Standard.al

Si ta bëni të ketë vëmendjen te ju?

woman-seducing-manNjë fytyrë atraktive mund ta ketë vëmendjen e tij për disa sekonda. Por, nëse doni që vërtet t’i bëni përshtypje një mashkulli, ju duhet me shumë se aq.

Koha pa të

Gjatë kohës që jeni larg tij, mundohuni të kaloni sa më mirë. Në këtë mënyrë ai do të dëgjojë edhe nga të tjerët se sa mirë po kaloni dhe se si po e shijoni jetën, duke e bërë që të ndiejë mungesën tuaj. Nëse ai i ndryshon planet në momentin e fundit, bëjani me dije se nuk mund të shkoni, sepse keni plane të tjera.

Miqtë

Nëse doni që të keni vëmendjen e plotë të tij, ju duhet të silleni mirë me të gjithë miqtë tuaj. Kështu ai do të shohë se ju jeni edhe në vëmendjen e të tjerëve dhe do të ndiejë pasiguri. Flisni këndshëm dhe lirshëm me ata!

Thirrjet telefonike

Injorojini thirrjet telefonike të tij nganjëherë. Kështu do t’i mungoni, sepse ai do të mendojë se jeni e zënë dhe se keni gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Vëmendja

Nëse ndonjë tjetër person flirton me ju, duhet ta bëni personin e zemrës që ta dijë këtë. Mundohuni ta bëni të ndiejë konkurrencën dhe të jetë pak xheloz. Në këtë mënyrë, ai do të dashurohet në ju.

Komplimentet

Nëse ju pëlqen diçka te ndonjë mik, apo ndokush tjetër, komplimentojeni atë, në mënyrë që edhe ai të ndihet sikur dëshiron të njëjtën gjë dhe të mundohet pak më shumë në këtë aspekt.

 

Shenjat që tregojnë se lidhja e juaj ka mbaruar

Sado e vështirë që të jetë, ju duhet të mësoheni të pranoni se kur një lidhje ka mbaruar nuk ka më arsye të besoni të kundërtën. Duhet të vazhdoni me jetën tuaj.

Diçka nuk duket në rregull

Nëse ju duket se gjatë tërë kohës jeni duke thënë se diçka nuk është në rregull me të, se ai nuk është duke buzëqeshur, se nuk është i lumtur dhe nuk është personi që ju e kujtoni, kjo është shenjë se ka mbaruar çdo gjë.

Distanca

Ju kujtohet koha kur ai ishte shumë i vëmendshëm? Ai gjithnjë ju dërgonte mesazhe, ju thërriste në telefon, apo ju dërgonte mesazhe elektronike. Tani ju planifikoni gjëra, të cilave ai mundohet që t’u ikë. Kjo është një shenjë e qartë që ai nuk brengoset më si më parë.

Gjuha e trupit

Kur ai ju ngacmon, flet, ju shikon, të gjitha janë gjeste, të cilat tregojnë se atij i interesoni ju. Nëse nuk bën asnjë nga këto e madje shmanget nga intimiteti apo kapja e duarve e afërsia me ju, kjo do të thotë se çdo gjë ka mbaruar.

Ndjenjat tuaja

Kjo duhet ditur nga çdo femër. Ju do ta dini kur diçka nuk është në rregull dhe duhet t’i besoni ndjenjave që u tregojnë se çdo gjë ka mbaruar dhe se duhet t’i ndaloni përpjekjet për diçka të pamundur. Nuk thonë kot se femrat kanë një shqisë të gjashtë.

Comments are closed.