Vrau saldatorin, Shehu kërkon lirinë, gjykata e mbyll në burg

0
141

Elton Qyno

Prokurori: Viktima është goditur disa herë me grusht, ka shenja dhune në pjesën e kokës

Avokati: Artenci u vetëdorëzua dhe bashkëpunoi me policinë, duam një masë të butë sigurimi

 

Artenc ShehuArtenc Shehu do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për vrasjen nga pakujdesia të saldatorit Gëzim Karaj. 30-vjeçari është paraqitur me kokë ulur para togave të zeza, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur mes tij dhe babait të dy vajzave binjake katër ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Shehu ka zgjedhur të mbrohet nëpërmjet avokatit të tij Ardian Leka, i cili i tha gjykatës së klienti i tij nuk ka pasur si qëllim të vriste shtetasin 59-vjeçar Gëzim Karaj, por vetëm ta trembte atë. Nisur nga ky argument, Leka ka shtuar se Artenc Shehu e ka qëlluar një herë me pëllëmbë dhe më pas është larguar së bashku me të dashurën e tij Amalda Hoxha dhe nënën e kësaj të fundit. Pasi ka mësuar lajmin për vdekjen ai është vetëdorëzuar në polici dhe se për këtë rrethana, Leka ka kërkuar nga gjykata caktimin e një mase më të butë sigurimi dhe jo atë të “Arrestit në burg”. Mirëpo ky argument u kundërshtua nga prokurori i çështjes Erjon Imeraj, i cili në analizën e fakteve të mbledhura në dosje, doli në përfundimin se 30-vjeçari me orgjinë nga Korça, Artenc Shehu, duhet të qëndrojë në masën e “Arrestit në burg”, pasi e ka goditur jo vetëm me pëllëmbë, por edhe me grushte viktimën dhe këtë e tregojnë më së miri disa plagë që janë konstatuar në kokë, gjatë këqyrjes mjekoligjore të kufomës.

Vendimi i gjykatës

Pasi ka dëgjuar debatin juridik mes prokurorit dhe avokatit mbrojtës, gjyqtarja Vjollca Zaimi ka marrë vendimin të lërë në burg 30-vjeçarin, duke e cilësuar arrestimin e tij nga policia të ligjshëm. Sipas vendimit të gjykatës, Artenc Shehu e ka goditur 59-vjeçarin me forcë të madhe në pjesë të ndryshme të kokës dhe se pretendimi i tij se ai ka shkuar vetëm për ta trembur nuk qëndron. Kjo, pasi, sipas gjykatës, viktima nuk është qëlluar vetëm një herë, por disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe se një fakt i tillë del edhe nga dëshmitë e personave që kanë qenë prezent në vendin e krimit. Aktualisht Artenc Shehu do të qëndrojë me masën e sigurisë “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që siç mësohet nga avokati mbrojtës i 30-vjeçarit, vendimi i shkallës së parë do të apelohet shumë shpejt, duke kërkuar një masë më të butë. Krimi ka ndodhur pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit, Amanda Hoxha, u konfliktua me 59-vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën. Dyshohet se Artenc Shehu ka qëlluar me grushte 59-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, të cilat janë bërë shkak që ai të ndërrojë jetë rrugës për në spital.

Mungonin të afërmit

Seanca gjyqësore është zhvilluar pa prezencën e asnjë prej të afërmve të viktimës, por edhe të autorit të krimit. Siç, duket të dyja palët s’kanë preferuar të ndjekin seancën e parë gjyqësore dhe për këtë arsye nuk kanë shkuar në sallën e gjyqit. Gruaja dhe dy vajzat binjake të viktimës kanë kërkuar nga drejtësia dhe prokuroria që Artenc Shehu të mbahet në burg, pasi ai është shkaktari i vdekjes së njeriut të tyre të dashur. Ndërkohë që në sallën e gjyqit nuk ka qenë prezente dhe shtetasja 25-vjeçare Amarda Hoxha, e cila ka qenë shkaktarja e krimit të rëndë që i morri jetën babait të dy vajzave binjake. Hoxha ditën e krimit pretendon se është konfliktuar me Gëzim Karajn, pasi ky i fundit i ka gërvishtur automjetin me një biçikletë, mbi të cilën mbante disa dërrasa të vjetra. Për pasojë, ajo ka zbritur nga makina dhe ka filluar të debatojë me Karajn, por sipas dëshmisë së saj dhënë në polici, ai e ka ofenduar rëndë dhe e ka gjuajtur me shpullë. Pas kësaj, Hoxha ka telefonuar të dashurin e saj, duke bërë që më pas gjërat të tensionoheshin akoma dhe më tepër derisa erdhi dhe vdekja e 59-vjeçarit Gëzim Karaj.

 

Bujar Muka mendohet se nuk ndihmoi policinë për drogën

Shkatërrohet parcela me 100 bimë narkotike policia kap 2 persona dhe kryeplakun e Niklës

Policia e Krujës ka zbuluar një parcelë ku ishin mbjellë rreth 100 bimë lëndë narkotike marijuanë. Gjatë operacionit për shkatërrimin e lëndës narkotike, policia ka arrestuar edhe shtetasin Bujar Muka, me detyrë kryeplak të fshatit, pasi ky i fundit ka refuzuar të ndihmojë policinë. Së bashku me të në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Policia e Krujës asgjësoi gjithashtu edhe mbi 100 rrënjë kanabisi në fshatin Nikel të këtij rrethi. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të kultivimit të kanabisit. Sipas bluve të qytetit të Krujës, informacioni për vendndodhjen e lëndës narkotike është marrë nga një burim i policisë dhe se në orët e para të mëngjesit është vendosur që të veprohet në teren me qëllim asgjësimin e parcelës me drogë. Të paktën 20 forca policie kanë marrë pjesë në aksion, ndërkohë që specialistë të antidrogës, kanë shkuar në vendin e krimit ku dhe kanë bërë arrestimin e tre personave, si të dyshuar në këtë veprimtari kriminale. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim e sipër, pasi dyshohet se ekzistojnë dhe raste të tjera ku persona të ndryshëm në rrethin e Krujës, merret me kultivim të lëndëve narkotike. Pjesa më e madhe e parcelave, ndodhet në vende ku syri i polici nuk mund ti shohë nga toka, dhe për këtë pak ditë më parë një avion i forcave ajrore italiane ka fluturuar mbi qiellin shqiptar, ku dhe ka bërë fotografimin e parcelave të drogës në gjithë territorin shqiptar.

 

Trafiku i marijuanës

Kapshticë, kapet italiane me drogë

Një konflikt për një femër mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Nga të dhënat policore mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të lojërave të fatit ku një 20-vjeçar i identifikuar Samuel Pengu ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetri, i cili mësohet të jetë shtetasi M. Hajderlli. Sipas policisë, më parë ata kishin debatuar në rrjetin social “Facebook” për një femër, që çoi në përdorimin e armëve por që fatmirësisht pa të plagosur. Autori i ngjarjes është shpallur tashmë në kërkim, ndërkohë që policia e qytetit ka kryer disa kontrolle ne banesa por pa rezultat. Lidhur me këtë ngjarje ndaj autorit të krimit është ngritur akuza e “Armë mbajtjes pa lejë” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.

 

Sherri në “Facebook”

Korçë, plagoset me pistoletë i riu

Policia kufitare e Kapshticës ka ndaluar dhe ka vënë në pranga dje shtetasin italian, Vincenzo Elefante për posedim lënde narkotike. Sipas burimeve të policisë, në automjetin e shtetasit italian është gjetur gjatë kontrollit një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Por ende nuk dihet sasia e drogës që ndodhej në mjetin e italianit Vincenzo me targa BK045YC. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë në këtë trafik droge. Paraprakisht dyshohet se shtetasi italian do shfrytëzonte Greqinë si vend tranzit për të udhëtuar drejt Italisë ku mendohet se ishte edhe destinacioni i drogës. Aktualisht, për këtë rast trafiku të mbetur në tentativë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.

Aksidenti i fëmijës

Totozani: Tragjedia, e paralajmëruar disa herë

Avokati i Popullit shpreh keqardhjen lidhur me aksidentin e djeshëm, ku mbeti i plagosur rëndë një fëmijë 2-vjeçar i komunitet rom nga familjet e dëbuara nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës. Përmes një deklarate për mediat, Igli Totozani shprehet se kjo që ndodhi ishte një ngjarje e paralajmëruar, duke parë terrenin ku jetojnë tashmë familjet e dëbuara rome, buzë një prej akseve më të rënduara me trafik në kryeqytet. “Me trishtim dhe indinjatë Avokati i Popullit ka mësuar nga mediat se një fëmijë 2 vjeç i komunitetit rom, nga familjet që pas dëbimit jetojnë në qiell të hapur, është aksidentuar nga një automjet. Kjo që ndodhi ishte një ngjarje e paralajmëruar, duke parë terrenin ku jetojnë tashmë familjet e dëbuara rome, buzë një prej akseve më të rënduara me trafik në kryeqytet. Pavarësisht rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, thirrjeve dhe daljeve publike, këto familje prej shumë ditësh vazhdojnë të jetojnë në qiell të hapur, pa asnjë kujdes”, – thuhet në deklaratë.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency