Në ankand diamanti i kaltër

0
145

diamanti_bluDiamanti i kaltër 7.59 karat, i quajtur “Premier Blue”, është një gur i rallë që do të ofrohet në një ankand në Hong-Kong më 7 tetor. Shtëpia e ankandit “Sotheby”  në Londër tha se diamanti do të ofrohet në Hong-Kong në kuadër të 40-vjetorit të shitjes në Azi.  Shtëpia e ankandeve parashikon se do të arrihet një çmim rekord prej 19 milionë dollarësh amerikanë. Ky është diamanti më i madh në formë rrethi në botë.  “Premier Blue” është gjetur pranë Pretorias, në Afrikën e Jugut, nga kompania “Premier”, furnizues i diamanteve “blu” në gjithë botën. “Tregu për gurë me ngjyrë është i fortë për shkak se janë diamantë të rrallë. Njerëzit i blejnë ato për qëllime investimi”, thotë Guy Burton nga bizhuteria “Hancocks” në Londër.

 

Jeta ka ardhur nga marsi

Studimet më të fundit, të prezantuara në një konferencë të rëndësishme shkencore, mbështesin idenë se Planeti i Kuq ishte një vend shumë më i përshtatshëm për shkëndijën biologjike miliarda vjet më parë sesa Toka në fillesat e saj. Një pretendim i tille bazohet tek mënyra sesi u grumbulluan molekulat e para, të nevojshme për jetën. Shkencëtarët e kanë pyetur veten për një kohë të gjatë sesi u mblodhën bashkë që në fillim tre përbërësit kyçë molekularë për organizmat e gjallë: ARN-ja, acidi ribonukleik, ADN-ja, Acidi desoksiribonukleik dhe proteinat. Përgjigjja e dhënë në konferencën ‘Goldschmidt’ ne Firence të Italisë është se, në fakt, jeta mund të mos ketë nisur fare në planetin tonë, por ka filluar në Mars dhe në Tokë ka ardhur me ndonjë gur. Sipas profesor Steven Benner, te Institutit për Shkence dhe Teknologji Ëestheimer, në Tokën e atëhershme, premisat për zhvillimin e jetës nuk ekzistonin. “Molekulat që formojnë materialin gjenetik janë shumë më komplekse sesa supa primare pre-biotike e lëndeve kimike ekzistuese në tokën e përpara tre miliardë vjetëve. i pari prej tyre mendohet të jetë shfaqur acidi ribonukleik. Dhe thjesht duke i shtuar një supe të tillë energji siç është ajo e nxehtësisë apo dritës, nuk gjeneron ARN. Gjeneron katran”, shpjegon profesor Steven Benner. ARN-ja duhet të formësohet nga modelimi i atomeve në sipërfaqen kristalore të mineraleve. Mineralet më të efektshme në krijimin e saj mendohet të jenë shpërbërë në oqeanet e Tokës së re, por në Mars, sipas profesor Benner-it, ato duhet të kenë qenë me bollëk e kjo le të kuptohet se jeta ka nisur në Planetin e Kuq  përpara se të transferohej në Tokë.

 

Vdes pasi fitoi llotarinë

Një pakistanez 60-vjeçar ka vdekur menjëherë pasi banka ku kishte të depozituara kursimet e tij e njoftoi se kishte fituar një çmim me vlerë 8500 euro. Burri kishte hyrë në bankë për të tërhequr një shumë të vogël, kur drejtori i saj i tha se ishte i përzgjedhuri i një lotarie. Menjëherë sapo mori lajmin, 60-vjeçari ka pësuar infarkt dhe ka vdekur në vend.

 

Gruaja që lind në helikopter, mbi det

Një kroate 36 vjeçe nga ujdhesa Korçull ka lindur foshnjën djalë në helikopter të aviacionit kroat të luftës.  Lindja e pa rëndomtë, të cilës e asistoi ekuipazhi i helikopterit ndodhi mbi det, në kanalin e Braçit, disa minuta para se helikopteri të aterronte në Qendrën klinike në Split.  Mjekët po kujdesin për foshnjën.  “Veçernji list” i Zagrebit shkruan se nuk është hera e parë që ekuipazhet e fluturakeve  ushtarake kroate të marrin pjesë në lindje gjatë fluturimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency