Rita Ora: Dua të bashkëpunoj me Pharrell Williams

0
132

Rita-Ora-Wallpaper-rita-ora-30402276-1024-768Rita Ora ka zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me producentin dhe reperin e famshëm Pharrell Williams. Ylli i muzikës e ka pranuar se ka qenë një fanse e madhe e Williams-it që kur ka qenë e vogël. “E adhuroj Pharrell Williams. Kam qenë fanse që kur kam qenë e vogël. Do të dëshiroja të punoja me të, por nuk kam pasur guximin t’i afrohem dhe t’ia them këtë”, – ka deklaruar ajo. Dhe Williams menjëherë i është përgjigjur Ritës, duke thënë se ai është i gatshëm të punojë me të në të ardhmen. “Natyrisht, mendoj se ajo është një vajzë e ëmbël dhe e mrekullueshme”, – ka thënë Pharrell. Në anën tjetër, Rita ka deklaruar se pasi të përfundojë albumin e saj të dytë, do të bëjë pushim për një kohë, por nuk ka treguar se sa do të zgjasë kjo pauzë.

 

 

Miriam Cani zyrtarisht lë jurinë e “The Voice”

Teleshikuesit nuk do të mundin të shohin sezonin e tretë të “The Voice of Albania”, fytyrën e bukuroshes Miriam Cami, pasi ajo nuk do jetë pjesë e këtij edicioni. Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Miriami, teksa rrëfen se po përgatit projekte të reja, mban të rezervuar dhe nxit kureshtjet e fansave të saj, duke i premtuar se së shpejti do të mësojnë të rejat më të fundit. “Miq! Pasi me keni drejtuar shumë emaile dhe mesazhe në lidhje me spektaklin ‘The Voice of Albania’, nuk dua t’ju mbaj më gjatë në padijeni dhe ju them që unë nuk do jem pjesë e këtij edicioni të 3. Më keni mbështetur dhe shoqëruar në mënyrën më të bukur gjatë këtyre 2 viteve. Për mua ka qenë një eksperiencë profesionale dhe shpirtërore vërtetë e vlefshme, një pasuri në biografinë time dhe rrugëtimin tim artistik. Kam punuar me një staf të mrekullueshëm të cilit i uroj nga thellësia e zemrës një edicion sa më teë suksesshëm dhe natyrisht me talente të cilat vetëm “The Voice” di të sjellë. Kolegët e mi do bëjnë një punë të shkëlqyer për t’ju mbajtur edhe vitin e 3 të gozhduar para ekranit :))
Projekte të bukura jam duke ngritur me një punë intensive, të cilat me padurim pres t’jua prezantoj në javët në vijim. E adhuroj punën time dhe fal jush kam mundësinë ta përballoj cdo sfidë, duke e kthyer lodhjen në kënaqësi. Ju jeni mbështetje dhe frymëzim për arritje gjithmonë edhe më të mëdha. Ju dua”, – shkruan Miriami.

 

 

Tuna: Unë besoj, Shqipëria në botëror

Superylli shqiptar i pop muzikës, Tuna, ka tentuar të motivojë ekipin kombëtar të futbollit para ndeshjes vendimtare ndaj Sllovenisë që u zhvillua dje mbrëma. Ekipi kombëtar mbrëmë në orën 20:30 me fillim luajti ndaj Sllovenisë në ndeshjen vendimtare për ëndrrën drejt Botërorit. Dhe Tuna, e cila duket se mezi po e priste këtë ndeshje futbollit pas një turneu të jashtëzakonshëm që ajo ka pasur gjatë verës, ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook, për të përkrahur djemtë. “Unë besoj. Shqipëria në Botëror”, – shkruan Tuna në Facebook ku ka bashkangjitur dhe një foto të ekipit kombëtar. Bukuroshja bjonde ka qenë artistja më e kërkuar gjatë kësaj vere. Ajo pos tjerash e theu ditë më parë rekordin për klikimet në muzikën moderne shqiptare duke arritur shifrën e 10 milionë klikimeve te kënga hit “Fenix”.

 

E bukura Bora, e destinuar për sukses

Nëse është një femër e cila si modele mund të “rrezikojë” yje si Kate Upton, Kate Moss apo Adriana Lima, ajo është bukuroshja nga Prishtina, Bora Fona. Por, ajo ka synime tjera, synime më të mëdha që e dërgojnë te aktrimi. Bora, një femër me shumë sharm, me shikim të ftohtë dhe me instinkt vrasës para kamerës, ka realizuar së fundmi një fotosesion me fotografin amerikan Fred Brown, që ajo thotë se e ka pasion pasi ëndrra e vërtetë e saj është aktrimi. Vajza që njihet si femra e jashtëzakonshme nga videoklipi “Lart mbi yje” nga Yll Limani është nga Prishtina, por është rritur në Çikago. Momentalisht ajo po vijon studimet në Nju Jork, studime që e shpien bukuroshen 18-vjeçare drejt aktrimit. “Momentalisht jam në Nju Jork, ku jam studente e Pace University. Modelizmi është thjesht hobi për mua, pasi që unë jam duke punuar që një ditë të bëhem një aktore. Nuk po flas për synime, pasi jam duke punuar shumë dhe jam tejet e përkushtuar në rrugën që kam marrë”, – thotë Bora. Shumë modeste, me buzëqeshjen e saj të lehtë, tejet inspiruese, Bora tregon se cila aktore shërben si model për të. “Më kanë thënë se si fotomodele jam ngjasoj me Kate Moss, por nuk më pëlqejnë këto krahasime, tentoj të jem vetvetja. Më pëlqejnë shumë aktore, secila është e veçantë, por Mila Kunis i ka të gjitha kualitetet dhe para së gjithash ajo ashtu sikurse unë, nuk është amerikane dhe ka arritur të depërtojë në industrinë amerikane të filmit në një mënyrë që mua më inspiron”, theksoi ajo. Edhe pse shumë e re, ajo shprehet tejet e motivuar dhe ne i urojmë suksese në studime, ashtu sikurse në karrierën në vazhdim e cila shpresojmë se do të jetë me raporte pozitive për ndonjë projekt madhor filmik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency