Ekspertët e “Meta-Priftit” kërkojnë 36.6 milionë për ekspertimin e videos

0
206

Elton Qyno

Hyn në lojë zyra përmbarimore: Zbatoni vendimin e Gjykatës së Lartë

Ministria e Financave shmang veten nga detyrimet. Prokuroria: S’kemi para

 

inxhinieret-e-mjedisitTre njerëzit që dy vite më parë kryen ekspertizën e video-skandalit mes ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, kërkojnë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave lekët e kryerjes së ekspertimit në studion e tyre. Bëhet fjalë për një shumë prej 36.6 milionë lekësh, që tashmë buxheti i shtetit duhet t’u japë tre ekspertëve: Artur Rrahmani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo, të cilët dy vite më parë u caktuan nga Gjykata e Lartë si ekspertë për të dhënë fjalën e fundit rreth autenticitetit të video-përgjimit mes Dritan Priftit dhe Ilir Metës. Pikërisht pas dhënies së konkluzioneve të tyre rreth video-përgjimit, tre ekspertët i paraqitën dhe një faturë financiare Gjykatës së Lartë. Për shkak se kjo e fundit nuk ka pasur mundësi të paguajë gjatë kohës kur zhvillohej procesi gjyqësor, në fund të këtij procesi Gjykata e Lartë ia ka faturuar këtë shumë financiare palës humbëse në proces, që në këtë rast ishte Prokuroria e Përgjithshme. Tashmë, çështja është marrë në dorë nga përmbarimi, ku përmbaruesja Enirjeta Zisi i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ekzekutojnë vullnetarisht vendimin, duke paguar shumën prej 36.6 milionë lekësh.

Urdhri i ekzekutimit

Në kushtet e një detyrimi financiar, tre ekspertët Artur Rrahmani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo i kanë paraqitur Gjykatës së Lartë dhjetëra fatura që tregojnë çmimet që janë blerë programet kompjuterike për ekspertimin e videos “Meta-Prifti”, si dhe disa pajisje të tjera kompjuterike. Në total kjo shumë kap shifrën 36.6 milionë lekë të vjetra. Herë pas here, tre ekspertët e kanë kërkuar shumën financiare tek Drejtoria e Financës në Gjykatën e Lartë, por nuk kanë mundur të zgjidhin gjë. Më pas ata kanë ndërmarrë një nismë tjetër, duke kërkuar nga Gjykata e Lartë nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal, që nxirrte të pafajshëm Ilir Metën dhe zbatimin e këtij vendimi në pikën që flet për shpenzimet gjyqësore. Në fakt, kjo kërkesë është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, por nuk është miratuar. Në këto kushte, tre ekspertët i janë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, si palë humbëse në gjyq, duke i kërkuar nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit dhe pagimin e shumës prej 36.6 milionë lekësh. Pak ditë pas kërkesës në muajin mars të këtij viti, një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme pati miratuar kërkesën e tre ekspertëve, duke i hapur rrugën zyrës shtetërore të përmbarimit për ekzekutimin e vendimit penal.

Letra përmbarimore

Pak ditë para nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit, përmbaruesja Enirjeta Zisi i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave, që brenda 10 ditëve këto dy institucione të paguajnë shumën prej 36.6 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë, sipas përmbarueses, rrjedh si zbatim e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore ia kalonte në një pikë të vendimit palës humbëse Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk ka vonuar shumë dhe kanë mbërritur përgjigjet e dy institucioneve, ku Ministria e Financave e ka shmangur totalisht veten nga ky detyrim, duke saktësuar se ky institucion nuk ka qenë palë në procesin penal, ku i pandehur ishte ish-kryeministri, njëherësh lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Me këtë përgjigje, ministria duket se nuk pranon të japë asnjë qindarkë në llogarinë bankare të tre ekspertëve, ndërkohë që nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme duket se nuk ka fondet e mjaftueshme për të paguar një shumë të tillës. Nisur nga kjo situatë, është kërkuar dhe disa herë që të merren masa dhe të fillohet ekzekutimi i vendimit, por që në fakt asnjë gjë nuk është bërë në këtë drejtim. Për pasojë, pritet që në ditët në vijim zyra përmbarimore të marrë masa më ekstreme, duke bllokuar në thesar shumën prej 36.6 milionë lekësh, shumë kjo që u takon për hakun e punës tre ekspertëve të videos “Meta-Prifti”, Artur Rrahmani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo.

36.6 milionë

Në këto kushte, tre ekspertët i janë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, si palë humbëse në gjyq, duke i kërkuar nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit dhe pagimin e shumës prej 36.6 milionë lekësh. Pak ditë pas kërkesës në muajin mars të këtij viti, një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, ka miratuar kërkesën e tre ekspertëve duke i hapur rrugën zyrës shtetërore të përmbarimit për ekzekutimin e vendimit penal.

 

Videoja e 7-përqindëshit

Konkluzioni i tre ekspertëve “Meta-Prifti”, jo origjinale

Video-përgjimi “Meta-Prifti” është cilësuar jo origjinal nga tre ekspertët shqiptarë. Konkluzionet janë dhënë gjatë seancës së 31 tetorit 2011 në Gjykatën e Lartë, ku ekspertët Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani thanë se në orën e dorëzuar nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të video-përgjimit origjinal. Tre specialistët theksuan së mundësia për ndërhyrje në videon e bisedës është e madhe. Materiali, sipas tyre, ka shumë zhurma dhe në disa pjesë fjalët nuk kuptohen. Niveli i zërit është nën standardin normal, pra është i paqartë. Sipas tyre, ekziston mundësia e ndërhyrjes në bisedë, pasi hapësirat teknike për një veprim të tillë janë të mëdha. Ekspertët nënvizuan edhe faktin se ora dhe data e xhirimit nuk kuptohen, pasi nuk kanë përputhshmëri, për pasojë, nuk mund të thuhet nëse është ora ajo që është përdorur për këtë regjistrim. Pas paraqitjes së konkluzioneve, Prokuroria kërkoi 10 ditë kohë në atë kohë për të verifikuar programet me të cilat punuan tre ekspertët, për të verifikuar cilësinë e tyre. Por sërish në atë kohë avokatet e Metës thanë se vetëm një javë është plotësisht e mjaftueshme, pasi programet janë cilësuar me herët nga ekspertët në gjykatë dhe janë të licencuara. Raporti erdhi në kohën kur video përgjimi i është nënshtruar më parë verifikimit nga një ekspert i huaj i kontaktuar nga organi i akuzës, por i panjohur nga Gjykata e Lartë. Në bisedën e publikuar mes ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish-ministrit të Jashtëm në atë kohë, Ilir Meta, flitej për çështje tenderësh, punësime në administratë dhe favorizime të ndryshme që sipas Priftit, bëheshin për motive korruptive.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency