Kërcënonte e përndiqte ish-të dashurën, mbyllet 6 muaj në burg

0
176

Elton Qyno

Historia intime mes babait të tre fëmijëve dhe Lumes. Dashuria që përfundoi në kërcënime me jetë

 

dhuna-ndaj-grave-300x199Një shitës fruta-perimesh, babai i tre fëmijë, ka qëndruar 6 muaj në burg, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kërcënuar me jetë ish-të dashurën e tij Lumturie Gjuzi. Qamil Halili është dënuar pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg për akuzat e “Përndjekjes” dhe “Vjedhjes”, por për shkak se masa e dënimit është kryer gjatë kohës së paraburgimit, gjykata ka vendosur ta lirojë të pandehurin. Në pretencën e dhënë nga përfaqësuesi i prokurorisë është kërkuar dënimi me 9 muaj burg për shtetasin Halili, por ky i fundit gjatë gjykimit ka pranuar autorësinë e krimit, duke përfituar kështu uljen e 1/3 të dënimit. Sipas prokurorisë, mes Halilit dhe Gjuzit para disa kohësh ka pasur një histori dashurie që më pas është ndërprerë me dëshirën e Lumturies. Mirëpo, edhe pse Qamil Halili është refuzuar për disa herë radhazi, sërish ai ka vijuar t’i kërkojë ish-të dashurës së tij të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe marrëdhënia e tyre të vijojë. Po një gjë e tillë nuk është pranuar nga Lumturie Gjuzi, gjë që ka ndikuar në dërgimin e mesazheve kërcënuese dhe përndjekjes së vazhdueshme.

Dashuria dhe divorci

Para 12 vjetësh Lumturie Gjuzi është njohur me shtetasin Qamil Halili me të cilin ka pasur lidhje intime. Ajo ka punuar 2 vjet me Qamilin duke shitur zarzavate në Laprakë. Lumturia është ndarë nga Qamili dhe ka filluar punë në një lokal qoftesh tek treni. Aty ka punuar rreth 5 vjet. Më pas ajo ka filluar punë tek lokal «Leandri». Ajo është ndarë nga Qamili dhe ka vazhduar jetën e saj normalisht. Lumturia në datën 19 prill 2013 kallëzon se nga koha që është ndarë nga Qamili e më pas ai e përndjek atë duke e dhunuar si nga ana psikike ashtu edhe fizike. Ai e kërcënon atë prej një periudhe shumë të gjatë. Ai e kërcënon atë duke i thënë që do të vras, por nuk u lidhe me mua etj. Qamili e ka goditur Lumturinë në lokalin ku kjo shtetase punon. Në vijim është pyetur kjo shtetase në datën 8 maj 2013 dhe ajo shpjegon se Qamili përsëri i ka shkuar tek lokali duke e kërcënuar atë. Më pas Qamili e ka goditur Lumturien me pëllëmbë.

Vjedhja e çantës

Në datën 9 maj 2013, rreth orës 06:30, Qamili ka shkuar përsëri tek lokali i Lumturies dhe e ka kërcënuar atë për jetën dhe shëndetin e saj. Aty ai i ka vjedhur çantën Lumturies. Në çantë Lumturia ka pasur disa sende me vlerë. Për këtë fakt ky shtetas është arrestuar në flagrancë nga Policia Gjyqësore, arrest i cili është vlerësuar si i ligjshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendimin nr. 580 akti datë 12 maj 2013. Në këto kushte është konsumuar edhe vepra penale e vjedhjes pasi Qamili i ka vjedhur çantën shtetasen Lumturie Gjuzi. Është pyetur shtetasi Qamil Halili në datën 19 prill 2013, i cili e ka pranuar faktin që ka kërcënuar Lumturinë dhe ka deklaruar se nuk do ta ngacmojë më, por në realitet ka rezultuar ndryshe, ai ka vazhduar që të ngacmojë dhe kërcënojë Lumturinë. Nga hetimi rezulton se shkaku për të cilin Qamili e kërcënon Lumturien është sepse ai i kërkon me forcë që ajo të bëhet e dashura e tij dhe të bëhen përsëri të dashur siç kanë qenë më parë, por Lumturia nuk ka pranuar që të lidhet më me Qamilin.

 

 

 

 

Vrasja në ish-Bllok, Hoxha u vra teksa pinte kafe me burrin

Nëna e një vajze të vogël, Majlinda Hoxha, u qëllua pas shpine. Hetimet shtrihen në tri pista

Viktima Majlinda Hoxha, nëna e një vajze të vogël, është qëlluar me plumba pas shpine, teksa qëndronte në tavolinë së bashku me bashkëshortin e saj, Fatos Hoxhën, dhe shtetasin Elton Fusha, administratorin e pikës së basteve “Xhoi-Lloto” në ish-Bllok. Fatos Hoxha, burri i viktimës, ka parë me sy masakrimin e gruas së tij, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ai s’ka qenë në gjendje t’u tregojë asnjë gjë strukturave të policisë, kjo për shkak edhe të gjendjes së tij tepër të rënduar. Sipas dinamikës së krimit të kryer nga ana e ekspertëve të policisë së Tiranës, viktima ka qenë e pozicionuar me kurriz nga drejtimi prej nga është qëlluar. Një person i vetëm është afruar qetësisht dhe ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të objektivit Elton Fusha, emër jo pak i njohur për Policinë e Shtetit. Për shkak se e gjithë fushë-pamja ishte zënë nga viktima Majlinda Hoxha, Elton Fusha ka marrë vetëm disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që pjesën më të madhe të predhave e ka marrë nëna e një vajze të vogël, shtetasja Majlinda Hoxha. Nga sa mësohet prej burimeve të policisë, Hoxha ka vdekur në vend, ndërkohë që Elton Fusha vazhdon të qëndrojë i shtruar në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Fatmirësisht, nga ky atentat mafioz nuk ka pësuar asnjë dëmtim bashkëshorti i viktimës, shtetasi Fatos Hoxha. Majlinda punonte si ekonomiste pranë pikës së basteve, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte djali i tezes së Eltonit.

Pistat hetimore

Që prej mesnatës së djeshme, policia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me prokurorinë janë duke hetuar lidhur me identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit të rëndë, që tronditi zonën e ish-Bllokut. Sipas burimeve, për momentin po hetohet në tri pista, ku e para lidhet me një konflikt që Elton Fusha ka pasur me disa persona në zonën e Liqenit Artificial, ku dhe në këtë ngjarje Fusha, ka qenë protagonist i një plagosje. Për këtë krim ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës, por më pas është liruar. Ndërkohë që, pista e dytë lidhet me trafikut e drogës, pasi siç bëjnë me dije burime pranë sektorit të narkotikëve në policinë e Tiranës, i plagosuri prej disa kohësh ka qenë nën vëzhgim nga agjentët e këtij sektori, pasi kishte informacione se ai tregtonte drogën në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Pista e tretë lidhet me ndonjë konflikt të çastit që Elton Fusha mund të ketë pasur në pikën e basteve sportive. Siç duket, ndonjë nga klientët është larguar dhe më pas ka filluar të planifikojë vrasjen, që për pasojë e ka kryer sulmin dy ditë më parë, por që në fakt ka ekzekutuar një njeri të pafajshëm, ndërkohë Elton Fushën e ka plagosur rëndë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency