëri me dije në atë kohë se edhe mënyra e përdorur rezulton e njëjtë. Ndërkohë që, shkas i fortë për dyshime ka qenë dhe mjeti i gjetur i djegur disa minuta pas vrasjes, te vendi i quajtur Kodër-Arapaj, për të cilin mendohet se ka hyrë në territorin shqiptar nga Kosova. Sipas policisë, dyshohet se autorët janë nga Kosova dhe, pasi kanë ekzekutuar 36-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës, janë larguar në drejtim të rrugës së vjetër Tiranë – Durrës, i kanë vënë flakën makinës dhe e kanë braktisur, duke tentuar kështu edhe fshehjen e provave.

 

Precedenti

Pazaret e drogës, Etlon Deliut i vranë edhe të ëmën, Fluturën

Nuk është e re, kur personave të përfshirë në botën e drogës, pasi i vrasin vetë u vrasin edhe nënat. I tillë është rasti i Elton Deliut, i njohur për përfshirje në botën e pazarave të drogës, ku pasi u ekzekutua vetë në banesën e tij, i vranë edhe të ëmën, Flutura Deliun. Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura Deliu, përkatësisht 32 dhe 52 vjeç, janë qëlluar për vdekje me pistoletë me silenciator në derën e apartamentit të tyre të banimit, që ndodhet pas Presidencës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mesditës, në rrugën Perlat Rexhepi”, më 28 dhjetor të vitit 2008.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency