Si ta shëroni një zemër të thyer?

0
164

broken_heart-1503Ka shumë mënyra të ndryshme për ta shëruar një zemër të thyer, por tejkalimi i saj është shumë i vështirë. Ja disa nga këshillat që duhet t’i ndiqni në këtë aspekt.

Mos e shmangni temën!

Kur jeni në kërkim të gjetjes së rrugëve për ta shëruar një zemër të thyer, hapi i parë është të mësoheni të mos i ikni temës. Mos u mundoni ta refuzoni pranimin se diçka e tillë ka ndodhur dhe e tejkaloni dhimbjen, duke menduar për çdo gjë që ka ndodhur.

Mos gjeni zëvendësim!

Mos e zëvendësoni menjëherë partnerin që u ka zemëruar kaq shumë duke u ndarë me ju, me një tjetër person. Kjo do të ju bëjë të ndiheni shumë më keq, dhe në fakt edhe ajo lidhje do të përfundonte shumë shpejt. Askush nuk mund të vazhdojë atë që ish i dashuri juaj e ka lënë në gjysmë.

Meditoni!

Një nga mënyrat më të mira për ta tejkaluar këtë gjendje është nëpërmjet meditimit. Ju duhet të përballeni me mundësinë e bisedimit me të tjerët në lidhje me këtë çështje. Meditimi mund të ju bëjë të mendoni më qartë për çdo gjë.

Qeshni!

Mundohuni ta jetoni jetën në një fazë të re tashmë, duke e tejkaluar çdo negativitet brenda jush. Kur të ndiheni sikur doni të qani, shfrytëzojeni kohën dhe largoni ato ndjenja duke qarë, por në të njëjtën kohë dilni sa më shumë kënaquni me jetën, dhe do të kuptoni se keni edhe shumë gjëra të tjera pozitive para jush.

 

 

 

 

Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisë

Shija e birrës, dhe jo alkoolit në të ndikon në funksionet e trurit të lidhura me dëshirën, ajo nxit sekretimin e hormonit të dopaminës që lidhet me kujtimet e gëzueshme.

Vetë shija e birrës është e mjaftueshme për disponimin e mirë, ka treguar studim i Universitetit Indiana. Në eksperiment janë hulumtuar efektet e birrës në vullnetarët të cilët kanë shijuar 15 ml birrë përgjatë 45 minutave, ndërsa para dhe pas pirjes u kanë skanuar trurin.

Shkencëtarët kanë zbuluar që vetë shija e birrës është e mjaftueshme për lirimin e shtuar të hormonit të dopaminës, kimikatit i cili në tru lidhet me përvojat e këndshme. Deri te lirimi i dopaminës vjen në mënyrë natyrale në situata eksituese nga adrenalina, por edhe pas konsumimit të drogës dhe alkoolit.

Megjithatë birra nuk ka ndikim të tillë në prodhimin e dopaminës, por prodhimi i hormonit të lumturisë lidhet me shijet e saj dhe ndjenjat pozitive që i zgjon, shkruan “Live Science”.

“Rezultatet nuk janë befasuese, por për herë të parë kemi vërtetuar që pijet alkoolike kanë ndikim të madh në disponimin tonë se sa ne e dimë”, – ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori David Kareken. Ai tutje shton se si sekretimi i dopaminës ka qenë më i theksuar te meshkujt të cilët kanë pasur raste të alkoolizmit në familje.

“Studimi demonstron që shija vetvetiu ka ndikim në funksionet e trurit të lidhura me dëshirat dhe epshin, – ka thënë profesori Peter Anderson nga Universiteti Newscastle.

 

 

Si ta mbani të balancuar një lidhje me diferencë në moshë

Fillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në fillim, por nëse i përcillni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar.

Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës duhet të krijojë problem në një marrëdhënie.

Durimi

Një nga arsyet kryesore që i bëjnë femrat të dalin me meshkuj më të vjetër është fakti se ata janë më stabilë dhe më të vendosur. Derisa ju çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.

Diferenca në moshë

Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes vete. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni, duke e lënë atë prapa jush. Nëse vazhdimisht ia kujtoni atij se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurt.

Kënaquni me bisedën!

Shumë femra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund ta kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t’i shprehni edhe aq. Mund ta shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.

Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë!

Nuk mund të themi se çdo femër duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t’i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Meshkujve jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një femër, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency