Ekzaltohen britanikët, e quajnë talent: Si e zhduku Ali Pasha fenomenin e pengmarrjes së fëmijëve

0
159

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

H0046-L06811615Dokumenti nr.2

Maj 1810

Ky dokument është një letër e Kapitenit britanik Hudson Loëe drejtuar Ali Pashës në Janinë. Mbi të gjendet i shkruar vetëm viti i hartimit të letrës, por jo data dhe muaji. Në analizën e përmbajtjes së saj, prej kontekstit të subjekteve që ajo trajton dhe në raport me letrat e tjera nga ana e jonë, konkludohet se duhet të jetë shkruar në maj të vitit 1810 ose në harkun kohor mes dy letrave, asaj të muajit Prill, dhe asaj të muajit qershor 1810.

Nga rreshtat e parë të kësaj letre mësojmë se britaniku ka marrë para pak ditësh një letër prej Ali Pashës, ku i përgjigjet me korrektësi kërkesave të parashtruara nga Pashai në letrën e tij. Del qartë, se tepelenasi i ka kërkuar përmes kësaj letre që britaniku të thërrasë të quajturin Athanas Makristati dhe t’i kërkojë atij të kthejë borxhet që i ka ky njeri Ali Pashës në Janinë.

Në përgjigje të kërkesave të Pashait, Kapiteni H.Loëe ka thërritur Athanas Kakristatin dhe i ka kërkuar atij t’i kthejë borxhet e pretenduara prej Ali Pashës në Janinë. Sipas ushtarakut britanik, Makristati ka pranuar se ka borxhe, porse ato ai do t’i shlyejë menjëherë porsa të ketë mbledhur disa hua të shpërndara te njerëz të ndryshëm. Makristati ka siguruar britanikun se nëse, nuk do të mund të mbledhë huatë e shpërndara, si mjet për shlyerjen e borxhit, do të duhet të shesë një banesë që ka në qytetin e Janinës, përmes së cilës ai do të mund të shlyejë detyrimin.

Megjithate, borxhliu, Makristati, per zgjidhjen e ketij konflikti ka propozuar qe te shkoje ne Santa Maura njeriu, perfaqesuesi i Aliut, qe kerkonte borxhet prej tij dhe aty te bashkebisedonte nga afer duke qene “garant” vete britaniku per zgjidhjen e konfliktit financiar.

Ne pjesen e dyte te letres, Kapiteni britanik e ve ne dijeni Ali Pashen mbi masat dhe sanksionet juridike qe kishin marre ndaj nje numri familjesh te hajduteve te Meganisise. Bejme me dije se ,pergjate shekujve XVIII-XIX, per shkak te terrenit te favorshem, hapesirat e ketyre ishujve dhe te Korfuzit ne veçanti, ishin kthyer ne nje nga terrenet me problematike ku vepronin grupe te tera piratesh, brigandish, komitesh apo hajdutesh te famshem, siç therriteshin ne ate kohe. Ne kuadrin e masave per vendosjen e rendit dhe te qetesise ne Pashallekun e tij, qe ne fillimet e karieres, Ali Pasha veproi aktivisht neper tere territoret qe ishin nen juridiksionin e tij. Por, jo rralle ndodhte qe pasi ndiqeshin nga forcat e Ali Pashes, komitet dhe piratet kapercenin ngushticat detare dhe strehoheshin ne ishujt, si: Santa Maura, Korfuz, Lefkadhe, Zaqintho etj., ishuj keta qe aso kohe ishin nen administrimin dhe protektoratin e fuqive te huaja, fillimisht te venecianeve, mandej te ruseve, pastaj te francezeve. Brenda territorit te ketyre ishujve Ali Pasha nuk kishte mundesi te vepronte kunder tyre, pasi ata ishin nen juridiksionin e fuqive te tjera europiane, te cilet, per interesat e tyre politike kunder Turqise dhe Ali Pashes, jo vetem qe i strehonin ata ne keto ane, por edhe i mbeshtesnin moralisht, financiarisht dhe ushtarakisht per t’i perdorur per veprimtari diversive ne territoret e pashallekut te Janines.

Ndryshe nga qendrimi i ruseve dhe i francezeve, te cilet e perdoren kontigjentin e hajduteve si marioneta per qellimet e tyre politike kunder Ali Pashes, britaniket, sikunder del qarte edhe nga kjo leter, bashkepunuan ngushtesisht me Pashain e Janines per te parandaluar kete veprimtari te grupeve te hajduteve. Ajo qe na behet e njohur, ne rreshtat e fundit te kesaj letre, me frazen “njezet persona nga familjet e hajduteve te Meganisit jane arrestuar dhe burgosur ketu… “, tregon fare qarte qendrimin miqesor dhe bashkepunues te britanikeve me Ali Pashen ne luften kunder hajduteve. Jo vetem kaq por britaniku i kujton Pashait se me keto masa, me arrestimet “do t ‘u jepet ne nje fare menyre zgjidhje trazirave qe mund te kene ndodhur ne te kaluaren dhe te pengohet perseritja e tyre ne te ardhmen… “. Nenteksti ikesaj fraze eshte fare i qarte, prabritaniku i kujtonte Pashait se, nese ne te kaluaren hajdutet, piratet dhe brigantet qene mbeshtetur dhe perkrahur prej autoriteteve veneciane, ruse, franceze, tanime prej britanikeve ata jo vetem nuk do te mbeshteteshin me, por perkundrazi do te ndeshkoheshin per te mos u perseritur me trazirat e meparshme.

Kjo leter, megjithese koncize, ben te njohur tanime dhe konfirmon prej burimeve zyrtare britanike se fuqite europiane, pra Venediku, Franca dhe Rusia kishin vepruar kunder Ali Pashes dhe sovranitetit te Pashallekut te tij duke perdorur kontigjentin e hajduteve, brigandeve dhe pirateve ne veprimtari violente konspirative.

Megjithe mbeshtetjen qe kishin marre periodikisht grupet e hajduteve prej te huajve, mbas nje lufte te gjate, te ashper dhe te vendosur kunder tyre, te organizuar prej strukturave policore te Ali Pashes, aty nga fundi i viteve 1810, numri i tyre ishte reduktuarne maksimum, per rrjedhim rendi dhe siguria ne pashallek qene kthyer si ne asnje pjese tjeter te territoreve te Perandorise Osmane. Jo rastesisht, ato kohe, ne keto ane gjeografike qarkullonte neper popull shprehja shume domethenese “se edhe qingji mund te shkoje krah per krah me ujkun.”

Letra ka vetem vitin e hartimit te saj dhe i mungojne muaji dhe data. Nga shqyrtimi dhe permbajtja e saj gjykojme se letra duhet te jete hartuar ne harkun kohor te muajit maj, mbasi ne letren pasardhese, ate te muajit qershor, gjejme faktin qe problemet qe ngriheshin ne kete leter shtjellohen dhe u kthehet pergjigje ne letren pasardhese, ate te ketij muaji. Fjala ne kllapa “Maj” eshte vendosur ngaanajone-IK.

 

 

 

Santa Maura

(Maj !)…1810

Madheri,

Sapo mora letren, me te cilen Madheria Juaj me nderon, dergova menjehere te therrasin te quajturin Athanas Makristati. Ai nuk mohoi borxhin e tij dhe tha se eshte gati ta permbushe (detyrimin-IK) por, ka shume hua te dhena te tjereve ketu dhe ka nevoje te mbledhe si ato, ashtu dhe nje hua qe ka dhene ne Janine. Nese keto nuk do te arrije ti kryeje, do te duhet te shese shtepine e tij qe te munde te paguaje borxhin tek agjenti Juaj. Per pasoje ai lutet qe te dergohet ketu ndonje perfaqesues per te arritur me te ne nje marreveshje te drejte per borxhet e tij, meqenese ka patur me pare disa mosmarreveshje per kete çeshtje. Prandaj, qe kjo pune te perfundoje dhe te permbushet menjehere, ai nderkaq me ben mua garant per mbajtjen e premtimit te tij.

Me teper se njezet persona nga familjet e hajduteve ne Meganisi jane arrestuar dhe sjelle ketu, prandaj shpresoj qe me keto dhe masa te tjera, do t’u jepet ne nje fare menyre nje zgjidhje trazirave qe mund te kene ndodhur pas ardhjes tone (britanikeve -IK) dhe te pengohet perseritja e tyre ne te ardhmen.

Kam nderin tejem sherbetori juaj besnik

(firmosur) H. Loëe

 

DOKUMENTI NR. 3

9 QERSHOR 1810

Dokumenti i meposhtem eshte nje leter qe ushtaraku britanik, Hudson Loëe i dergon Ali Pashes si pergjigje pas nje letre te derguar nga ky i fundit me date 22 maj 1811. Nga paragrafi i pare i saj mesojme se Pashai i Janines i kishte rekomanduar permes letres se tij kolonelit britanik te therriste gruan e Athanas Bakopanos Suljoti dhe mandej me nje korrier te derguar prej tij ta niste nga Santa Maura per ne Janine. Nga permbajtja e kesaj letre nuk mesohet dot se cilat kane qene shkaqet qe Pashai e kishte kerkuar kete grua suljote.

Ne kohen qe eshte shkruar kjo leter rezistenca suljote kishte rene dhe nje pjese e krereve te kesaj rezistence ishin larguar dhe strehuar ne Ishujt Joniane, ku ndodhej edhe kjo grua suljote, apo edhe neper territore te tjera, brenda apo jashte pashallekut. Nuk perjashtohet qe kjo grua suljote te kete pasur marredhenie miqesore me Pashain, per vete faktin qe ajo u paraqit menjehere tek britaniket, porsa u kerkua nga tepelenasi dhe qendroi aty ne pritje per t’u nisur ne Janine.

Ne vazhdim te letres koloneli flet per qytetarin Frangatuli nga Vonica, djali i te cilit kohe me pare ishte rrembyer nga “hajdutet e Magnezise”.

Sikunder eshte e njohur, ne shekujt XVIII-XIX fenomeni i hajduterise ishte mjaft i perhapur nder popujt e Ballkanit ne territoret shqiptare dhe ato greke. Edhe Magnezia  ishte nje nga krahinat e dalluara per hajdutet e saj me emer.

Ali Pasha, ne kuadrin e masave per vendosjen e rendit dhe te ligjit ne territoret e tij, mori masa dhe luftoi me ashpersi kunder hajduteve duke perdorur forma dhe mjete mjaft efikase te cilat çuan ne reduktimin dhe, se fundmi, ne nderprerjen perfundimtare te ketij fenomeni ne Pashallekun e tij.

Ne kete kuader, nga kjo leter ne mesojme nje tjeter forme, mjaft te rafinuar dhe te mencur qe ka perdorur Ali Pasha ndaj akteve te hajduterise, per te imponuar nderprerjen dhe terheqjen e brigandeve nga udha e tyre e brigandizmit. Keshtu, duket se ne rastin e hajduteve te Magnezise, Aliu ka udhezuar familjet qe hajdutet u kishin marre peng femijet, t’ua dorezonin pengmarresve-hajduteve parate e kerkuara si kusht per lirimin e pengjeve. Kete akt Aliu e ka bere per te shpetuar pengjet, por edhe per te mesuar identitetin e tyre. Mandej ai menjehere arrestoi familjet e hajduteve ne Magnezi dhe u dergoi mesazh hajduteve qe te kthenin parate e marra dhe te terhiqeshin nga rruga e hajduterise.

Pikerisht, per kete metode mjaft interesante, te aplikuar me efikasitet nga Ali Pasha, ne rastin konkret, kunder hajduteve te Magnezise, Koloneli Britanik ishte entuziazmuar pa mase, duke vleresuar veprimet dhe kurthet e tij si “talent i shkelqyer i Madherise Suaj” dhe metodologji qe duhej te shtrihej ne te gjithe vendin.

Ne paragrafet e metejme, ne vazhdim te letres britaniku vinte ne dijeni, si zakonisht dhe ne menyre periodike Ali Pashen, per zhvillimet politike dhe ato ushtarake ne Europe dhe ato ne rajon. Ai ketu vinte ne dijeni per nje beteje detare te zhvilluar ne afersi te gjirit te Napolit mes forcave britanike dhe konkretisht luftanijes “Spartani” dhe disa luftanijeve franceze, beteje e cila perfundoi me fitoren e britanikeve.

 

 

Santa Maura

9 qershor 1810

Madheri,

Letra me te cilen Madheria Juaj me nderoi duke ma derguar ne date 22 maj, m’u dorezua dje. Gruaja e Athanas Bakopano Suliotit, te cilen e kishe rekomanduar tek une, eshte gati per tu nisur, porgjer me tani nuk eshte paraqitur tek une person, te cilit i eshte besuar per ta marre, por cilido qe te jete caktuar si pruresi i letres, une nuk kam mundur ta shoh ende.

Familjet e hajduteve te Meganizise ne vazhdimesi mbahen te arrestuara, ne menyre te veçante ato te hajduteve qe kane rrembyer djalin e nje te quajturi Frangatuli nga Vanica dhe qe kane mare shumen e kerkuar per lirimin e djalit te tij.

Ai (Frangatuli -IK) u paraqit tek une duke m’u lutur qe te konfiskoj prej familjeve te hajduteve shumen prej 3500 piastrash, vlere kjo qe ai dhe te tjere kishin paguar per lirimin e femijeve te tyre. Pavaresisht qe ata (familjet e hajduteve-IK) nuk kane nje shume te tille, une nuk kam dashur ta pranoj menyren se si ai ka liruar djalin e tij, se, megjithese femijet e hajduteve do te qendrojne te arrestuar, ai i ka inkurajuar ata (hajdutet duke u dhene shumen e kerkuar prej tyre-IK), po keshtu do te inkurajohen persona te tjere qe mund te kene femijet e tyre peng, per te vajtur menjehere per te paguar shumen, nese do mund te jene te sigurte qe do rimarrin parate e paguara per lirimin e tyre.

Eshte i nevojshem talenti i shkelqyer i Lartesise Tuaj, per te rigjetur masa te pergjithshme dhe jo te veçanta per t’u dhene fund tmerreve te tilla. Arrestimi i familjeve ishte per nje qellië te pergjithshem dhe jo per llogari te nje individi te vetem apo te nje krahine te vetme. Sekuestrimi i parave, nese ky eshte sistemi i duhur per ndeshkim, duhet te shtrihet te te gjithe (hajdutet).

Jam i nderuar t’i njoftoj Madherise Suaj, lajmin e meposhtem per nje beteje te vogel detare, te veçante per rrethanat e saj. Madheria Juaj do kete marre vesh thashethemet qe u shpemdane gjithandej per pushtimin e ardhshem te Siçilise e qe benin fjale ne menyre te veçante per pergatitjet e medha detare ne Gjirin e Napolit, ku ishte derguar fregata e Madherise se Tij Britanike, “Spartani”, e komanduar nga kapiteni Brenton, e cila bashke me dy anije te tjera duke kaluar prane gjirit, zbuloi qe ne gji ndodhej ndonje fregate e vogel, por qe nuk donte t’i jepnin rast per te luftuar.

“Spartani” mori nje vendim, i largoi dy anijet e tjera dhe vete hyri ne gji, ku u sulmua nga nje fregate franceze me te njejten force sa e saja, prej nje korvete me 22 topa, prej nje Briku 18 dhe prej nje numri anijesh Lanzoni te armatosura me topa te madhesise 24.

Filloi luftimi dhe pas pak fregata franceze mbeti pa direk dhe pasipatihumbur njii numer te pa fund njerezish, u detyrua te shpetoje vetem duke ta mbathur, korveta njelloj e demtuar u ndoq, por u largua duke perdorur lopatat, ndersa dy apo tre nga anijet Lanzoniu fundosen, Briku francez u mor nga fregata britanike si trofe i kesaj fitoreje te veçante ne Mesina. Fregata humbi vetem 30 njerez, te vrare dhe te plagosur, nder ta ishte dhe kapiteni i shquar Brenton, por qe sipas lajmeve te fundit eshte duke e marre veten nga plaget e shkaktuara ne luftime.

 

Me nderim per Madherine Tuaj

Sherb. Juaj Besn.

(firmosur) H. Lowe

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency