Puset e injektimit të Bankers Petroleum, shkaku i “tërmeteve” në Zharrëz

0
129

Ervin Kaduku

 –   Çfarë konkludoi Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim lidhur me aktivitetin e kompanisë kanadeze të naftës në Shqipëri, në raportin e saj të shkurtit të këtij viti

–   Çfarë konkludojnë lidhur me puset e injektimit ekspertët amerikanë?

 

pus-nafte14Prek kohësh tashmë banorët e Zharrëzës në Fier janë objekt i tërmeteve të pazakonta. Prej kohësh nga kjo zonë ka pasur protesta për shkak të prishjes së shtëpive dhe ndotjes së ujit të pijshëm. Megjithëse pak vite më parë METE kishte ngritur edhe një ekip që të studionte në imtësi pretendimet e banorëve, kompania koncesionare, Bankers Petroleum nga Kanadaja, gjithnjë ka mundur t’u shpëtojë akuzave, duke gjetur mundësi të bindë ekspertët të thonë se tërmetet e shpeshta vetëm në këtë zonë të vendit janë shkaktuar nga shkaqe natyrore dhe nuk kanë asnjë lidhje me shpërthimet e vogla që ka bërë Bankers për eksplorim nafte.

Por, nuk është eksplodimi i një ngarkese të vogël eksplozivi ai, që me sa duket ka shkaktuar problemet sizmike. Në disa punime shkencore të ekspertëve ndërkombëtarë del se puset e injektimit të ujit në sektorin e naftës janë shkaktarë të mundshme tërmetesh.

 

Raporti i BERZH

Në raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) mbi aktivitetet e Bankers Petroleum, të shkurtit 2013, përmendet fakti që Bankers Petroleum (BP) ka puse injektimi, ku uji i përdorur injektohet nën tokë. Raporti thotë: “Mbetjet e ujit janë kryesisht uji i nxjerrë bashkë me naftën dhe i ndarë prej saj. Këto ujëra trajtohen për të pakësuar përmbajtjen e naftës dhe të rërës dhe pastaj transferohen në disa puse të posaçme injektimi në fushë, ku injektohen nën tokë në formacione të përshtatshme”.

Puset e injektimit të ujit janë akuzuar për shkaktimin e tërmeteve në disa raste. Në një studim të fundit një pus injektimi uji në Ohajo është akuzuar për shkaktimin e mbi 100 tërmeteve. Më poshtë mund të shihet një artikull mbi studimin në fjalë. Rasti i përmendur në studim është shumë i ngjashëm me Zharrëzën, ku tërmetet po ashtu janë të vogla dhe kanë filluar pasi filloi punën BP.

Pusi shkaktoi mbi 100 tërmete në Ohajo

Një pus i vetëm injektimi i mbetjeve ujore nga frakturimi ka shkaktuar 167 tërmete në dhe rreth Jangstaun, Ohajo, përgjatë vetëm një viti.

Kjo sipas një studimi të publikuar në Revistën e Kërkimeve Gjeofizike, nga Won-Young Kim, kërkues në Universitetin e Kolumbias. Në Jangstaun përpara vitit 2010 nuk ishin regjistruar kurrë tërmete. Në fund të atij viti, kompania e naftës filloi të injektonte mbetjet e ujit nga shpimet në fushën naftëmbajtëse Marcellus, në një pus injektimi 9200 këmbë të thellë. Brenda 2 javëve zona përjetoi tërmetin e saj të parë.

Nga Janar 2011 deri në shkurt 2012, zona u trondit nga rreth 12 tërmete në muaj. Shumë prej tyre nuk ndjeheshin nga banorët, por intensiteti ju shtua me kalimin e kohës dhe më i madhi arriti 3.9 ballë në fund të 2011. Kjo ishte dita pas ditës së fundit që pusi u përdor për injektim uji. Departamenti i Burimeve Natyrore i Ohajos urdhëroi mbylljen e pusit për shkak të shtimit të tërmeteve. Kur pusi u mbyll rreth 78 milion litra ujë ishin injektuar përmes tij.

Pas ndërprerjes së përdorimit të pusit tërmetet u ndërprenë me shpejtësi. Kim zbuloi se shpeshtësia dhe intensiteti i tërmeteve në zonë ishte i lidhur ngushtë me nivelin e presionit në pus. Ai krahasoi profilin sizmik të rajonit me epiqendrën e secilit prej tërmeteve dhe konkludoi se ato ndodhën ose tek pusi, ose në vijën e thyerjes me të cilin pusi kishte lidhje.

“Konkludojmë se tërmetet e fundit në Jangstaun, Ohajo, janë shkaktuar nga injektimi i ujërave në një pus të thellë injektimi, për shkak të presionit të rritur përgjatë vijave të pranishme të thyerjes nën tokë, të gjendura pranë pusit”, – shkruan Kim në studimin e tij.

Ky zbulim i shtohet provave në rritje shkencore që lidhin me termetet puset e injektimit të mbetjeve të ujit nga frakturimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency