Emrat e pronarëve që shpërblehen nga zgjatimi i bulevardit të Tiranës, lista e plotë

0
159

Grimshaw1Janë publikuar ditën e djeshme emrat e pronarëve që u preken ndërtimet nga zgjatimi i bulevardit të Tiranës. Nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”, faza I, preken 204 objekte ekzistuese, të cilat janë në pronësi apo posedim privat. Për 204 objekte, sipas matjeve në terren nga grupet e punës, bazuar në çmimet e Entit Kombëtar të Banesave, vlera totale është 844.853.879 lekë. Në kushtet kur zbatimi i projektit shtrihet në një zonë urbane kryesisht informale, pjesa më e madhe e objekteve që i nënshtrohen procesit të shpronësimit kanë statusin “objekte të ndërtuara pa leje”. Për objektet informale, pagesat për shpronësim nga Bashkia e Tiranës përfundojnë kur poseduesi i objektit/shtesës pa leje i nënshkruan Bashkisë së Tiranës një deklaratë. Për pasuritë që sipas konfirmimit nga ZVRPP-ja Tiranë, janë në proces të regjistrimit fillestar, procedurat e shpronësimit do të ndiqen pas përfundimit të këtij procesi

 

Lista e plotë në brëndësi të gazetës  “Standard”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency