Lëngu i limonit, problemet shëndetësore që shëron

0
185

Shtrydhni lëngun e limonadës në filxhan. Mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpërlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë.

 

limoniShumë e cilësojnë si njëra ndër gjërat ushqimore më të rëndësishme në botë, e para për sasinë e madhe të vitaminës C, por edhe për nutriantët e tjera siç janë, bioflavonoidi, pektina, acidi, vitaminat A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magneziumi, fosfori, mangani… Nëse nuk e përdorni limonadën sepse mendoni që zbut dhe dëmton mishin e dhëmbëve, atëherë provoni me këtë truk. Kur e pini limonadën, shpërlajeni gojën me ujë të thjeshtë dhe prisni 30 minuta, më pas lajini dhëmbët me brushë dhe pastë dhëmbësh. Këto janë pesë problemet që mund të largohen me limon në ‘kushte shtëpie’.

 Gurët në veshkë

Bëhen kur urina përmban shumë kripë dhe jo substanca tjera të nevojshme siç është citrati. Pasi që lëngu i limonit përmban acid (rreth 8 për qind), është shumë i mirë për filtrim të veshkave, dhe në ditë duhet të pini gjysmë filxhani lëng limoni të shtrydhur në 7 filxhanë të ujit. Mund ta ftohni në frigorifer dhe ta konsumoni çdo ditë. Përveç kësaj duhet ta zvogëloni përdorimin e kripës dhe të hani më pak mish dhe peshk dhe të pini sa më shumë ujë.

Artritisi

Acidi urinik është në shumë gjëndra, e kështu edhe në nyje kristalizon më shumë se 95 për qind të rasteve natriumin në urinë, që shkakton artiritis. Që t’i lehtësoni dhimbjet, mpirjen dhe kalljet e vazhdueshme, lëngu i limonit mund të jetë shumë efektiv. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni në gotë të ujit dhe pijeni para se të hani mëngjes. Pini edhe një të tillë para dreke dhe një para se të shkoni të flini.

Mbyllja (kapsllëku)

Mund të shkaktohet nga shumë faktor, duke përfshirë edhe mos marrjen e lëngjeve të bollshme, apo edhe përdorjen e tepruar të bulmetit. Për shërim të mbylljes (kapsllëkut), lëngun e limonit përzieni me lugë në ujë të nxehtë. Në të hidhni edhe një lugë mjaltë dhe pijen çdo ditë.

Lukth të ndjeshëm

Keni ngrënë racionin, por lukthi juaj nuk është i ‘kënaqur’. Ju mundon shtrëngimi, gazrat dhe fryerja, duhet të merrni diçka që do të ju lehtësoj për këtë gjendje. Përzieni lëngun e një gjysme limoni dhe gjysmë luge sode bikarboni në një gotë ujë.

Kokëdhembja

Acidi e limonit (acidi citrik) dhe Vitamina C nga lëngu japin përbërës antibakterial dhe ndihmojnë në zvogëlimin e kalljeve. Lëngu i limonit gjithashtu forcon sistemin e imunitetit. Herën tjetër kur të ndieni fytin se është duke u përkeqësuar, provoni që vetes t’ia lehtësoni gjendjen dhe të largoni viruset – me limonadë. Shtrydhni lëngun e limonadës në filxhan. Mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpërlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë, femra.net.

 

Astma, lidhet me problemet psiko-sociale te fëmijët

Kërkimet në Universitetin e Virginias theksojnë se, fëmijët me astma vuajnë nga depresioni, ankthi, probleme të sjelljes dhe probleme me mësimin. Shumë prej hulumtimeve të fazës fillestare të astmës, janë në kërkim të mënyrave të reja për të menaxhuar sëmundjen. Megjithatë, pak është bërë për të gjetur çrregullimet shtesë të cilat zakonisht paraqiten së bashku me astmën, përfshirë këtu depresionin dhe çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes, që mund të ndikojë negativisht në aftësitë e fëmijëve për t’u përballuar me sëmundjen. Kërkimet në Universitetin e Virginias theksojnë se deri sa këto situata shtesë nuk shqyrtohen, programet edukuese të astmës nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë pacientëve të rinj. “Mund të themi se familjet që kanë fëmijë astmatik jo vetëm që nuk raportojnë incidentet e këtij çrregulimi, por as edhe të depresionit, ankthit dhe çrregullimeve në mësim”, thotë Dr. James Blackman, pediatër në Qendrën e Rehabilitimit në Universitetin e Virginias. “Nëse mund të menaxhojmë këto sëmundje shoqëruese, atëherë mund t’i ndihmojmë fëmijëve për të shëruar astmën dhe t’i ndihmojmë familjet të menaxhojnë sëmundjen në mënyrën më të shëndetshme”. Studimi është kryer përmes telefonit dhe është mbledhur material nga 102,353 fëmijë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi zbuloi se, fëmijët me astma vuajnë nga depresioni, ankthi, probleme të sjelljes dhe probleme me mësimin. Sa më të mëdha janë vuajtjet nga astma, po aq të mëdha janë edhe vuajtjet nga këto probleme. Më shumë se 10% e fëmijëve kanë kaluar nëpër probleme një vjeçare të cilat është dashur të trajtohen. Mbi të gjitha, këta fëmijë kanë humbur më shumë se dhjet ditë mësimi, duke i lënë prindërit në merak për zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve të tyre. ”Ajo çfarë është me rëndësi nga ky studim është se, tregon që astma mund të çojë në disavantazhe psiko-sociale për fëmijët”, shton Blackman. Ai beson se fëmijët me astma kanë nevojë për trajtim specifik që merret me shëndetin fizik, mendor dhe zhvillues. Kjo mund të çojë në më pak ditë të humbura në shkollë dhe më pak telefonata për prindërit në lidhje me problemet në sjellje dhe shkollë të fëmijëve të tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency