Miratohen bursat për nxënsit dhe studentët, kriteret dhe shuma e lekëve që do të përfitohet

0
158

Kuotat që do përdoren për ushqimin e nxënësve

Aplikimet për bursë nisin në muajt shtator-tetor

 

Universiteti-politeknik-275x300Publikohen tabelat e plota lidhur me shumën e lekëve që do të përfitojnë çdo muaj, nxënsit dhe studentët. Bashkë me pagesan mujore Ministria e Arsimit ka vendosur dhe kuotat për ushqimin e nxënësve. Kështu familjet që kanë të ardhura minimale, mund të sigurojnë një bursë për djalin ose vajzën e tyre.  Për nxënësit që vitin e parë kanë përfituar bursë, me vendim të këshillit të bashkisë apo komunës ku ata kanë vendbanimin e përhershëm, e marrin këtë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit, nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës. Nxënësit, që kanë përfituar bursë, e përfitojnë atë dhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore nga njësia bazë e qeverisjes vendore gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore. Nga plani i bursave të miratuara për vitin akademik 2013-2014, bashkisë së Tiranës i jepen deri 10 bursa për studentët, të cilët, pavarësisht nga kriteri i vendbanimit apo kritereve ekonomike, kanë statusin ligjor të jetimit, si dhe statusin e invalidit paraplegjik apo tetraplegjik. Bashkive të tjera, të cilat në vendndodhjen e tyre territoriale kanë institucione të arsimit të lartë publik, u jepen deri në 3 bursa. 1650 bursa do të jenë për nxënësit dhe 1900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik.

Shtresat në nevojë

Nxënësit dhe studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë shkollat. Nxënësve dhe studentëve, që kanë përfituar statusin e jetimit, u sigurohen falas, nga fondet e shkollave përkatëse, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes së librezës dhe të kartës shëndetësore, si dhe të epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit. Nxënësit jetimë, që vazhdojnë shkollat e mesme ose institucionet publike të arsimit të lartë, trajtohen me pagesë suplementare dhe për periudhën e pushimeve verore që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, si dhe vetëm një vit kur humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese, nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

Bursa sipas kriterit ekonomik

– Nxënësit/studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi

– Nxënësit, që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik

– Nxënësit/studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik

– Nxënësit/studentët, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.

– Secili nga studentët, bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik.

– Fëmijët, nxënës apo studentë, që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik

Sipas rezultateve të arritura

 

– Nxënësit e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10 – Nxënësit, të cilët vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e lart, dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8

– Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari

– Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga  Ministria e Arsimit dhe Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Për vitin akademik 2013-2014, numri i tyre do të jetë 25  studentë. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe vetëm për vitin akademik 2013-2014

– Studentët,që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10

– Studentët, që vazhdojnë studimet në programin e studimit “Matematikë” dhe në programin e studimit “Fizikë”, në vitin e dytë e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik paraardhës me notën mesatare mbi 8

Jashtë kriterit ekonomik

Nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Sipas degëve prioritare për zhvillimin e ekonomisë

Nxënësit, që regjistrohen në shkollat e mesme profesionale në degët bujqësore, veterinare, pyjore, ndërtim, shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit dhe gjeologji-miniera. Prioritet në trajtimin me bursë kanë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale dhe me vendbanim të përhershëm në zonat verilindore dhe juglindore të vendit, si: Tropoja, Hasi, Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malësia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Përmeti, Pogradeci, Skrapari dhe rrethi Tepelenë.

Nuk përfitohet bursë kur:

Nxënsit apo studentët janë ndarë nga trungu familjar, familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private, vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi  dhe nëse shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency