Standard.al

Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Ndërtimor, konflikt për një ndërtese pa leje te “Misto Mame”

Mollë sherri” është bërë një ndërtesë në rrugën ‘Misto Mame’, të cilën Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik ka shkuar ta prishë. Ndërtuesit shprehen se gjykata u ka dhënë të drejtë për të vazhduar punimet dhe se objekti i ka të gjitha dokumentet e nevojshme.

 

dje gajte perplasjesNjë ndërtesë pa leje ka bërë që Policia e Shtetit dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik të përplasen për për rreth një orë.  Policia e Shtetit dhe ajo private u përplasën me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës pas tentativës së Inspektoriatit për prishjen e një objekti. “Mollë sherri” është bërë një ndërtesë në rrugën ‘Misto Mame’, të cilën Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik ka shkuar ta prishë. Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha deklaron se ky objekt duhet prishur pasi është pa leje. Por nga ana tjetër, policia e shtetit ka marrë në mbrojtje ndërtesën e përcaktuar për prishje, duke pretenduar se po zbaton një vendim gjykate dhe mbështet përmbaruesit privatë. Sipas policisë dhe përmbaruesve privatë, ka një vendim gjykate për mosprishjen e objektit dhe ai duhet respektuar.

Deklarata

Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik bëri me dije se ka ngritur një kallëzim penal për ndërtuesin dhe përmbaruesin privat. Denoncimi i Hoxhës është bërë pranë komisariatit numër 6 të policisë, për pengim të ushtrimit të detyrës dhe ushtrim dhune ndaj inspektorëve. “Ne do zbatojmë ligjin edhe ndaj këtij objekti dhe gjatë ushtrimit të funksioneve e detyrave tona që na përcakton ligji ne kemi hasur në rezistencë të policisë private si dhe personave të tjerë civilë që na kanë goditur dhe na kanë ofenduar për shkak të detyrës. Asnjë lloj presioni, asnjë lloj shantazhi nuk do ta frenojë Inspektoriatin Ndërtimor për të zbatuar ligjin. Ne jemi në zbatim të ligjit e do të qëndrojmë këtu derisa ky objekt i paligjshëm të kthehet në gjendjen fillestare”- tha Hoxha. Nga ana tjetër edhe pronarët e ndërtesës pretendojnë të jenë dhunuar nga forcat e INU, gjatë tentativës së tyre për të prishur këtë objekt. Ndërkohë, ndërtuesit shprehen se gjykata u ka dhënë të drejtë për të vazhduar punimet dhe se objekti i ka të gjitha dokumentet e nevojshme.

Përmbaruesit

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Privat dënoi aktin e djeshëm të drejtorit të Policisë Bashkiake. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, përmbaruesit privat akuzojnë z.Florenc Hoxha se me “veprim të paprecedent për një zyrtar të shtetit shqiptar, ka goditur me grusht përmbaruesin gjyqësor privat Z.Lefter Canaj, i cili nga goditja ka përfunduar në spital”. Përmbaruesit i bëjnë thirrje strukturave ligjzbatuese të jenë më vigjilente në mbrojtjen e figurës së përmbaruesit gjyqësor, si personi kompetent për garantimin e zbatimi të vendimeve gjyqësore.

 

10 qytetet ku jetohet më mirë

Jeta perfekte është vështirë të arrihet, por qyteti perfekt nuk është shumë vështirë të gjendet. Economist nëpërmjet Intelligence Unit, ka renditur si qytetin ku mund të jetohet më mirë në “Liveability Report”, Melburnin. Melburni i Australisë renditet i pari në klasifikimin e qyteteve më të jetueshme në planet falë mundësive dhe kushteve që ofron. Në klasifikimin në fjalë përfshihen 140 qytete në mbarë botën, bazuar në kulturën, ambientin, shëndetin, stabilitetin dhe infrastrukturën. Top 10 e qyteteve më të jetueshme në botë:

-Melburne (Australi)

-Vjena (Austri)

– Vancouver (Kanada)

-Toronto (Kanada)

-Calgary (Kanada)

-Adelaide (Australi)

-Sidney (Australi)

-Helsinki (Finlandë)

9-Perth (Australi)

-Auckland (Zelanda e Re)

 

CEZ: Zonat ku do ndërpritet pjesërisht energjia elektrike

Për shkak të ndërhyrjes për rikonstruksionin e linjës 100 kV Tirana 1-Fushë Krujë, për katër ditë me rradhë banorët e zonës Zgafnar dhe Bathore do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike për disa orë. Sipas njoftimit të Operatorit të Sistemtit të Transmetimit (OST), është e nevojshme që për masë sigurie të stakohen dhe dalin në skemë remonti disa fidra të nënstacionit të Tirana1 dhe Valiasit. Punimet në këtë linjë do të bëhen nga data 31.072013 deri në datën 03.08.2013 përkatësisht nga ora 08 :00 e mëngjesit deri në mbrëmje në orën 19:00. Sipas njoftimit, zonat që do të kenë kufizime të pjesshme do të jenë: Fushë-Mëzez, zona tek ish-rruga Ura, zona pranë Bregut të Lumit

Comments are closed.