Matura, fillon përzgjedhja e fituesve, pritet ulja e nivelit të pikëve

0
153

Ja kush mund të regjistrohet në formularin A3

Fituesit do të shpallen në 18 shtator dhe menjëherë do të hapen regjistrimet paraprake

 

Studente-duke-pare-listat-Agjencia Kombëtare e Provimeve ka filluar procesin për përzgjedhjen e fituesve në universitete. Renditja e fituesve do të bëhet në bazë të kuotave të miratuara nga qeveria dhe duke u mbështetur në parimin meritë/preferencë. Rritja e lehtë e kuotave dhe notat e ulëta në 4 provimet e Maturës Shtetërore do të bëjnë që këtë vit të ulet niveli i pikëve. Sipas AKP-së, në fazën e parë pritet një nivel më i ulët krahasuar me të njëjtën fazë, një vit më parë. Kjo do të thotë që në dy fazat e tjera, fituesit përfundimtarë dhe me formularin A3, t’u jepet mundësi për të fituar edhe kandidatëve që kanë dalë me nota të ulëta. Fituesit do të shpallen në 18 shtator dhe menjëherë do të hapen regjistrimet paraprake.

Regjistrimi

Kandidati që është shpallur fitues në listën e fituesve në fazën e parë, regjistrohet online në programin e studimit që ka fituar në portalin e Maturës Shtetërore. Regjistrimi online kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti nga data 18 shtator 2013 deri në orën 24:00 të datës 23 shtator 2013. Kandidati fitues ka të drejtë të qëndrojë përfundimisht i regjistruar në programin e fituar në fazën e parë (listat paraprake), duke përzgjedhur opsionin “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Kur kandidati nuk arrin të realizojë regjistrimin online, ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, nga data 18 shtator 2013 deri në datë 23 shtator 2013, nga ora 08:00, deri në orën 18:00. Sekretaria mësimore kryen regjistrimin online të kandidatit. Në këtë rast, kandidati të paraqesë një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosjen e sekretarisë mësimore mbahet fotokopja e dokumentit të identifikimit. Studentët, të cilët duan të mbeten në preferencën e fituar në fazën e parë, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore. Sekretaria mësimore pajis menjëherë kandidatët me fletëregjistrimin në preferencën e përzgjedhur. Kandidati, i cili nuk kryen regjistrimin brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo lloj arsyeje, humbet të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Ky kandidat nuk përfshihet në listën përfundimtare të fituesve. AKP në datën 1 tetor shpall, listën përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të MASH.

Formulari A3

Në këtë fazë mund të regjistrohen të gjithë kandidatët që:

a) kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2.
b) kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013.
c) kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore;
ç) kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje. Kuotat, që mbeten të parealizuara edhe pas regjistrimit të fituesve të shpallur nga aplikimi në raundin e fundit, nuk rishpallen.

 

INSTAT: Ulen kostot e prodhimit

Prodhimi gjatë 3 muajve të dytë të vitit ka pësuar rënie. Çmimet e prodhimit kanë pësuar një ulje të lehtë në 3-mujorin e 2-të dhe kjo produktet e industrisë nxjerrëse, industrisë ushqimore dhe prodhimi i energjisë. Sipas të dhënave të INSTAT kostot e prodhimit në krahasim me një vit më parë, në 3-mujorin e dytë janë ulur dhe kështu biznesi nuk është përballur me koston shtesë. INSTAT bën të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, shënoi një rritje prej 0.2% kundrejt tremujorit të parë 2013. Sipas INSTAT, Industria Nxjerrëse shënoi një ulje prej 0.4%, si rrjedhojë e uljes së çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 1.6%. Çmimet e produkteve në aktivitetin ‘Nxjerrja e produkteve jo energjetike” kanë shënuar një rritje me 0.6%. Çmimet në industrinë përpunuese po ashtu ka shënuar rritje me 0.3%, ku përfshihet rritja e çmimit të prodhimit në industrinë tekstile dhe e veshjeve”. Edhe prodhimi i letrës, kartonit dhe botimeve u rrit 0.7%. Ndërkaq biznesit e industrisë përpunuese ushqimore nuk kanë pasur kosto shtesë, pasi çmimit e prodhimit janë ulur në këtë sektor. Sipas INSTAT edhe çmimet e eksportit kanë përmirësuar ulje me 0.9%, krahasuar me 3-mujorin e parë.

 

Bashkitë kërkojnë rritjen e çmimit të ujit

Çmimi i ujit të pijshëm për 7 bashki në vend pritet të rritet. Janë 7 shoqëri ujësjellësi që kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit, për tarifa të reja. Bashkitë e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Fierit, Lushnjës, Ersekës dhe Lezhës, kërkojnë ERRU, për të vitit 2-të radhazi tarifa të reja për ujin. Ana Metohu, drejtore e Tarifave pranë ERRU, tregon se mbi metodologjinë e përcaktimit të çmimit të ujit. “Për vitin 2013 kanë paraqitur aplikimin 7 bashki, 7 shoqëri ujësjellës kanalizime që janë nën bashki përkatëse. Janë Korça, Saranda, Gjirokastra, Fieri, Lushnja, Erseka dhe Lezha. Tri nga këto shoqëri janë shoqëri të cilat kanë aplikuar edhe vitin e kaluar për ndryshimin e tarifave dhe sërish kanë aplikuar edhe këtë vit për të ndryshuar tarifat edhe këtë vit. Kemi tarifa të cilat nuk kanë ndryshuar prej vitesh të cilat shkojnë në nivelin në 25 lekë metër/kub. Por kemi edhe shoqëri të cilat kanë aplikuar vjet për ndryshimin e çmimeve 1 metër/kub është 58 lekë”, – tha Ana Metohu, drejtore e Tarifave ERRU. Tarifat përcaktohet gjithnjë mbi bazën e cilësisë së shërbimit që ofron shoqëria e ujësjellësit dhe kostos, e cila është e ndryshme për secilin qytet. “Në metorologji paraqitet që pas rritje së tarifave do më thënë se rritja e tarifave gjithmonë duhet të jetë e shoqëruar me përmirësimin e shërbimit. Ne bëjmë rishikimin e të gjithë shërbimeve që shoqëria kryen pra koston e shërbimit dhe njëkohësisht edhe performancën e saj”, – tha Ana Metohu, Drejtore e Tarifave ERRU. Por Enti nuk merr parasysh në miratimin e një tarife faktin se një qytet merr ujë me orar të reduktuar. Pavarësisht kësaj, cmimi mund të rritet. “Nuk ka shumë lidhje direkte nëse ti ke një shërbim me orare të kufizuara pra për ta përmirësuar atë për të rritur orët e kufizimit. Patjetër që shoqërisë i duhen disa para për të përmisuar orarin e kufizimit. T’i krijosh shoqërisë të mbulojë koston për të bërë më shumë investime për përmirësimin e cilësisë së shërbimit”, – tha Ana Metohu, drejtore e Tarifave ERRU. Sipas të dhënave që bën me dije drejtoresha e Tarifave, çmimi varion nga 25 lekë për metër kub ujë, deri në 58 lekë për metër kub ujë. Kryeqyteti operon me një tarifë prej 45 lekë për metër kub ujë dhe nuk ka aplikuar për tarifa të reja në dy vitet e fundit, as tv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency