AKKP, pronarët që përfitojnë 4 këste shpërblimi nga ndërtimet informale

0
137

Driçim Çaka

Urdhri është dhënë nga drejtori i AKKP-së, Avenir Peka

Ja masa e kompensimit që ka miratuar këtë vit qeveria

 

Ndertime-informale-legaliziAgjencia për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ka bërë publikë emrat e pronarëve që përfitojnë nga ndërtimet informale. Ka qenë vet drejtori i kësaj agjencie, Avenir Peka, i cila ka urdhëruar dhënien e këstit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt pronarëve të mëposhtëm. “Urdhëroj publikimin e listës për 5 kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse të pronave që preken nga ndërtimet informale”, – thuhet në udhëzimin e srejtorit të AKKP-së, Avenir Peka. Dhënia e kompensimit është bërë me disa këste njëherësh, ku përfshihen kësti i parë, i dytë , i tretë dhe i katërt që në total përmbledh 57% të totalit të kompensimit të miratuar për pronën e tyre të zënë nga ndërtimet informale. Paratë që shkojnë për kompensimin e ish-pronarëve vijnë nga mbledhja e detyrimeve financiare të legalizimit të ndërtimeve informale, që bëhet nga Agjencia e Legalizimeve. Me marrjen e kërkesës nga subjektet, juristi përkatës e shqyrton atë në përputhje me aktet nënligjore. AKKP periodikisht (brenda një afati tremujor nga data e aplikimit) shpall listat e përfituesve nga ky proces. Nga ky lloj kompensimi financiar përfitojnë të gjithë ata subjekte, pasuritë e të cilëve janë prekur nga ndërtimet pa leje dhe njëkohësisht gjeneralitetet dhe masa e shpërblimit financiar të tyre janë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Kompensimi

Këshilli i Ministrave ka publikuar pak kohë më parë dhe masën e kompensimit që do të përfitojë çdo pronar.

-Për pronat e njohura për kompensim deri në 1 500 (njëmijë e pesëqind) m², masa e kompensimit është 200 (dyqind) m².

– Për pronat e njohura për kompensim mbi 1 500 (njëmijë e pesëqind) m² deri në 3 000 (tre mijë) m², masa e kompensimit është 300 (treqind) m².

– Për pronat e njohura për kompensim mbi 3 000 (tre mijë) m² deri 5 000 (pesë mijë) m², masa e kompensimit është 400 (katërqind) m².

– Për pronat e njohura për kompensim mbi 5 000 (pesë mijë) m² deri në 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit është 500 (pesëqind) m².

– Për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit është 600 (gjashtëqind) m².

 

Si ndahen 19600 kuotat për “Master shkencor” dhe “Master profesional”

Kuota edhe për shtresat në nevojë

Më shumë kuota për “Master profesional”

Janë miratuar kuotat e pranimit për programet e studimit “Master shkencor” dhe “Master profesional”. Bie në sy rritja e ndjeshme e kuotave krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë që studentët do të kenë më shumë mundësi për t’u shpallur fitues në programet e studimit, master. Pranimet për programe të dyta studimi dhe transferimet e studimeve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëhet nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore, statutet dhe rregulloret e tyre, të bëra publike paraprakisht. “Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve të rinj për programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2013 – 2014, dhe i bëjnë publike paraprakisht. Çdo program studimi i ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura”, funksionon në vitin e parë, për vitin akademik 2013 – 2014, në rast se atë e ndjekin të paktën 10 studentë, përjashtuar Universitetin e Arteve, Tiranë”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Kuotat e pranimeve për programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave” për romët dhe ballkano-egjiptianët, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mbi bazën e listës së hartuar nga shoqatat respektive, përkatësisht, Shoqata Kombëtare e Romëve dhe Shoqata Kombëtare e Ballkano-Egjiptianëve. E njëjta metodë ndiqet edhe për p ër personat që nuk shikojnë.

Tarifat

Pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura”, bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët të cilët nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës, paguajnë vetëm tarifën për kredit, sipas tarifës së vitit në të cilin zhvillon provimin/provimet, të lëndëve të prapambetura. Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/ “Master i arteve të bukura”, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2013 – 2014 dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano – egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, në kuadër të marrëveshje ndërshtetërore, është parashikuar ndryshe.

 

Master profesional

a) Kuotat e pranimeve për kandidatët brenda vendit për programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional”                 10170
b) Kuotat e pranimeve për kandidatët nga trojet për programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë,
“Master profesional”,                400
c) Kuotat për programe të dyta studimi          100
d) Kuotat për transferimin e studimeve           100
d) Kuotat për personat që nuk shikojnë           20

dh) Kuotat për romët/ballkano – egjiptianët          20
e) Kuota për shtetas të huaj               50

Master i shkencave

a) Kuotat e pranimeve për kandidatët brenda vendit për programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master i shkencave/”Master i arteve të bukura”       8802
b) Kuotat e pranimeve për kandidatët nga trojet për programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë,
“Master i shkencave/Master i arteve të bukura”       400
c) Kuotat për programe të dyta studimi           100
ç) Kuotat për transferimin e studimeve           100
d) Kuotat për personat që nuk shikojnë           20
dh) Kuotat për romët/ballkano – egjiptianët          20
e) Kuota për shtetas të huaj                50

 

Master profesional me kohë të pjesshme

a) Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”|, me kohë të pjesshme, për kandidatët brenda territorit të vendit 422
b) Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit  200
c) Kuotat për transferimin e studimeve                100
ç) Kuotat për të huajt 50
d) Kuotat për personat që nuk shikojnë 20;
dh) Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët 20
e) Kuotat për ish-të përndjekurit politikë: 100

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency