Të pafatët / Shqiponjat bien në Slloveni, guxojnë por nuk fitojnë

0
114

Fati të kaluarës  duket se e ndjek akoma kombëtaren kuq e zi. Cana me shokë nuk arritën të triumfonin në Slloveni. Tentuan shumë për gol por nuk e çuan drejt rrjetës

 

1291396_237944469687377_210521336_nNdeshja ndaj Sllovenisë ishte një ndër ndeshjet më të rëndëishme për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Kjo për faktin se një tre pikësh na bëntë me te konsoliduar për vëndin e dytë duke i shtuar shanset për një pjesmarrje në botërorin e 2014 në Brazil. Por dje ngecëm në Slloveni. Ndoshta fati por edhe nënvlerësimi i golit të pësuar, pritjet e Handanoviç bënë që të dalim sot nga fusha me zero pikë. Por shpresat nuk kam humbur pasi ndodhemi në vëndin e tretë një pikë pas Norvegjisë.

Pjesa e parë

Gjithçka nisi qetësisht në 10 minutat e para të ndeshjes. Si Shqipëria ashtu edhe Sllovenia i shfytëzuan këto minuta për të studiuar kundërshtarin. U vu re që krahët e mbrojtjes sllovene ishin pika e dobët e skuadrës. Roshi,Valdet Rama, Lila dhe Migjen Basha ishin progtagonistët e parë të aksioneve për Shqipërinë. Freski në lojë me sprintet e Lilës në krah por që duket se nuk po jepnin ndonjë efektivitet të madh. Ndërkohë që krahu i Ramës i ndihmuar dhe nga mbrojtësi i krahut të majtë Ansi Agolli i jepnin më shumë frymëmarrje. Ajo që vlen për tu theksuar është parqitja e Ergys Kaçe i cili u aktivizua që nga minuta e parë. Talenti që aktivizohet në Greqi duket se jep shumë shpresa për të ardhmen. Pavarësisht shtatit të shkurtër, Korçari tregohet luftarak. Pothuajse i pranishëm në të gjitha aksionet. Për t’u habitur ishte dhe roli i tij shumë i mirë si një mesfushor shkatërrues duke larguar dy ose tre herë topin nga aksionët e rrezkishme. Gjithçka dukej normale, derisa vjen goli i parë. Ishte një aksion i radhës nga skuadra sllovene. Në krah del kapiteni i skuadrës dhe mundohet të hapë hapë topin për në qëndër. Por gjithçka duket se është një skemë. Duke u ndihmuar edhe nga fati por edhe nga nënvlerësimi që i bëri mbrojtja jonë, topi përfundon në këmbët e 22 vjeçarit Kampl. Mefushori shikon zonën e lirë përpara dhe përfiton që të bëjë një gjuajtje mjeshtërore më të brëndshmen. Teli afrohet por është e kotë. Topi përfundon në trekëndeshin e portës duke mos i lënë gardianit Berisha asnjë mundësi për të vepruar i cili ndodhej edhe pak larg pozicionit perfekt për të ndaluar gjuajtjen. Pas kësaj skuadra sllovene duket se merr zemër dhe përfiton nga gabimet e skuadrës tonë për të kryer aksione të ndryshme. Birsa triblon tre herë lojtarët tanë duke i dhënë mundësi skuadrës përtë shënuar dhe një gol të dytë por që kësaj radhe u mbulua mirë nga Berisha. Skuadra jonë mundohet të reagojë, por më shumë duken si reagime të lodhura dhe pa ide. Roshi dhe Basha patën dy raste aksioni brënda zonës, por që nuk ishin në pozicionin e duhur për ta çuar drejt rrjetës. Lilës ju kuptua dhe skema për të shkuar drejt krahut duket se nuk po jepte efekt me blindimin që i’u bë nga skuadra kundërshtare. Gjatë kësaj pjesë u ndëshkua me karton vëtëm slloveni Kurtiç i cili bëri një ndërhyrje të fortë ndaj Andi Lilës .

Pjesë e re, lojë e re por pa rezultat

 

Ndërkohë që pjesa e dytë do të sillte një pasqyrë të re për skuadrën tonë. E gjithë loja na përkiste neve por që nuk arritëm të shënonim duke bërë të njejtin gabim që këmi bërë në të shkuarën. Futja e Salihit do të ndryshonte komplet ndeshjen. Shkodrani duket se I dha një frymë të re dhe aksionet e shumtë nga krahët me Ramën i cili duhet thënë se ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Këto aksione sollën raste të shumta për shënim goli por u treguam të paaftë për të shënuar. Ndoshta fati por edhe pritjet e shkëlqyera të portierit të Inter Handanoviç do t’I jepnin mundësitë Sllovenisë që ta mbanin rrjetën të paprekur. Rasti i Canës i cili doli përballë gardianit slloven por që nuk arriti të ishtë i saktë ishte rasti më i mirë i ndeshjes. Tentoi dhe  Slaihi i cili arriti të shmangte në mënyrë mjeshtërore qëndrorin slloven por u ndalua nga pritja e portierit që e shpëtoi prapë Slloveninë. Më pas do i vinte radha Valdet Ramës i cili triblon lehtësisht sllovenët futet për në qëndër të zonës qëllon por që merr përsëri kundërpërgjigjen nga portieri i Inter. Më pas De Biazi  fuste Mehmeti duke e zvëndësuar me Edgar Çani. Sulmuesi që aktivizohet te Olhense në Portugali nuk dha rezultat kjo edhe për shkak të minutave të pakta që kishte në dispozicion.  As futja e Abrashit nuk dha efektin e duhur. Pjesa tjetër e ndeshjes më pas u pa e zbhetë me aksione që nuk kishin të njëjtën forcë si ato të mintave të para. Roshi dhe Ergys Kaçe tenutuan nga jashtë zone me goditje por që ishin tepër larg portës.

Sllovenia arrin që të korri suksesin e saj dhe të hakmerret për fitoren e Qemal Stafës duke marrë një tre pikësh që e çon në kutoën e 9 pikëve. Tashmë Shqipëria i duhet që të hedhë  shikimin në ndeshjen tjetër të radhës.Ndoshta sot ishte rasti më i mirë për të përfituar duke parë edhe barazimin që morri Zvicra.

 

Skeda e ndeshjes
SLLOVENI-SHQIPERI   1-0
Golat: Kampl 19′
SLLOVENIA: Handanovič, Ilič, Jokić, Brečko, Kelhar, Birsa (Mertejl 73′), Kampl, Krhin, Kurtič, Novakovič (Matavz 83′), Kirm. Trajner: S.Katanec
SHQIPERIA: Berisha, Teli, Cana, A.Lila, Agolli, O.Roshi, Basha (Abrashi 80′), Bulku (Salihi 53′), Kaçe, Rama, E.Çani (Mehmeti 70′).
Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: I.Vad, V.Toth, I. Albert (Hungari)
Kartonë të verdhë: Kurtiq 24′, Handanovic 90′ / Agolli 69′

 

 

Klasifikimi I grupit E

Zvicër                    7              4              3              0              15

Norvegji               7              3              2              2              11

Shqipëri               7             3              1              3              10

Islandë                 7             3              1              3              10

Sllovenia              7              3              0              4              9

Qipro                      7             1              1              5              4

 

 

 

Braziliani

Kaka kryen stërvitjen ë parë në Milanelo, pas katër vitesh

Dje ishte dita e Ricardo Kaka. Mesfushori brazilian, i rikthyer te Milan në fundin e merkatos së verës, u prezantua dje zyrtarisht me fanellën kuqezi.”Nuk ndjej asnjë barrë apo përgjegjësi, dua vetëm të jem i lumtur me tifozët kuqezinj. Scolari? Kam një raport të mirë me teknikun, por nuk ka folur me të para se të marrë këtë vendim. Milan është një ndër shtatë skuadrat më të mëdha në Europë dhe detyra është marrja e pikëve dhe fitoret. Real Madrid? Nuk mendoj se kam bërë krahasuar me mundësitë që më janë dhënë”, u shpreh braziliani gjatë prezantimit.
Më pas Kaka iu bashkua kuqezinjëve të tjerë në qëndrën stërvitore “Milanello” ku u prit me entuziasëm nga qindra tifozët e pranishëm por edhe nga lojtarët e tjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency