Ç’është polineuropatia diabetike? Mënyrat për ta mjekuar

0
736

isgarciniasafefordiabeticsNeuropatia në fillim, zakonisht, është pa simptoma. Në këtë fazë, kur i sëmuri nuk ka ankesa, neurologu evidenton reflekse të ulura dhe çrregullim të sensibilitetit. Faza simptomatike fillon fshehurazi, por ndonjëherë edhe vrullshëm

Polineuropatia diabetike është komplikimi më i shpeshtë i sëmurëve me diabet. Mendohet se këtë komplikim e kanë më shumë se 80% e të sëmurëve nga kjo sëmundje. Polineuropatia diabetike është sëmundje e nervave periferik e shkaktuar nga sëmundja e sheqerit. Komplikimet e sheqerit të rritur në gjak dëmtojnë nervat, përfshirë edhe elementet në vijim:
– Çrregullimin e qarkullimit i cili bie deri te dëmtimi i enëve të vogla të gjakut.
– Grumbullimin e yndyrave në qeliza të cilat përbëjnë mbështjellësin nervor, që çrregullon aktivitetin normal të këtyre qelizave;
– Çrregullimet metabolike të cilat çrregullojnë bartjen e albuminave, transmiterëve (transmetuesve) dhe materieve të tjera ushqyese në pjesët distale (përfundimtare) të nervit.

Sëmundja
Neuropatia në fillim, zakonisht, është pa simptoma. Në këtë fazë, kur i sëmuri nuk ka ankesa, neurologu evidenton reflekse të ulura dhe çrregullim të sensibilitetit. Faza simptomatike fillon fshehurazi, por ndonjëherë edhe vrullshëm.

Simptomat më të shpeshta janë: djegie, therje, ose sikur me i lëviz buburreci nëpër këmbë, zakonisht në shputa, ndjenjë e kohëpaskohshme ose e përhershme e mpirjes ose topitjes, ndjenjë se këmbët janë në çizme ose çorape. Mund të ekzistojnë dhe ngacmime djegëse dhe dhimbje e fortë, ecja është shpesh e mundimshme dhe të sëmurët e përshkruajnë si të ecurit në “thëngjill”.

Mund të lajmërohet edhe dhimbja intensive ‘therëse’ në shputa ose këmbë. Polineuropatia mund të bie deri te të ecurit e vështirësuar (pareza), por në raste të vështira të ecurit është i pamundur (paraliza). Neuropatia diabetike më së shpeshti manifestohet si polineuropati distale simetrike senzomotorike.

Simptomat e para janë në shputa në formë të therjes, lëvizjes, djegies, kryesisht natën. Mund të lajmërohen edhe ngërçet në muskujt e nëngjurit, por edhe në duar, edhe pse dukshëm më rrallë. Në të njëjtën kohë mundë të lajmërohen hipotrofitë (humbje e masës) në muskujt e vegjël të shputës. Shuhen reflekset tetivore, sëmundja përparon, lajmërohet mpirja e shputës, e cila përhapet deri në nëngju, shuplaka, trup. Mundë të lajmërohen ndryshime trofike në lëkurën e shputave (lëkura e thatë, e hollë e cila lehtë pëlcet) dhe ulcerat-plagët.

Si vendoset diagnoza?
Diagnoza e neuropatisë diabetike është e thjeshtë dhe vendoset në bazë të pasqyrës klinike të sëmundjes së sheqerit. Vërtetohet me të ashtuquajturat: testet neurofiziologjike, me matjen e shpejtësisë së përçueshmërisë së nervit (elektromioneurografia-EMNG). Është e domosdoshme që secili i sëmurë me sëmundje të sheqerit të udhëzohet te neurologu për kontroll neurologjik dhe ekzaminim neurofiziologjik, të ndërmerren të gjitha masat që të prevenohet zhvillimi i neuropatisë diabetike ose nëse ekzistojnë shenjat e saj, të ndalet përparimi.

Si mjekohet?
Mjekimi i formës më të shpeshtë të polineuropatisë diabetike bazohet në rezultatet e tretmanit anti-oksidativ, aplikimin e preparatit të fortë antioksidativ acidit alfa-lipoik (Berlithion) në dozë ditore 600 mg. Së pari 2-3 javë paranteral (në infuzione), pastaj per os (në gojë) për periudhë më të gjatë. Për qetësimin e dhimbjeve më së shpeshti përdoren karbazepin dhe antidepresivët. Metodat e mjekimit fizikal, gjithashtu, kanë rëndësinë e tyre, veçanërisht hidroterapia.

Ç’farë duhet të ditur?
Lajmërimi i polineuropatisë nuk varet nga lartësia e sheqerit në gjak, atakon të dy gjinitë, më shpesh të moshuarit, në përqindje të vogël dhe fëmijët të sëmurë nga sëmundja e sheqerit, rreth 2%. Dr. Myrvete Kabashi.

 

 

Metodat tradicionale për të zbuluar gjininë e fëmijës

Mos u befasoni nëse dikush që e shihni për herë të parë në jetë ofrohet për të parë se i cilës gjini i takon foshnja të cilën e keni në bark. Me qindra vite, shtatzënat u kanë besuar metodave të ndryshme të plakave për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka ndodhur që nganjëherë ta kenë qëlluar e nganjëherë jo. Ndërkaq, edhe pse fjalët e gjysheve nuk janë edhe aq të sakta, megjithatë janë më interesante se amniocenteza dhe ultrazëri. Më poshtë do të paraqesim disa nga “diagnostikimet” më të vjetra për gjininë e foshnjës, ndërsa ju mund të argëtoheni duke i bërë këto teste.

Është vajzë nëse:

-Keni mundime në mëngjes në fillim të shtatzënisë

-Rrahjet e zemrës së foshnjës janë së paku 140 herë në minutë

-Ndjeni rëndesë në ije dhe në prapanicë

-Gjiri i majtë është më i madh se i djathti

-Flokët tuaja marrin shndritje në të kuqe

-Barku është në formë të shalqirit

-Ju hahen ëmbëlsira

-Ju pihet lëng portokalli

-Shpesh jeni idhnake

-Ju dalin puçrra

-Nuk ju hahen cungat

-Gjinjtë fillojë t’u rriten që në fillim të shtatzënisë

-Ktheheni në jug kur flini

-Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër tek

Është djalë nëse:

-Nuk keni mundim në mëngjes në fillim të shtatzënisë

-Rrahjet e zemrës së foshnjës suaj janë më pak se 140 herë në minutë

-Ndjeni rëndesë në pjesën e përparme të barkut

-Barku juaj duket si top basketbolli

-Aureolat e gjinjve tuaj janë dukshëm të errëta

-Ju hahet njelmët dhe thartë

-Ju hahet mish dhe djathë

-Qimet në këmbë ju rriten shpejtë

-Duart i keni të thata

-Ktheheni kah veriu kur flini

-Babai i ardhshëm trashet

-Jeni zbukuruar

-Urina është me ngjyrë të verdhë të ndritshme

-Hunda u zgjerohet

-Nëse unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark

-Keni kokëdhimbje

-Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër çift

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency