Letra e kolonelit britanik Pse Ali Pasha duhet të falte borxhliun e tij

0
144

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

250px-Ali_pasasDokumenti nr. 16, 5 maj 1811

Letra e meposhtme e Kolonelit britanik Hudson Lowe, eshte pergjigje e nje kerkese te parashtruar nga Ali Pasha, rreth nje borxhliu te identifikuar me emrin Athanas Makristasi.

Sikunder del nga kjo leter, britaniku per t’i qendruar korrekt kerkeses se parashtruar nga ana e Ali Pashes, ka shkuar tek borxhliu se bashku me korrierin e tij Sulejman Beun, me date 30 prill 1811 dhe e kane takuar ate personalisht.

Nga sqarimet qe jep britaniku ne letren derguar Ali Pashes, duket qarte se huamarresi, Athanas Makristati, kishte pranuar borxhet qe i kishte Ali Pashes me disa diferenca te vogla dhe kishte rene dakort per t’ia kthyer ato ne nje kohe sa me pershtatshme. Eshte interesante te theksohet korrektesia me te cilen Ali Pasha kishte ngritur pretendimet dhe mjetet, duke i argumentuar ato me faturat si dokumente ligjore, me ane te te cilave ai provonte pretendimet e tij duke kerkuar edhe demshperblimin.

Per t’i kthyer borxhet Pashait, huamarresi, sikunder sqaron Hudson Lowe, kishte vendosur te shkonte ne Vonice per te shitur disa nga pasurite e tij qe me sa duket qene pasuri te paluajtshme dhe, me te hollat e fituara prej tyre, do te shlyente detyrimet.

Ne vazhdim te letres, britaniku ben te njohur se borxhliu, Athanas Makristasi, ka qene nje nga banoret e arratisur prej Pashallekut te Janines, ndoshta per shkak te kundershtive apo konflikteve me Ali Pashen dhe strehuar ne Ishujt Joniane, vend ne te cilin tradicionalisht strehoheshin kundershtaret e Pashait te Janines, duke gjetur mbeshtetje fillimisht tek ruset dhe mandej tek francezet, te cilet per shume vite paten ne administrim keta ishuj. Pikerisht kete fakt ben te njohur ne vazhdim te letres se tij britaniku, qe “Makristati ishte nje nga oficeret e trupes shqiptare, qe ishte ne sherbim te francezeve”. Per lexuesin bejme te ditur se “trupa e shqiptareve” ishte nje formacion ushtarak i perbere nga shqiptare te arratisur nga trojet e pashallekut, kryesisht suljote, qe ishin strehuar ne Ishujt Joniane* e kryesisht ne Korfuz. Ruset dhe mandej francezet i perdoren keta njerez per interesat e tyre politike dhe ushtarake duke formuar me ta edhe nje batalion, elements nga i cili here pas here ata i perdoren per diversion ne pashallek, per te futur arme, per te nxirur rebelime, per te organizuar konspiracion, me qellim qe te rrezonin nga froni Ali Pashen sipas planeve te kurdisura nga francezet. Por kur Franca dhe Bonaparti deshtuan dhe trupat franceze u terhoqen nga keto ane, keta njerez te braktisur tanime, te zhgenjyer prej padroneve, kerkuan te riktheheshin ne trojet e tyre duke kerkuar ndjese tek Ali Pasha, sikunder rasti i suljoteve.

Vete britaniku, ne paragrafin e parafundit te letres se tij, na ben te njohur se Makristati ka qene anetar i trupes se ushtarakeve shqiptare ne sherbim te francezeve dhe se “ai e ka braktisur kete formacion ne kohen e largimit te tyre, francezeve nga Ishujt Joniane… “.

Megjithate, permes letres, Lowe kerkon prej Pashait te Janines qe ta meshironte Makristatin e mbetur ne situata tanime mjaft te veshtira.

Sulejman Beu, i cili permendet ne dokumentin e meposhtem, eshte njeriu i Ali Pashes i caktuar me detyren e Komandantit per qytetin e Prevezes. Ai shfaqet edhe ne mjaft dokumente te tjera ne materialet e Arkivit te Ali Pashes75. Jo vetem kaq, por edhe ne Arkivin Britanik gjenden nje numer leterkembimesh qe Lowe ka zhvilluar me Sulejman Beun per zhvillimet rreth Ishujve Joniane dhe per te tjera problematika qe Ali Pasha ka njoftuar dhe komunikuar me britaniket.

Santa Maura 5 maj 1811

 

Madheri,

Sapo mora letren me te cilen Madheria Juaj me nderonj te dates 30 Prill, shkova vete se bashku me agjentin. tuaj tek Athanas Makristati dhe bera te gjitha pyetjet e duhura, qe te ishte ptotesisht i qarte borxhliu juaj.

Ai nuk mohoij perkundrazij njohu dhe pranoideftese-pagesen e tij, por tha qe, ne fakt atij i ishte paraqitur nje kunder-deklarate nga ana e kreditorit te tij, duke pranuarse neshumen e deftese-pageses ka ndonje gabim. Persa siper ne i dhame atij te drejte, pasi deftese-pagesa eshte nje dokument i pamohueshem. Puke pasur vonesa prej tij ne pagesen e nje pjese te shumes, insistuam qe te shlyente sa me pare pjeset e mbetura. Kjo shlyerje te behet pasi te kene rene dakord ai dhe agjenti i derguar nga ana e Madherise Suaj. Agjenti Juaj do te shkoje ne Vonice per te shitur pasurite e debitorit qe gjenden aty dhe me parate e fituara teshlyhen borxhet. Per veshtiresite qe ka ende, persa i perket personit dhe tetrave autorizuese, e cila ka shkaktuar te tjera vonesa, Makristati se fundmi ka vendosur te shkoje vete ne Preveze dhe Vonice per te kerkuar te zgjidhe geshtjen. /shim duke diskutuar pikerisht kete pike, kur erdhi shkelqesia e tij Sulejman Beu dhe me dorezoi. letren e Madherise Suaj te dates 3. Sulejman Beu eshte njohur me planin e oficerit te xhenjos, Zotit Smith, planin dhe pershkrimin e te cilit kam nderin ta ndjek personalisht. Sulejman Beu me ka pyetur per geshtje te cilave u referohet letra e Madherise Suaj dhe eshte treguar i kenaqur nga pergjigjet qe kam mundur t’i jap, duke shpresuar qe Madheria Juaj ne keto veprime te mia te shikoje nje prove te besnikerise dhe miqesise se vertete qe si oficer i Madherise se Qeverise se Tij (Britanike), te cilen kam detyre te pare ta demostroj negdo menyre kudo qe gjenden ushtrite e Sovranit tim dhe te ofrojne mundesine per te afruar aleatet e tij besnike dhe te respektuar.

Kam nderin te jem besniku juaj

(firmosur) H. Lowe

Ne fundin e faqes se dyte eshte vene shenimi:

Per Vezirin

Ali Pasha te Janines

Dokumenti nr. 17, 26 qershor 1811

Dokumenti i meposhtem eshte hartuar ne bazen ushtarake te Santa Maures. Duket se letra eshte shkruar me shpejtesi, porsa Lowe ishte kthyer nga nje sherbim prej ishullit te Zanqithos, ku ndodhej aso kohe Komanda e Pergjithshme ushtarake britanike. Nga permbajtja e letres del se ushtaraku Lowe ato dite behej gati per t’u nisur ne drejtim te Janines, ku priste te takohej me Ali Pashen. Por, sikunder behet e qarte nga ky dokument, Lowe e kishte anuluar udhetimin e tij pasi ne momentet e fundit kishte marre nje leter prej eproreve te tij ne Zaqintho, permes se ciles urdherohej te mos e ndermerrte ate udhetim. Nuk behet e qarte se per c’motiv komanda e Zaqinthos ka urdheruar anulimin e vizites se Lowes ne Janine. Megjithate, sikunder shprehet me poshte britaniku, priste nje urdher te dyte per te realizuar sa me pare kete vizite, per t’u takuar personalisht me Pashane e Janines.

Ne kete leter, me nje gjuhe lakonike, nder te tjera Lowe e ve ne dijeni Ali Pashen per nje situate rreth se ciles kishin komunikuar edhe me pare me njeri-tjetrin, por qe per ne mbetet e paqarte. Megjithate, nga nenteksti i paragrafit te fundit, arrijme te kuptojme faktin se Ali Pasha i pat kerkuar ushtarakut britanik qe njerezit e tij teqendronin ne prite per te arrestuar ndoshta nje person, identitetin etecilit Ali Pasha ua kishte bere te njohur autoriteteve britanike qe me pare. Me kete rast, Lowe e garanton Pashane e Janines se kishte marre te gjitha masat dhe se “komandanti i skuadres” ishte ne pritje te perballjes me personin e identifikuar nga tepelenasi.

Letra nuk ka shenja pikesimi. Presjet jane vene nga ana jone per te orientuar sadopak kuptimin e permbajtjes se tekstit.

Santa Maura 26, 8 qershor 1811

Madheri,

Sapo mora letren tuaj, por me arritjen time ketu, mora vesh se Madheria Juaj ishte larguar nga Janina. I shkruajta zotit Xhorxhio Foresti per tepasur ndonje lajm me te fundit dhe i ngarkuar me nje numer te pafund geshtjesh te ndryshme pas kthimittim ketu, qendroj nepritje tepergjigjes se tij, e nderkaq mora nje leter nga Zante ne adrese te Madherise Suaj, qe eshte derguar me te njejtin rast qe me solli mua gjithashtu nje lajm te rendesishem, i cili me ndalon te vazhdoj rrugen time per ne Janine, deri sa nuk kam patur nje komunikim tjeter me eproret e mi ne Zante, ne kohen kur, se fundmi, une kam nderin te takohem personalisht me Lartesine Tuajj do te plotesohet deshira ime per tju takuar drejtpersedrejti Hiresine Tuaj, ashtu sikunder gjithashtu kerkoj tju tregoj ne fdo rast ndjenjat e qendrueshme dhe respektin e nderimin e sinqerte.

Komandanti i skuadres me te cilin kam patur tashme komunikim dhe qe eshte gjithmone shume igatshem, ka qene ne vendin e treguar nga Madheria Juaj, por nuk ka mundur te takoje personin qe Ju kishit identifikuar.

Kam nderin tejem Sher. Juaj Besn.

(Firmosur) H. Lowe

Dokumenti nr. 18, 17 korrik 1811

Me ane te kesaj letre, Lowe nga Santa Maura ku gjendet i di-slokuar, njofton Ali Pashain per largimin e tij te perkohshem per ne ishullin e Korfuzit, ku do te marre pjese ne ceremonine e pritjes te Gjeneralit te porsa emeruar, Stjuart. Megjithese letra eshte nje njoftim fare i thjeshte, ne thelbin e saj ajo le te nenkuptohet qarte se sa te aferta kane qene marredheniet e britanikeve me Ali Pashen ne ate kohe. Vetem nga ky pasazh i kesaj letre nenkuptohet se edhe sjelljet dhe qendrimet morale te Pashait ne marredhenie me britaniket kane qene sa korrekte, aq edhe to sinqerta, gje qe e detyronte ushtarakun Lowe t’i pergjigjej mc tc njejten “monedhe” per cdo levizje, qofte edhe formale te tij.

Santa Maura, 17 korrik 1811

Madheri,

Duke pasur tejen per te komunikuar me Madherine Tuaj, prej Shkeiqesise se Tij Gjeneralit Stjuart, i cili ka mberritur keto dite ne kete Ishull, gjej mundesine qe, duke shfrytezuar nje barke te vogel, te marr pjese edhe une ne ceremonine e mberritjes se tij. Puke pasur keshtu nderin te shoqeroj mberritjen e Tij (Cjjeneralit Stjuart – IK) nuk harroj te ve ne dijeni Madherine Tuaj per largimin dhe mungesen time per disa dite ne kete vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency