PE miraton mekanizmin për rikthimin e vizave për zonën Shengen

0
158

Parlamenti Evropian miratoi dje raportin për vendosjen e mekanizmit për rikthimin e vizave në raste të caktuara kur konstatohen shkelje. Propozimi ishte bërë nga eurodeputeti spanjoll Diaz Demera, ndërsa sqarohet se ky mekanizëm nuk përfshin vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por për gjithë shtetet që kanë regjim pa viza në zonën Shengen. Pro këtij propozimi kanë votuar 328 eurodeputetë, ndërsa 257 kundër.

 

European-parliament-strasbourg-insideParlamenti Evropian ka debatuar ashpër për mekanizmin e rikthimit të vizave, pasi deputetët socialistë, social-demokratë, liberalët dhe të gjelbrit e kritikonin atë për shkak se kufizon lirinë e lëvizjes, para se gjithash të banorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë seancë të PE është diskutuar edhe situata lidhur me azilkërkuesit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në faqen e Parlamentit Evropian eurodeputetja Sesilia Malmstrom shkruan se mekanizmi i pezullimit te vizave do përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si një masë e fundit. Qëllimi sipas saj është për të trajtuar situata emergjente të shkaktuara nga abuzimi me regjimin pa viza nga shtetasit përfitues. “Unë shpresoj shume që nuk do të përjetojmë situata që mund të çojnë në pezullim të vizave, por nga ana tjetër jam e bindur se një masë të tillë frenë sigurie do ndihmojë në rritjen e besimit të shteteve anëtare për procesin e liberalizimit. Jam personalisht e përkushtuar për ruajtjen e udhëtimit pa viza për shtetasit e vendeve të treta që përfitojnë nga kjo. Por, ne nga ana tjetër kemi nevojë të sigurojmë se politika jonë e përbashkët e vizave mbetet një komponente i besuar i një politike efikase të emigracionit evropian. Ne kemi nevojë të parandalojmë çdo keqpërdorim të çdo regjimi pa viza për qëllime të tjera përveç synimit për udhëtim afatshkurtër në vendet e BE”, – tha Malmstrom.

Ndërkohë eurodeputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si ”ilegal”, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit. Kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri. ”Partia Popullore Evropiane, bashkë me konservatorët dhe forcat populiste në Parlamentin Evropian ka treguar edhe njëherë se nuk shqetësohet për qytetarët evropianë dhe lirinë e lëvizjes, e cila është e drejtë fundamentale njerëzore”, – ka shkruar në reagimin e saj dërguar mediave Tanja Fajon.

Sipas saj miratimi i këtij mekanizmi për kthim të përkohshëm të regjimit të vizave në Ballkan do të ”shkaktojë kaos”. Detaje të zbatimit të masave në kuadër të mekanizmit nuk janë dhënë ende, e nuk dihet se cilat vende mund të përfshihen në të. Shqipëria është lavdëruar nga Brukseli për një numër të papërfillshëm azilantësh, që nga momenti i liberalizimit të vizave.

 

Vendimi i sotëm për vendosjen e mekanizmit për rikthimin e vizave prek vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi shtete anëtare të BE u përballen me një fluks të konsiderueshëm azilantësh të rremë. Ishte Komisioni Evropian, i cili propozoi në vitin 2011 për të futur një mekanizëm të përgjithshëm që mundëson pezullimin e përkohshëm të heqjes së vizave për shtetasit e vendeve të treta, në rrethana të caktuara.

 

A do të kishte kthimi i vizave ndikim te zgjerimi?

Dhe ndërsa në Komisionin Evropian se do të qëndrojnë “të angazhuar për udhëtimin pa viza për vendet e treta”, socialdemokratët në Parlamentin Evropian shikojnë në vendosjen e mekanizmit të pezullimit kompromentimin e politikës së BE për vizat, si dhe të politikës ndaj fqinjëve:

 

 

 

A do të jetë e kufizuar liria e udhëtimit rrezik për kufizimin e lirisë së udhëtimit?

 

“Mekanizmi i pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza është potencialisht i rrezikshëm dhe një masë e keqe, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon. “Pezullimi i mundshëm i regjimit pa viza mund të ketë pasoja edhe në procesin e zgjerimit dhe do të forconte qëndrimin antievropian dhe mostolerancën ndaj pakicave, të cilat kërkojnë në shumicën e rasteve azil”, shpjegoi Fajon duke shtuar se edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë më tej për përmirësimin e situatës të popullatës rome, “integrimi i romëve në Serbi dhe në Maqedoni është më i mirë se në disa vende anëtare të BE.”

 

 

Fajon: Momentalisht nuk ka rrezik direkt për Ballkanin Perëndimor!

 

Mekanizmi i sapomiratuar parashikon mundësinë që vendet anëtare të BE mund të ankohen për abuzimet e ndonjë vendi të tretë me regjimin pa viza. Pastaj Komisioni Evropian do të shqyrtojë, nëse ka prova për ta kthyer në “listën e zezë” në një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh, dhe do t’ua shtrojë atë për aprovim të gjithë anëtarëve të BE.

“Sot nuk ka rrezik direkt për rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Numri i të ashtuquajturve “azilantë të rremë” vazhdon të jetë i madh, por është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar. Qeveritë evropiane nuk do të duhej të kenë arsye që të aktivizojnë momentalisht pezullimin. Rrezik është që ky mekanizëm të mund të shfrytëzohet nga ana e forcave nacionaliste dhe populiste në Evropë si “mjet politik” për të gjetur mbështetje në opinionin publik në vend”, – shprehet Fajon.

Një tjetër amendament i këtij mekanizmi në dëm të Ballkanit Perëndimor është se secili prej vendeve të Shengenit mund të theksojë për kthimin e regjimit të vizave problemet dhe konkretisht numrin e azilantëve të rremë në shtatë vitet e fundit.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency