Zgjedhjet e pjesshme me “incidente”, palët akuza për presione ndaj votuese

0
143

Florenc Drizari

Komuna Dardhas, PD akuzon: LSI presion mbi votuesit, Hamollari: Akuzat e PD, justifikime për disfatën

 

Dje-gjatë-mbledhjes-së-KQZNë zgjedhjet e pjesshme vendore për dy komunat, Dardhas të Korçës dhe Rrethina të Shkodrës, nuk munguan incidentet dhe tensionet.

Procesi zgjedhor në Dardhas të Korçës ishte më i prekuri. Vetëm pak orë pas nisjes së procesit të votimit, ishte kandidati i Partisë Demokratike, Gentian Pere, i cili akuzoi kundërshtarët e tij politike se po bënin presione ndaj vëzhguesve dhe komisionerëve. Në këtë komunë votojnë mbi 2 mijë e 600 banorë të cilët do të votojnë në 8 qendra votimi.

GENTIAN PERE – PD

“Kanë vazhduar presionet në disa komuna, kam të dhëna nga vëzhguesit, njëkohësisht në Niçë është një djalë që është përplasur dy-tre herë me komisionin. Për këtë kam komunikuar me kandidatin tjetër dhe sërish vazhdon. Është një presion i hapur ndaj njerëzve dhe komisionerëve. I kërkoj KZAZ dhe komisionerëve të zbatojnë kodin zgjedhor. Nëse vazhdon kjo situatë unë do të tërheq komisionerët dhe vëzhguesit”,- deklaroi ai për mediat.

Pas këtyre akuzave reagoi edhe kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për komunën Dardhas, Genci Hamollari, si dhe kreu i LSI-së për Pogradecin. Sipas tyre akuzat e kandidatit të PD-së janë thjeshtë justifikime për disfatën që e pret.

Genci Hamollari e quajti të rregullt procesin e votimit, duke thënë se në çdo 20 minuta ata marrinin informacion në çdo qendër votimi.

Ndërkaq në orët e mesditës, një konflikt u shënua pranë një qendre votimi, i cili fillimisht u raportuar si një konflikt midis militantëve. Megjithatë policia sqaroi më vonë se incidenti nuk kishte lidhje me zgjedhjet dhe personat nuk ishin militantë të asnjë force politike.

Ndërkohë për çdo incident, policia e Korçës ngriti edhe disa grupe të gatshme, të cilat janë vepruan në terren për monitorimin e situatës në komunën e Dardhasit.

Më herët KQZ ka kritikuar ashpër qëndrimin e partive në zgjedhjet e pjesshme vendore, lidhur me vonesat në dorëzimin e emrave të kandidatëve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit. Lidhur me këta të fundit, KQZ ka thënë se paraqitja e listës emërore pranë KZAZ-ve me vonese, rrezikon procesin për faktin se ata do të jenë të patrajtuar. Ndërkohë, burime brenda KQZ-së kanë thënë se gjatë ditëve të fundit kanë qenë vazhdimisht në lidhje me përfaqësuesit ligjor të partive politike, por nga ana e tyre nuk ka pasur bashkëpunim si në zgjedhjet e kaluara për pushtetin qendror.

Ndërkaq, një indiferencë ndaj zgjedhjeve të pjesshme vendore në komunat Dardhas dhe Rrethina, duket se u tregua edhe përsa i përket vëzhguesve. Sipas të dhënave nga KQZ, vetëm organizata ndërkombëtare IFT pati interes për vëzhgues, ku paraqiti emrat e 6 prej tyre.

 

 

Pjesëmarrja e ulët në votime, KQZ – thirrje për pjesëmarrje masive

Rreth orës 16:30 të ditës së djeshme, procesi shënoi një pjesëmarrje të ulët në votime për kryetarë të komunës në Rrethina dhe Dardhas.

Këtë konstatoi  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili i bëri thirrje votuesve t’u drejtohen kutive për të ushtruar të drejtën e votës.

Deri në orën 16.30 pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjen e kreut të komunës Rrethina ne Shkodër është 25.78%.

Ndërkohë që po sipas të dhënave zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, në Dardhas kanë votuar 44.36 % e zgjedhësve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë me dije se procesi i votimit në Komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.

“Sipas informacioneve të inspektorëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe KZAZ-së nr. 2 dhe KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka pasur asnjë problem apo incident”- tha zëdhënësja e KQZ-në në daljen e parë për median.  Sipas saj, pavarësisht se partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë materialet zgjedhore në kohë për të filluar procesi i votimit në dy komunat si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve.

 

Zgjedhjet,  votim familjar dhe grushte mes militantëve

Votimi i djeshëm shënoi edhe rikthimin e votimit familjar në disa qendra votimi. Fillimisht u raportua për 3 raste të votimit familjarë në Dardhas, teksa më vonë militantët u përplasën fizikisht për arsye të bindjeve politike jashtë QV, po në këtë Komunë.

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme.

Zgjedhjet në këto dy komuna, po mbahen pas vendimit të Këshillit të Ministrave, disa muaj më parë, për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për shkak të kryerjes së veprave penale.

Në komunën Rrethina të qarkut Shkodër, Partia Demokratike garon me kandidatin Ridvan Guri, ndërsa socialistët me kandidatin Luan Harusha, i mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës përballen kandidatët Gentian Pere i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste.

 

 

Pse u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore në Dardhas të Korçës

Gjykata Kushtetuese rreth një muaj më parë rrëzoi kërkesën e Kryetarit të komunës Dardhas, Pogradec, Aleksandër Çela, i cili kundërshtonte vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra. Objekti i shqyrtimit në gjykatë ishte: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.159, datë 27.02.2013, të Këshillit të Ministrave, i cili ka vendosur shkarkimin e kryetarit të komunës Dardhas, Pogradec, me motivacionin “për shkak të kryerjes së veprës penale”.

Më herët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.43-2012-420, datë 19.03.2012, ka vendosur deklarimin fajtor të Aleksandër Çelës, kryetar i komunës Dardhas, Pogradec, për kryerjen e veprës penale: “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, parashikuar nga neni 257, shkronja “a”, pika 1, i Kodit Penal dhe dënimin me gjobë në shumën 100 000 lekë. Në këtë proces penal është proceduar me gjykim të shkurtuar.

Në vlerësimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ky pretendim i kërkuesit është i pabazuar. Shkelja që i atribuohet kërkuesit, mbi të cilën është mbështetur vendimi objekt shqyrtimi për shkarkimin nga detyra, lidhet me një vendim gjyqësor të formës së prerë, i cili e ka deklaruar fajtor kërkuesin për veprën penale të refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency