DSHP e Fierit: Shkak për helmimin e dasmorëve, kuzhinieri, ishte bartës i salmonelës

0
149

Sonja Caka

U helmuan rreth 250 dasmorë, më rënë ishin gratë e fëmijët. Kuzhinieri ishte i infektuar me salmonelë. Të hënën dalin rezultat përfundimtare nga ekspertët e Tiranës

 

88964_1Kuzhinieri ishte shkaku u helmimit të rreth 250 dasmorëve në ceremoninë martesore të zhvilluar në një fshat të Fierit. Ka qenë Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier që ka bërë dje publike rezultatet paraprake, ndërsa pritet që të hënën të dalin rezultatet përfundimtare nga specialistët e Tiranës. Sipas këtij institucioni, mësohet se kuzhinieri ka qenë i infektuar me salmonelë, duke ua transmetuar edhe dasmorëve. Ndërkaq, kreu Drejtorisë së Shëndetit Publik shprehet se ditën e hënë pritet të dalin edhe përgjigjet e analizave të bëra nga specialistët në Tiranë. Kanë qenë vetë dasmorët të cilët orientuan policinë dhe mjekët drejt personit që dyshonin se ua kishte shkaktuar helmimin. Sipas tyre, problemet u filluan qysh në konsumimin e pjatës së parë dhe më pas u agravuan.

Helmimi

Qoftet dhe rostoja e dasmës helmuan dasmorët në Gorishovë të komunës Cakran të Fierit. Specialistët e DSHP në Fier morën mostra nga të intoksikuarit dhe ushqimeve të ishin konsumuar në dasëm dhe nga vëzhgimi paraprak i mostrave është parë përmbajtje të lartë bakteriale. Rasti i Gorishovës ka zbuluar një sërë shkeljesh që implikojnë edhe AKU-ne  në Fier, ndërsa burime zyrtare pranë DSHP-së bënë me dije se mishi i therur nuk ishte shoqëruar me çertifikatë veterinare. Qysh në momentet e para u dyshua se përveç mungesës së higjenës, edhe ndonjë virus i transmetuar nga kuzhinierët në ushqimet e gatuara.

Analizat

Ka qenë vetë drejtori i zyrës së higjenës në DSHP-në e Fierit, Laze Bregasi ai i cili ka deklaruar se pas analizave parapake të kryera në laboratorët e këtij institucioni, u zbuluan ngarkesa mikrobiologjike kryesisht në gatimin e qofteve. Sipas tij, analizat paraprake të çojnë në përfundimin se, helmimi i  dasmorëve ka ardhur si pasojë e virusit të salmonelës i mbartur nga kuzhinieri. Aktualisht është mbyllur lokali, si dhe është gjobitur kuzhinieri.

Ngjarja

Nuk kanë mbushur as 12 orë nga përfundimi i dasmës të dielën e kaluar, kur grupe grupe, dasmorët kanë marrë drejtime të ndryshme për të kërkuar ndihmë mjekësore. Mes të helmuarave edhe nusja me dhëndrrin. Disa në qendrën shëndetësore të Cakranit dhe të tjerë në urgjencën e spitalit Fier. Kishin të njëjtin problem, po shfaqnin simptomën e helmimit të ushqimit. Në Pediatrinë pranë spitalit të qytetit të Fierit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 18 fëmijë me prindërit e tyre, ndërsa shume të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Të pyetur mbi ushqimet e konsumuara, pacientët kanë dalë në konkluzionin se dyshonin te mishi i përdorur në dasëm. Sipas njërit prej pjesëmarrësve në dasmë, i cili së bashku me katër pjesëtarët e familjes tij përfunduan në spital pas ceremonisë, shenja helmimi kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë, numri të cilëve shkon në 250, ndërsa thekson se helmimi ka ndodhur për faj të kuzhinierit. Mësohet se të helmuarit ditën e dielë kishin qenë në një dasmë në fshatin Gorishovë të komunës Cakran të rrethit të Fierit, ndërsa simptomat helmimit u janë shfaqur pas 12 orësh.

 

 

Gjirokastër

Ndihmoi tre shkodranë të kalonin kufirin, arrestohet

Një 28-vjecar ka rënë dje në prangat e policisë së Kakavijës për ndihmë ilegale në kufi. Sic bëjnë me dije burime të policisë kufitare shtetasi Ervin Samaj është arrestuar në momentin që po ndihmonte të kalonin ilegalisht kufirin 3 persona. Policia sqaron se këta persona nuk hynin dot në zonën Shengen, pasi kishin shkelur ditët e qëndrimit dhe po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin, me ndihmën e 28-vjeçarit. Tre personat në fjalë, ishin një mashkull dhe dy femra nga Shkodra. Mësohet se Samaj i ndihmonte të kalonin kufirin kundrejt shumës 500 euro. Mësohet se ky person ishte nën vëzhgim prej 3 muajsh nga policia kufitare e Kakavijës, pasi kishte kohë që zhvillonte këtë aktivitet.

 

Tiranë

Përfshihet nga flakët, digjet dyqani

Një dyqan në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e djeshme. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje raportoi se ka nuk njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ka nisur edhe hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

 

Shkodër

Operacioni antikanabis, asgjësohen rreth 700 rrënjë

Policia e Shkodrës ka vijuar edhe dje operacionet për asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis. Mësohet se në operacionet e zhvilluara janë asgjësuar 694 rrënjë kanabis. Policia bën me dije se droga është zbuluar nga kontrollet me helikopter. “Kanabisi i asgjësuar kultivohej në komunën Pult. 3 parcela me 215 rrënjë u asgjësuan në vendi i quajtur “Çoka e Kirit”, ndërsa fshatin Ndreaj u asgjësuan 6 parcela me 479 rrënjë kanabis”, thuhet në deklaratën e policisë.

Tiranë

Automjeti aksidenton rëndë kalimtarin

Një automjet ka aksidentuar rëndë dje një kalimtar, në zonën e njohur si “Parku i autobusëve” në kryeqytet. Nga burime të policisë, bëhet e ditur se i aksidentuari i transportuar për në Spitalin Ushtarak ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e të plagosurit, si dhe ndalimin e shoferit të automjetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency